16/06/2026
🎬🍿 Dita e Kinemasë në Shkollën Digjitale Prizren! Një ditë plot argëtim, emocione dhe momente të bukura mes miqve, ku nxënësit tanë shijuan magjinë e filmit dhe krijuan kujtime të paharrueshme. ✨
Shkolla Digjitale në Prizren është kurs për trajnimin e fëmijëve dhe të rinjëve në programim.
Shkolla Digjitale në Prizren është kompani private për trajnimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve në teknologji dhe programim. Fokusi kryesor në Shkollën Digjitale Prizren qëndron në mësimdhënien e logjikës së programimit në mënyrë që programerët e rinj të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programimi që do të duhet të përdorin në të ardhmën e tyre. Derisa nxënësit mësojnë aftësitë e programimit
16/06/2026
🎬🍿 Dita e Kinemasë në Shkollën Digjitale Prizren! Një ditë plot argëtim, emocione dhe momente të bukura mes miqve, ku nxënësit tanë shijuan magjinë e filmit dhe krijuan kujtime të paharrueshme. ✨
15/06/2026
Mësim, kreativitet dhe shumë argëtim në Hour of Code! 👩🏻💻👨🏻💻
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe entuziazmin e tyre, si dhe një falënderim i veçantë për Galeria Shopping Mall për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në organizimin e aktiviteteve edukative për fëmijët.
09/06/2026
🎮 Teknologji, kreativitet dhe argëtim në një vend, në Galeria Shopping Mall!
Ftojmë fëmijët të bëhen pjesë e një aktiviteti interaktiv ku do të eksplorojnë botën e programimit dhe krijimit digjital.
🏆 Shpërblime dhe certifikata për pjesëmarrësit
🎁 Oferta të veçanta për familjet pjesëmarrëse
📍 Galeria Shopping Mall, Prizren
🗓️ 14 qershor | 🕐 13:00
Mëso, krijo dhe argëtohu me ne!
08/06/2026
Jemi krenarë të ndajmë suksesin e nxënësve tanë, Rraif Duraku dhe Sedat Hoti, të cilët kanë zhvilluar një platformë moderne dhe plotësisht funksionale për turneun tradicional të futbollit “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe”. ⚽💻
🌐 Platforma mund të vizitohet këtu: https://turneudeshmoretdhemartiretkrusheemadhe.com/
E ndërtuar nga zero duke përdorur PHP, MySQL, HTML, CSS, JavaScript dhe Three.js, platforma kombinon teknologjitë e frontend-it dhe backend-it me elemente moderne vizuale.
Projekti përfshin:
✅ Dizajn modern dhe responsive
✅ Admin panel të dedikuar për menaxhim të plotë
✅ Menaxhim të ndeshjeve, ekipeve, sponsorëve, fotove dhe videove
✅ Backend dhe databazë të personalizuara
✅ Efekte dhe animacione 3D për një eksperiencë më dinamike
Ky projekt është një dëshmi e talentit, kreativitetit dhe aftësive praktike që nxënësit tanë zhvillojnë gjatë rrugëtimit të tyre në Shkollën Digjitale Prizren.
Urime Sedatit dhe Rraifit për këtë arritje të shkëlqyer! 👏
01/06/2026
SUMMER SCHOOL 2026 ☀️
🤖 Inteligjenca Artificiale, Cyber Security, Robotikë, Drone, Elektronikë, Streaming dhe shumë aktivitete argëtuese, të gjitha në një eksperiencë verore që kombinon mësimin me kreativitetin dhe argëtimin!
🌟 Summer School 2026 nuk është thjesht një kamp veror. Është një mundësi që fëmijët të:
✅ Zhvillojnë aftësi të kërkuara në të ardhmen
✅ Mësojnë përmes praktikës dhe projekteve reale
✅ Krijojnë miqësi të reja dhe punojnë në ekip
✅ Kalojnë verën në një ambient të sigurt, profesional dhe frymëzues
🎮 Turnire E-Sport
🏆 Kuize dhe sfida diturie
🎬 Kinema & socializim
🍎 Fruta, ushqime dhe pije çdo ditë
🏢 Vizita në kompani dhe aktivitete outdoor
📅 Korrik & Gusht 2026
🕘 E Hënë – E Premte | 09:00 – 13:30
⏳ Program 2-javor
🎓 Në fund të programit, secili pjesëmarrës pajiset me certifikatë dhe përvoja që do ta ndihmojnë të ndërtojë besim, kreativitet dhe aftësi për të ardhmen.
