Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA

Share

Kjo është faqja zyrtare e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA, përmes së cilës ju mund të informoheni rreth aktiviteteve dhe të rejave më të fundit të qendrës.

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA është organizatë jo qeveritare e cila synon bashkëpunimin e mirëfilltë me partnerë ndërkombëtar dhe vendor, institucione qeveritare dhe të shoqërisë civile me qëllim që të përkrah dhe të asistojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe fëmijë nga kategoritë tjera të cenuara, dhe familjet e tyre

Photos from Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA's post 18/06/2026

UDHËTIM I VOGËL DREJT HAPËSIRËS: FËMIJËT EKSPLOROJNË UNIVERSIN NË “KIDS ON THE MOON”

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Gjilan morën pjesë në një aktivitet edukativo-argëtues në Kids on the Moon, në Prishtina Mall.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të eksplorojnë botën e hapësirës përmes aktiviteteve interaktive, duke u veshur si astronautë dhe duke u njohur me planetet e sistemit diellor në një mënyrë interesante dhe argëtuese.

Aktiviteti u ofroi fëmijëve një përvojë të re mësimore, duke kombinuar lojën me njohuri bazë rreth hapësirës dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunim dhe argëtim në grup.

Photos from Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA's post 18/06/2026

NJË VIZITË PLOT MËSIM DHE BUZËQESHJE!

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor - PEMA në Ferizaj vizituan Stacionin e Zjarrfikësve, ku u njohën nga afër me punën dhe pajisjet e tyre. Me shumë entuziazëm, ata patën mundësinë të provojnë nga afër disa prej aktiviteteve të zjarrfikësve dhe e shijuan pa masë këtë përvojë.

Faleminderit për mikpritjen dhe përvojën e paharrueshme!

Photos from Komuna e Pejës's post 11/06/2026

BASHKË PËR MBËSHTETJE, PËRFSHIRJE DHE MUNDËSI TË BARABARTA

Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA shpreh mirënjohjen e saj për Komunën e Pejës për mbështetjen e ofruar në kuadër të subvencioneve për organizatat joqeveritare për vitin 2026.

Ky financim përfaqëson një përpjekje të përbashkët për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimeve zhvillimore, edukative dhe psikosociale që kontribuojnë në mirëqenien, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e tyre të plotë.

Përmes projektit “Mbështetje e integruar dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve me aftësi të kufizuara”, synojmë të krijojmë më shumë mundësi për pjesëmarrje aktive, zhvillim të potencialeve individuale dhe qasje të barabartë në shërbime mbështetëse.

Besojmë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për ndërtimin e një komuniteti më solidar dhe më gjithëpërfshirës.

Falënderojmë Komunën e Pejës për partneritetin, besimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve dhe grupeve më të cenueshme të shoqërisë sonë.

Photos from Trust Circle Foundation's post 05/06/2026

Mbështetni këtë kauzë duke blerë punimet artistike të realizuara nga fëmijët me aftësi të kufizuara të Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA.

Secili punim përfaqëson më shumë se art është një pasqyrim i kreativitetit, talentit dhe botës së tyre plot imagjinatë. 🧡

Të gjitha mjetet e mbledhura nga sh*tja e punimeve do të dedikohen për mbështetjen e aktiviteteve dhe shërbimeve që PEMA ofron për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Bëhuni pjesë e kësaj nisme domethënëse dhe kontribuoni në krijimin e mundësive më të mira për ta përmes artit.

Për porosi, na kontaktoni në DM.

Photos from Trust Circle Foundation's post 05/06/2026

Mbështetni këtë kauzë duke blerë pikturat e realizuara nga fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA.

Çdo pikturë është më shumë se një vepër arti është një shprehje e kreativitetit, talentit dhe ëndrrave të tyre.🧡

100% e mjeteve të grumbulluara nga sh*tja e pikturave do të shkojnë për përkrahjen e aktiviteteve dhe shërbimeve që PEMA ofron për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Bëhuni pjesë e kësaj nisme të bukur dhe mbështetni një buzëqeshje përmes artit.

Për porosi, na kontaktoni në DM.

03/06/2026
Photos from Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA's post 03/06/2026

KUR TALENTI MERR FORMË PËRMES ARTIT

Krijimet e Shpejtim Sylës në ekspozitën e Atelie MUZA

Stafi dhe fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Gjilan vizituan ekspozitën e organizuar nga Atelie MUZA, ku patën mundësinë të shohin nga afër krijime të bukura artistike të talenteve të rinj.

