shkolla Rakip Kocibelli

shkolla Rakip Kocibelli

Share

....

10/06/2026

Projekti “Të gjithë për një mjedis të pastër”

Nxënësit e klasës 3–5, nën perkujdesjen e mesueses të tyre Jorina Rënja, zhvilluan aktivitete të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.
🌳Fillimisht ata përgatitën një maket që paraqet bukuritë e natyrës, me male, ujëra dhe bimësi, për të treguar rëndësinë e ruajtjes së saj.

🌲Më pas, nxënësit morën pjesë në një aksion pastrimi në mjediset përreth shkollës dhe komunitetit. Të pajisur me doreza, ata mblodhën mbeturinat dhe i hodhën në koshat përkatës, duke dhënë shembull për kujdesin ndaj mjedisit.
🌾Në fund të aktivitetit, nxënësit dhanë mesazhe ndërgjegjësuese për ruajtjen e natyrës dhe treguan se secili mund të kontribuojë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.
🌺Së bashku për një mjedis të pastër, të gjelbër dhe të bukur!

09/06/2026

Mua më pëlqejnë shumë kafshët, sepse ato më japin gëzim dhe më bëjnë të buzëqesh sa herë luaj me to.

09/06/2026
Photos from shkolla Rakip Kocibelli's post 09/06/2026

PROJEKT: “Fotografia ime”
Nën drejtimin e mësueses Johana Foto
Klasa : lV
* Zhvillimi i projektit me synim njohjen e historisë, artit dhe teknikave të fotografisë.
* Vizitë në Muzeun “Gjon Mili”, ku nxënësit u njohën me jetën, veprën dhe kontributin e fotografit të njohur shqiptar në artin botëror.
* Vëzhgimi i fotografive artistike dhe diskutimi mbi rëndësinë e dritës, kompozimit dhe momentit në fotografi.
* Vizitë në një studio fotografie, ku nxënësit panë nga afër pajisjet profesionale dhe procesin e realizimit të një fotografie, nga përgatitja deri te përpunimi.
* Njohje me rolin e fotografit dhe me teknikat bazë të pozimit, ndriçimit dhe krijimit të portreteve.
* Vizitë në “ Galerinë e Artit Digjital”, ku nxënësit eksploruan ndërthurjen e teknologjisë me artin bashkëkohor dhe format moderne të shprehjes vizuale.
* Nxitja e kreativitetit, imagjinatës dhe aftësive vëzhguese përmes aktiviteteve praktike dhe diskutimeve.
* Pasurimi i njohurive mbi fotografinë si një formë komunikimi, dokumentimi dhe arti.
* Përforcimi i punës në grup, bashkëpunimit dhe respektit për trashëgiminë kulturore dhe artistike

03/06/2026

Natyra e bukur na gëzon dhe na lumturon çdo ditë. Pemët e gjelbra, lulet shumëngjyrëshe dhe kënga e zogjve e bëjnë botën më të bukur.🌳🌸🌞

03/06/2026

Dielli na ngroh me rrezet e tij të arta dhe na fal buzëqeshje çdo ditë.
Ai e bën natyrën më të bukur dhe na mbush zemrat me gëzim. ☀️😊

02/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, fëmijët e grupit Borëbardha përgatitën një festë të bukur me këngë, vjersha dhe aktivitete argetuese.
Nëpërmjet kësaj feste ata shprehën gëzimin, talentin dhe dashurinë që karakterizon botën e fëmijëve.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju urojmë një fëmijëri të lumtur, plot buzëqeshje, shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura.

Want your school to be the top-listed School/college in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Qatrom
Korçë
7001