Xhamia e Pashës Tetovë

Xhamia e Pashës Tetovë

Share

Faqja zyrtare në facebook : Xhamia e Larme (Pashës) Tetovë / Official Site, of Tetova "Pasha Mosque" E para ka vdekur më 1534.

Historiku xhamis së pashës

Xhamia e Pashes në Tetovë, e cila në popull njihet edhe si Xhamia e larme, gjendet pranë lumit Shkumbi në pjesën e vjetër te qytetit, ku gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë. Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833

04/06/2026
Photos from Xhamia e Pashës Tetovë's post 04/06/2026

RAPORT FINANCIAR...

Photos from Xhamia e Pashës Tetovë's post 04/06/2026

Nder dhe kënaqësi e veçantë!

Sot patëm nderin e madh të mirëpresim për herë të parë në një vizitë zyrtare zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varnes.

​Gjatë kësaj vizite, znj. Varnes u njoh nga afër me historinë e pasur dhe arkitekturën unike të xhamisë sonë, ku vëmendje të veçantë morën detajet estetike dhe drita e mrekullueshme që depërton përmes xhamave tanë të larmë.

​Ky takim shënoi edhe një moment historik për ne: znj. Varnes hapi zyrtarisht Librin e Përshtypjeve (Guest Book) të xhamisë, duke u bërë mysafirja e parë që la shënimin e saj në këtë libër. Shënimi i saj do të mbetet një dëshmi e çmuar e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

​E falënderojmë përzemërsisht znj. Varnes për vizitën, thjeshtësinë dhe fjalët e ngrohta që la në librin tonë, duke vendosur një gur themeli në kujtimet e xhamisë sonë!

27/05/2026

URIME KURBAN BAJRAMI!

17/05/2026

Njoftim nga Xhamia e Pashës
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,
Ju njoftojmë se sonte, in sha Allah, pas namazit të akshamit në mekteb do të mbahet mbledhje e këshillit të xhamisë me xhematin.
Ftohen të gjithë xhematlinjtë të marrin pjesë për bashkëbisedim dhe koordinim rreth çështjeve të xhamisë.
Jeni të mirëseardhur.

Want your school to be the top-listed School/college in Tetovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Tetovë