15/06/2026
📢 NJOFTIM PËR EVP
Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin me temë:
"SNRF 18 - Prezantimi dhe shpalosjet e pasqyrave financiare"
📅 Data: 25.06.2026
🕒 Koha: 13:00 - 17:00
📍 Vendi: Instituti AAB
👨💼 Ligjërues: Gëzim Mustafa
Për konfirmimin e pjesëmarrjes mund të na kontaktoni në:
📧 [email protected] & [email protected]
📞 +383 48 999 073 & +383 48 999 133
Ju mirëpresim!
10/06/2026
📢 Sot po zhvillohet (online) sesioni i radhës i Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional!
🎯 Tema: “Objektivat e përgjithshme të auditorit të pavarur dhe rënia dakord për kushtet e angazhimit të auditimit (SNA 200 & SNA 210)”
👨🏫 Ligjëruese: Artenisa Beka
Standardet SNA 200 dhe SNA 210 janë baza e çdo auditimi profesional.
💡 Në thelb:
Auditimi fillon me një marrëveshje të qartë dhe përfundon me një opinion të besueshëm.
03/06/2026
📢 NJOFTIM PËR EVP
Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin me temë:
"Objektivat e përgjithshme të auditorit të pavarur dhe rënia dakord për kushtet e angazhimit të auditimit (SNA 200 & SNA 210)"
📅 Data: 10.06.2026
🕒 Koha: 10:00 - 15:00
📍 Vendi: Online
👨💼 Ligjërues: Artenisa Beka
Për konfirmimin e pjesëmarrjes mund të na kontaktoni në:
📧 [email protected] & [email protected]
📞 +383 48 999 073 & +383 48 999 133
Ju mirëpresim!
15/05/2026
Regjistrimet për Sesionin Shtator 2026 kanë filluar!
Zgjidh programin që të çon drejt suksesit profesional:
✅ Teknik Kontabiliteti
✅ Kontabilist i Certifikuar
✅ Auditor i Certifikuar
✅ Auditor i Brendshëm i Certifikuar
✅ Këshilltar Tatimor
Ndërto karrierën që meriton!
⏳ Apliko tani!
07/05/2026
📢Afati i Provimeve – Qershor 2026
Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar ka organizuar afatin e rregullt të provimeve qershor 2026.
💬🧠Mos harroni: çdo provim është një hap më pranë qëllimeve tuaja profesionale.
20/04/2026
Sofje, Bullgari | 17 Prill 2026
Përfaqësues të Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar morën pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës së Kontabilistëve të Mesdheut (FCM).
Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, u trajtuan çështje kyçe që ndërlidhen me funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të FCM-së, në përputhje me agjendën e miratuar.
Në kuadër të kësaj pjesëmarrjeje, përfaqësuesit e Institutit AAB morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Raportimi Financiar në Bullgari: Koha për (Ri)Përcaktim”, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar në Bullgari.
Kjo pjesëmarrje dëshmon përkushtimin e Institutit AAB për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e përfaqësimit në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit.
15/04/2026
E ardhmja jote fillon me një vendim të zgjuar!
Në një treg pune që ndryshon çdo ditë, profesionet financiare mbeten gjithmonë në kërkesë.
🎓 Ne të ofrojmë programe profesionale që të hapin dyert e suksesit:
✔️ Teknik i Kontabilitetit
✔️ Kontabilist i Certifikuar
✔️ Auditor i Certifikuar
✔️ Auditor i Brendshëm i Certifikuar
✔️ Këshilltar Tatimor
📲 Regjistrohu tani dhe bëhu profesionisti që kompanitë kërkojnë!
Instituti AAB
Për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar
27/03/2026
📢 MBLEDHJA E PËRGJITHSHME VJETORE E KUVENDIT TË ANËTARËVE
Kuvendi i Anëtarëve, më datë 26.03.2026, mbajti Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, e cila u zhvillua në ambientet e Institutit AAB.
📌 Në këtë mbledhje u trajtuan çështje kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit paraprak. Pjesëmarrësit diskutuan vlerësimin e performancës së organizatës për vitin 2025, si dhe analizuan raportin e auditorit për këtë periudhë.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e transparencës dhe menaxhimit të duhur financiar. Raporti i auditorit u vlerësua si një instrument i rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqatës.
Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua unanimisht Plani Strategjik 2026–2030, i cili përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit për periudhën në vijim.
Në përmbyllje, falënderojmë të gjithë anëtarët për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar.
Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me profesionalizëm dhe integritet, me synimin për të ngritur më tej standardet në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.
27/03/2026
📊 Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin me temë:
"Përgatitja dhe prezentimi i Pasqyrave Financiare sipas SNRF-ve për NVM".
Ligjerues: Zijad Krasniqi
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, si dhe të zhvillojnë aftësi praktike për përgatitjen dhe prezentimin korrekt të pasqyrave financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Institutit AAB për ngritjen profesionale dhe avancimin e njohurive në fushën e financave dhe kontabilitetit.
25/03/2026
🚀 Filloi rrugëtimi drejt suksesit profesional!
Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar ka filluar zyrtarisht dje ligjëratat për sesionin Shkurt 2026 në dy nivelet:
✅Teknik Kontabiliteti
✅Kontabilist i Certifikuar
Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë kandidatët që synojnë të zhvillojnë karrierë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, pasi këto nivele përbëjnë bazën dhe avancimin profesional drejt certifikimeve më të larta.
⏳ Suksesi fillon me hapin e parë – dhe ky hap tashmë ka nisur!