Përfitoni zbritje deri me datë 15 qershor! 👍🏻
📩 Vendet janë të kufizuara! Na kontaktoni për rezervim dhe informata shtesë.
25/05/2026
Nga 21 deri më 23 maj, ekipi i Shkollës Digjitale Prizren mori pjesë në JunctionX ITP Prizren Regional Hackathon, në kuadër të Digital Skills Festival. 🙌🏻
Përgjatë 48 orëve intensive, nxënësit tanë punuan me përkushtim në zhvillimin e dy projekteve:
🔹 KujtoMe – sistem për menaxhimin dhe digjitalizimin e vaksinave
🔹 ProGovAI – platformë inteligjente për modernizimin e shërbimeve publike përmes integrimit të Inteligjencës Artificiale në ekosistemin e eKosova
Me projektin ProGovAI, ekipi ynë arriti të renditet në Top 6 nga 32 ekipe pjesëmarrëse. 🏆
Ky rezultat reflekton talentin, kreativitetin dhe potencialin që të rinjtë tanë po tregojnë në teknologji dhe inovacion. Krenarë për energjinë dhe punën që ata sollën gjatë gjithë këtij hackathoni!
Falënderojmë ekipin tonë të mrekullueshëm: Edin Grazhda, Raes Zogaj, Dea Sejdiu, Hare Uzunaj, Esma Skenderi, Valart Krasniqi, Sedat Hoti dhe Shejma Mazllami, si dhe organizatorët, mentorët dhe jurinë për një eksperiencë të paharrueshme dhe inspiruese. 💻✨
🔗 progovai.raeszogaj.com
🔗 kujtome.edingrazhda.dev

19/05/2026
Investim për të ardhmën, kontribut për komunitetin! 👏🏻
Nxënësi ynë Dimal Kulla, pjesë e Shkollës Digjitale Prizren për rreth 5 vite, ka zhvilluar me sukses webfaqen për Shkollën Fillore “Emin Duraku”. 🌐
Duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript, ai ka krijuar një platformë moderne dhe funksionale që prezanton shkollën në mënyrë profesionale në botën digjitale.
Aktualisht në nivelin e avancuar të JavaScript-it, Dimali vazhdon të dëshmojë se përkushtimi, mësimi i vazhdueshëm dhe praktika mund të shndërrohen në projekte konkrete me vlerë për komunitetin.
Jemi krenarë për arritjet e tij dhe mezi presim të shohim projektet e radhës! 👏
🔗 Vizito faqen këtu: https://eminduraku-ks.netlify.app/
Nga ideja në aplikacion kompleks! 👩🏻💻
Esma Skenderi, nxënëse e Shkollës Digjitale Prizren tash e 4 vite, ka zhvilluar aplikacionin BrewDrop ☕📱
Një app i ndërtuar me React Native & Firebase për porositje të shpejtë dhe të thjeshtë të kafesë, me opsione si personalizim, oferta, Favorites dhe histori të porosive.
Çdo arritje e nxënësve tanë është edhe e jona, sepse gëzojmë sukseset e secilit që bazën e filloi tek ne 💡
Bëhu edhe ti pjesë e storieve tona të suksesit, regjistrohu sot!
📱 Telefoni dhe rezervoni vendin: +383 43 700 554
📍 Lokacioni: Rr. De Rada (afër stacionit të autobusëve), Prizren
29/04/2026
Grupi i radhës drejt suksesit 💻
Nxënësit në vijim kanë përfunduar me sukses praktikën 4-mujore në kuadër të programit të praktikës së Shkolla Digjitale Prizren:
👨💻 Dionis Kryeziu
👩💻 Sumeja Memaj
👨💻 Elton Gacaferi
👨💻 Alihajdar Shuki
Gjatë kësaj praktike, ata kanë realizuar webfaqe në fusha të ndryshme, duke vënë në zbatim njohuritë e fituara gjatë kursit të programimit.
Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre drejt karrierës në teknologji.👏💡
Jemi krenarë për përkushtimin dhe rezultatet e tyre!
🔗 Për më shumë, klikoni linku: https://shkolladigjitaleprizren.com/succes_story.php
| Monday | 09:00 - 18:30 |
| Tuesday | 09:00 - 18:30 |
| Wednesday | 09:00 - 18:30 |
| Thursday | 09:00 - 18:30 |
| Friday | 09:00 - 18:30 |
| Saturday | 10:00 - 16:00 |