SHFMU "Vesel Muja"

SHFMU "Vesel Muja"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Vesel Muja", Elementary School, Gjilan.

Photos from Studio Foto Fari's post 18/06/2026

Pesë vite të mbushura me përkushtim, kujdes dhe punë të palodhur kanë shoqëruar rrugëtimin e mësueses Medianë së bashku me nxënësit e saj. Nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ajo ka qenë pranë tyre, duke i mbështetur dhe udhëzuar në çdo hap të rrugëtimit shkollor. Në përmbyllje të kësaj etape, ajo përgatiti një program të veçantë së bashku me nxënësit, duke sjellë emocione dhe momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Ky program pasqyroi punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes mësueses dhe nxënësve.

Photos from Studio Foto Fari's post 12/06/2026
Photos from SHFMU "Vesel Muja"'s post 05/06/2026

Gjenerata e 16-të e semimaturantëve tanë.
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm! Ishte kënaqësi dhe privilegj të punonim së bashku me ju për nëntë vite me radhë.
Falënderoj secilin mësimdhënës për kontributin e dhënë, veçanërisht kujdestaren e klasës, Arta Syla Halili, si dhe të gjithë prindërit që treguan bashkëpunim dhe përkushtim në këtë rrugëtim të përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të shoqërisë sonë.
Me respekt,

Prof. Ajvaz Beqiri
SHFMU "Vesel Muja"

Photos from SHFMU "Vesel Muja"'s post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit e shkollës sonë zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative, duke promovuar të drejtat e fëmijëve dhe rëndësinë e respektimit të tyre.
Gjatë aktivitetit u përcoll mesazhi: “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë i lumtur, i sigurt dhe i respektuar.”
Aktiviteti u realizua me përkushtim dhe solli një atmosferë të gëzueshme e frymëzuese për të gjithë nxënësit.

01/06/2026
Photos from SHFMU "Vesel Muja"'s post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve, sot në shkollën tonë u organizua një aktivitet i veçantë për nxënësit tanë.
Maskotat “Dielli” nga Gjilani sollën gëzim, argëtim dhe një atmosferë impozante para nxënësve.

Photos from SHFMU "Vesel Muja"'s post 26/05/2026
25/05/2026

Ujëvara e Mirushës!

21/05/2026

Me krenari ndajmë suksesin e nxënësit të shkollës sonë, Shemsi Muji, i cili në garat e inteligjencës të mbajtura më 16 maj në Kolegjin “Mehmet Akif” ka zënë vendin e dytë. I urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen dhe jemi krenarë për arritjen e tij!

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Gjilan