Një emocion i veçantë për ne ishte të shihnim punimet e Shpejtim Sylës, i cili ka qenë pjesë e aktiviteteve të qendrës sonë. Krijimet e tij u dalluan për ndjeshmërinë artistike, duke dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi mund të shndërrohen në vepra që frymëzojnë të tjerët.

Jemi krenarë për rrugëtimin e Shpejtimit dhe të lumtur që fëmijët tanë patën mundësinë ta shohin talentin e tij të prezantuar në një ekspozitë artistike. Shembuj të tillë na kujtojnë se çdo talent meriton të mbështetet, të zhvillohet dhe të shkëlqejë.

Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit dhe zhvillimit të Shpejtimit ndër vite.

Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen e tij Arta Ramadani Jashari, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në kultivimin e talentit të tij artistik, si dhe për profesionistët e PEMA në Gjilan, të cilët kanë kontribuar me përkushtim në zhvillimin dhe fuqizimin e potencialit të tij.

Arritje të tilla na kujtojnë se bashkëpunimi, mbështetja dhe besimi në aftësitë e fëmijëve mund të krijojnë histori suksesi që na bëjnë të gjithëve krenarë.

Photos from Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA's post 01/06/2026

FËMIJËT PËR FËMIJËT – NJË DITË E VEÇANTË NË PEMA

Sot, në kuadër të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kujdesit Ditor- PEMA në Pejë priti për vizitë nxënësit e klasës së 5-të të Shkollës Fillore “Ramiz Sadiku”, të shoqëruar nga mësuesja Laura Myftari, mësuesja mbështetëse Shqipe Berisha dhe asistentja Adelina Zajmi.

Fëmijët kishin përgatitur dhurata me shumë dashuri për fëmijët e qendrës, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion.

Kjo vizitë në këtë ditë të veçantë solli buzëqeshje, gëzim dhe ndjenjë përfshirjeje, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për të gjithë.

29/05/2026

Bashkohuni me ne për Ditën e Fëmijëve!🎨

Më 2 Qershor, Trust Circle Foundation në bashkëpunim me Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA dhe me përkrahjen e BORA Pharmacy organizon një ekspozitë vizatimi dedikuar fëmijëve me aftësi të kufizuara. 💛

Përmes artit, kreativitetit dhe argëtimit, synojmë të promovojmë talentin dhe shkathtësitë e tyre në një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse.

🗓️ 2 Qershor
🕛 12:00 – 13:00
📍 Restaurant “EDHE” në Sofali

Punimet e realizuara gjatë aktivitetit do të sh*ten dhe të gjitha mjetet e mbledhura do të shkojnë në mbështetje të Qendrës së Kujdesit Ditor - PEMA.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj dite të veçantë!

Photos from Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA's post 27/05/2026

BASHKË ME FËMIJËT E PEMA-S NË NJË DITË TË VEÇANTË PARA FESTËS

Në prag të festës së Bajramit, fëmijët e Qendrave të Kujdesit Ditor-PEMA përjetuan momente të veçanta gëzimi dhe atmosfere festive falë vizitave dhe gjesteve humanitare që sollën buzëqeshje dhe lumturi për ta.

Me këtë rast, z. Valon Murati dhe z. Edon Zeqiri, së bashku me disa shokë vullnetmirë, vizituan fëmijët duke shpërndarë dhurata dhe duke krijuar momente të ngrohta e të veçanta.

Po ashtu, IPKO në bashkëpunim me FC Drita realizuan një vizitë festive për fëmijët, ku u shpërndanë ëmbëlsira dhe dhurata të ndryshme në një atmosferë shumë miqësore dhe festive. Në shenjë mirënjohjeje dhe urimi për suksesin e FC Dritës si kampion, fëmijët dhuruan një pikturë të punuar nga vetë ata me logon e klubit, si simbol i dashurisë dhe vlerësimit për mbështetjen dhe vizitat e vazhdueshme.

Atmosferës festive iu bashkua edhe Shtëpia e Ëmbëlsirave “Vlera”, e cila gëzoi fëmijët me ëmbëlsira në prag të festës.

Këto iniciativa pasqyrojnë vlerat e solidaritetit, kujdesit dhe mbështetjes ndaj fëmijëve, duke sjellë gëzim dhe afërsi në ditë feste dhe bashkimi.

Want your school to be the top-listed School/college in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Rruga: Tirana, Blloku A6, Hyrja B5 Nr. 18
Prishtinë
10000