Akademia Shega

Akademia Shega

Share

046 507 175
Adresa: Matiqan; Mprapa Shkolles Franqeze.
10 000 Prishtine; Republika e Kosovës.

Në Akademinë Shega, kultivojmë dashurinë për mësim në një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe frymëzues, ku secili fëmijë rritet si vetja më e mirë.

Photos from Akademia Shega's post 10/06/2026

Sot vendosëm ta shfletojmë librin në vende të pazakonta. Në kuzhinë, mbi dollap, nën tavolinë, në klasën e gjimnastikës e madje edhe në korridor. Sepse libri nuk i përket vetëm një këndi leximi, ai mund të na shoqërojë kudo...

🌱📖✨

Photos from Akademia Shega's post 09/06/2026

Pas çdo aktiviteti qëndron një qëllim, dhe pas çdo teme një botë e tërë mundësish për të mësuar. ✨

Në Shega, temat trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke krijuar lidhje mes të gjitha fushave të zhvillimit. Fëmijët jo vetëm dëgjojnë dhe vëzhgojnë, por eksplorojnë, krijojnë, komunikojnë dhe përjetojnë.

Sepse çdo detaj ka rëndësi në ndërtimin e bazave të forta për të ardhmen. 🌱

09/06/2026

Pse fëmija juaj meriton të jetë pjesë e familjes sonë?

Ne besojmë se çdo fëmijë është një botë e veçantë. Këtu, ata nuk janë thjesht nxënës, por individ që trajtohen me dashuri dhe respekt.

Mos e lini për momentin e fundit! Ejani vizitoni Akademinë tonë dhe rezervoni vendin për fëmijën tuaj.

📞+38346507175
📍Na gjeni afër Shkollës Mileniumi 3.

08/06/2026

Kemi nisur javën e re me temën "Libri". Fëmijët u njohën me pjesët kryesore të librit, si kopertina, titulli dhe faqet, si dhe mësuan si të shfletojnë dhe të kujdesen për librat.

Së bashku biseduam për rëndësinë e leximit dhe mënyrat se si librat na ndihmojnë të mësojmë dhe të zhvillojmë imagjinatën.

Si aktivitet kreativ, secili fëmijë personalizoi një shenjues libri me gjethe natyrale, të cilin më pas e plastifikuam për ta përdorur gjatë leximit... 📖

Photos from Akademia Shega's post 07/06/2026

Rritemi bashkë. ✨

07/06/2026

Gjithmonë bashkë resultati është më i mirë!

05/06/2026

Forma, ngjyra dhe imagjinatë pa kufi! Një aktivitet që nxiti kreativitetin, vëzhgimin dhe të mësuarit përmes lojës. 💛

01/06/2026

Plot ngjyra, plot dashuri, plot buzëqeshje, kështu qofshin gjithmonë ngjyrat e jetës së fëmijëve.🌈✨

01/06/2026

Le të jetë fëmijëria e mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe dashuri pa fund. Gëzuar 1 Qershorin! ✨

Photos from Akademia Shega's post 01/06/2026

Çdo fëmijë ka një superfuqi, por superfuqia jonë më e madhe është mirësia! ✨🦸‍♀️

Sot ambientet tona u mbushën me superheronj të vegjël, por misioni i tyre nuk ishte magjia... ishte kujdesi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit. Ne mësuam se:

Jemi superheronj kur zgjasim dorën për të ndihmuar një shok/shoqe.
Jemi superheronj kur tregojmë empati dhe kujdesemi për botën rreth nesh...

Në këtë ditë kaq të veçantë, folëm gjithashtu për gjërat më të shtrenjta që u takojnë: të drejtat e tyre. Rikujtuam se çdo fëmijë ka të drejtën e patjetërsueshme për të luajtur, për të mësuar, për t'u dëgjuar dhe për t'u rritur i lumtur.

Bota ka nevojë për heronj, dhe ata më të mirët po rriten pikërisht këtu, mes nesh!

Gëzuar 1 Qershorin nga Akademia Shega!🎈

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address

Rruga Sokol Sopi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:00
Tuesday 07:00 - 17:00
Wednesday 07:00 - 17:00
Thursday 07:00 - 17:00
Friday 07:00 - 17:00