18/06/2026
Sot, në nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, nxënësit e shkollës sonë parakaluan pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Me respekt dhe krenari, ata kujtuan sakrificën e tij, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve që kontribuuan për lirinë e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit! 🇦🇱🇽🇰
17/06/2026
Sot patëm nderin ta mirëpresim Shefkije Islamaj, studiuese, shkrimtare dhe punonjëse shumëvjeçare e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Profesoreshë Islamaj ka ndjekur dhe ka përfunduar shkollimin fillor pikërisht në shkollën tonë. Ajo është një emër i madh në fushën e studimeve gjuhësore dhe të letrave shqipe, ndërsa për ne është krenari që rrugëtimin e saj akademik dhe shkencor e filloi pikërisht në shkollën tonë.
Të paçim me jetë, profesoresha jonë!
17/06/2026
🎉 Një tjetër sukses që na bën krenarë! 🎖️
Vitin shkollor po e përmbyllim me lajme të shkëlqyera. Nxënësi i shkollës sonë, Driand Goxhuli, ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë (Math Kangaroo Contest – Kosovo, MKC-K), të organizuar nga Instituti ATOMI.
Nga rreth 2,000 pjesëmarrës, Driandi është kualifikuar në mesin e 38 nxënësve më të mirë të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar në Kosovë, duke u renditur i dyti në Nivelin I, ku garojnë nxënësit e klasave të para dhe të dyta.
Ky rezultat i shkëlqyer është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme të Driandit.
Mirënjohje e veçantë shkon edhe për mësuesen e tij, e cila me angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses.
👏 Urime, Driand! Jemi krenarë për arritjen tënde dhe të dëshirojmë edhe shumë suksese në rrugëtimin tënd akademik!
🏆📚✨
15/06/2026
📌Sukseset e shkollës sonë po vazhdojnë🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇!
Vitin shkollor 2025/26 po e përmbyllim me sukses dhe me rezultate të shkëlqyera. Në garat komunale të organizuara nga DKA-ja, nxënësit e shkollës sonë arritën suksese të mëdha, duke dëshmuar përkushtimin, talentin dhe punën e palodhshme të tyre dhe të mësimdhënësve.
Me këtë rast, Drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për nxënësit fitues dhe mësimdhënëset që i përgatitën dhe i udhëzuan ata drejt këtyre sukseseve, në shenjë vlerësimi për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
I përgëzojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për rezultatet e arritura dhe u dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Urime për të gjithë! 🎉🏆📚✨
07/06/2026
Vizitë mësimore në monumente kulturo-historike dhe bukuri natyrore të Kosovës
Shkolla jonë organizoi një vizitë mësimore me nxënësit e klasave të pesta në disa vende me rëndësi kulturo-historike dhe në disa nga bukuritë natyrore të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore, historinë dhe natyrën e vendit tonë.
Ata vizituan monumente të rëndësishme historike, ku mësuan për ngjarje dhe personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës. Po ashtu, nxënësit shijuan peizazhet e bukura natyrore, duke vëzhguar veçoritë e mjedisit dhe rëndësinë e ruajtjes së tij.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme edukative dhe argëtuese, e cila ndihmoi nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë dashurinë për kulturën, historinë dhe natyrën e Kosovës.
01/06/2026
🎈 Gëzuar 1 Qershori – Ditën e Fëmijëve! 🎈
Shkolla jonë, në bashkëpunim me DKA-në, festoi sot Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke ndarë gëzimin dhe buzëqeshjet me më të vegjlit tanë.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në këtë aktivitet të Kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku, Nënkryetarit Fadil Nura, Drejtorit të DKA-së, Kastriot Duraku, si dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë që na nderuan me praninë e tyre.
Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe meritojnë një botë të mbushur me dashuri, kujdes, mundësi dhe lumturi.
🎉 Gëzuar festën, të dashur fëmijë! 🎈👧🧒⚽🏃♀️🏃♂️🏆🎯🌈💖
24/05/2026
Shkolla jonë, me krenari dhe respekt, shënoi 100-vjetorin e themelimit dhe 102-vjetorin e lindjes së mësuesit hero Shaban Jashari. Me këtë rast të veçantë, u organizua një shëtitje në Shqipëri së bashku me kolegët tanë.
Ndër mbresat më të veçanta të kësaj vizite ishte qëndrimi në qytetin historik të Krujës dhe vizita në Muzeun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku patëm mundësinë të njohim më nga afër historinë dhe lavdinë kombëtare.
Kjo vizitë ishte një përjetim i bukur dhe një mundësi për të forcuar bashkëpunimin, miqësinë dhe respektin ndërmjet nesh. Përveç momenteve të këndshme, kjo shëtitje shërbeu edhe si motivim shtesë për punë dhe përkushtim në rrugën e dijes dhe edukimit.
Me kujtime të bukura dhe energji të re, vazhdojmë misionin tonë me më shumë vullnet e sukses.
22/05/2026
📍Një shekull dije, edukim dhe krenari! 📚🇦🇱🇽🇰
Sot, me emocion dhe respekt të veçantë, shënojmë 100-vjetorin e themelimit të shkollës sonë, si dhe 102-vjetorin e lindjes së heroit dhe patriotit Shaban Jashari, emrin e të cilit shkolla jonë e mban me krenari.
Përgjatë këtyre 100 viteve, shkolla “Shaban Jashari” në Skenderaj ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe atdhedashurisë, duke nxjerrë gjenerata të tëra që kanë kontribuar për vendin dhe shoqërinë.
Me përulësi kujtojmë figurën e Shaban Jasharit, simbol të sakrificës, qëndresës dhe dashurisë për atdheun, vlerat e të cilit vazhdojnë të jenë frymëzim për çdo nxënës e mësimdhënës të shkollës sonë.
Një falënderim i veçantë për pjesëmarrjen dhe nderimin që na bënë:
Baca Rifat Jashari, Fitim Jashari, drejtori i DKA-së Kastriot Duraku, zyrtarët komunalë, pjesëtarët e ShPK-së, drejtorët e shkollave, veteranët e arsimit, prindërit, ekipi i Kombëtares së Volejbollit të Kosovës dhe të gjithë të pranishmit që kontribuan në madhështinë e kësaj dite të veçantë.
Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe ish-nxënësve këtë jubile të madh!
Gëzuar 100-vjetorin e shkollës “Shaban Jashari” – Skenderaj!