Dallimi mes nënës dhe babait është se nëna të mban në bark për nëntë muaj, ndërsa babai të mban mbi supet e përgjegjësisë pjesën tjetër të jetës, pa e ndier ti këtë.
Hoxhë Ernes Goga
Faqja zyrtare e hoxhës Ernes Goga
https://www.youtube.com/channel/UCqCKDVRRqmyWsGFvg_3yL6g
14/06/2026
Sonte live në ora 20:35
Shejhk Salih El-Usajmi Allahu e ruajtë thotë: Dija nuk blihet me para, as me prejardhje, as me fisnikëri familjare, as me pozitë e autoritet. Dija fitohet nga ai që i drejtohet Allahut me sinqeritet. Dijetari është trashëgimtar i Pejgamberit ﷺ.
13/06/2026
Linku ligjëratës 👇🏻
https://youtu.be/Jco2iWmx1IY?si=CKTD74407WDrqjHc
09/06/2026
Linku hutbes 👇🏻
https://youtu.be/bPbLQ31MyQs?si=PImFWiDTG6nRjZBm
Një këshillë e artë nga një hoxhë në botën arabe. Lexoji këto rreshta me kujdes:
Nuk do të ankohet biri yt Ditën e Kiametit para Allahut sepse nuk e ke dërguar në udhëtime turistike, nuk i ke siguruar pajisjet më të fundit elektronike apo nuk e ke veshur me markat më luksoze. Por mund të qëndrojë kundër teje dhe të thotë:
“Pse nuk më mësove si ta adhuroj Allahun dhe të lidhem me Të? Pse nuk ma mësove Kuranin dhe Sunetin dhe veprimin sipas tyre? Pse më lejoje të neglizhoja namazin dhe nuk ma zgjate dorën për të më udhëzuar në rrugën e Allahut?”
Trashëgimia më e mirë që ua lë fëmijëve nuk është pasuria e as pamja e jashtme, por feja, e cila ua ndriçon rrugën kur errësohet bota para tyre.
Prandaj, kujdesu për edukimin fetar të fëmijëve po aq sa kujdesesh për ushqimin, veshmbathjen dhe të ardhmen e tyre materiale. Pasuria mund të humbasë, por besimi dhe edukata e mirë mbeten dritë për ta në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.
Mendoje mirë këtë.
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.
Nuk ka shpenzim më të mirë se ai që bëhet për këto kategori të përmendura në hadith.
Nga urtësitë e këtij hadithi është se Islami i jep përparësi përgjegjësive që njeriu i ka më afër vetes. Prandaj, shpenzimi për familjen vjen i pari, sepse ai është obligim dhe sadaka njëkohësisht. Më pas vjen shpenzimi për mjetet që ndihmojnë në bindjen ndaj Allahut dhe përkrahja e atyre që angazhohen në rrugën e Tij.
Prandaj, pasuria më e bekuar nuk është ajo që grumbullohet, por ajo që shpenzohet aty ku Allahu e do. Familja, mjetet që i shërbejnë fesë dhe përkrahja e besimtarëve në rrugën e Allahut janë ndër dyert më të mëdha të shpërblimit.
Siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Dinari më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.”
Ky hadith na mëson se vlera e shpenzimit nuk matet me shumën e tij, por me vendin ku shpenzohet dhe sinqeritetin me të cilin bëhet.
Click here to claim your Sponsored Listing.