Shkolla Poshnje

Shkolla Poshnje

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Poshnje, School, Berat.

18/06/2026

🧑‍🎓Të dashur nxënës të klasës IX!
Ka ardhur momenti të shihni me krenari rrugën që keni përshkuar,një rrugë plot përpjekje,sfida, arritje dhe kujtime të bukura .Me përfundimin e këtij cikli,mbyllni një kapitull të rëndësishëm dhe hapni dyert e një etape të re,me më shumë pjekuri,besim dhe ëndrra për të ardhmen.
Ju urojmë shumë suksese dhe dalshi faqebardhë në provimin e Gjuhës Shqipe!
Një falënderim të veçantë për mësuesen ,e cila me përkushtim dhe dashuri ju ka udhëhequr në rrugën e dijes e të fjalës shqipe.

Drejtoria e shkollës!

Photos from Shkolla Poshnje's post 08/06/2026

Kur bashkëpunimi sjell ngjyra,bukuri dhe gjurmë të bukura në shkollën tonë! 🎨🌿

Në përmbyllje të këtij viti shkollor,të tre Departamentet e shkollës,nga klasa e I-IX u bashkuan për t'i dhënë një pamje më të bukur dhe më të ngrohtë mjediseve tona.
Me përkushtim dhe punë të përbashkët,e lyen gardhin e shkollës dhe gomat dekorative që zbukurojnë oborrin,duke sjellë më shumë ngjyra dhe gjallëri në ambientet ku fëmijët mësojnë e rriten çdo ditë.
Falënderojmë nxënësit që,së bashku me mësuesit e tyre,kontribuan me bojën,punën,energjinë dhe kreativitetin e tyre për ta bërë shkollën tonë më të bukur dhe më mikpritëse.Ky aktivitet tregoi se kur punojmë së bashku,me përkushtim dhe dashuri për shkollën,mund të krijojmë gjëra të bukura që mbeten gjatë.
Një shkollë më e bukur ndërtohet nga duart,mendjet dhe dëshira e mirë për të punuar së bashku!

Drejtoria e shkollës!

Photos from Shkolla Poshnje's post 04/06/2026

📖Thonë se një rrugëtim i madh,fillon me një hap te vogël dhe sot zemrat e këtyre vogëlushëve të klasës së parë me mësuese u shfaqën plot gëzim dhe krenari. Ata mbyllën një kapitull të veçantë të fëmijërisë së tyre,duke përfunduar ABETAREN📖,librin që i njohu me botën magjike të shkronjave dhe fjalëve.📚

✍️📚Çdo shkronjë e mësuar,çdo fjalë e lexuar dhe çdo sukses i vogël ka qenë një hap drejt ëndrrave të tyre.
🌸🌼Sot festuan festën e tyre me të bukur duke treguar përkushtimin,mundin nëpërmjet vjershave, këngëve dhe buzëqeshjeve të tyre.
Nepërmjet këtyre momenteve të kapura nga aparati për të ruajtur grimcat më të bukura,urojmë që rruga e dijes t’u sjellë gjithmonë dritë,lumturi dhe suksese!

🌟 Të dashur nxënës,mbajeni gjithmonë gjallë dashurinë për librin,sepse aty fillon çdo ëndërr e bukur.
Urime Festa e Abetares! 📚🌸

Drejtoria e shkollës!

20/05/2026

Të dashur nxënës të klasës së 5-të!
Nesër ju pret testimi i VANAF-it! Hyni me besim, qetësi dhe buzëqeshje.
Jemi krenarë për përpjekjet dhe punën tuaj.
Mirënjohje të veçantë për mësuese Denisa Tabaku,për përkushtimin dhe punën e palodhur me nxënësit gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Dalshi faqebardhë!

Drejtoria e shkollës!

Photos from Shkolla Poshnje's post 19/05/2026

Departamenti i Shkencave Shoqërore,në kuadër të zhvillimit të brendshëm profesional zhvilloi një projekt ndërlëndor në lëndët Gjuhë shqipe-Qytetari-Art pamor,Klasa VI me temë:"Mjedisi dhe ne,puna ime vullnetare në komunitet"me mësueset e lëndeve Merita Boçe,Valbona Dosti,ku nxënësit tanë u angazhuan në një veprimtari me vlera qytetare dhe mjedisore.
Me përkushtim dhe përgjegjësi,ata pastruan mjedisin e shkollës,mbollën ullinj,,mblodhën ndihma humanitare,realizuan punime ricikluese dhe krijuan postera ndërgjegjësuese për mbrojtjen e natyrës.
Së bashku për një mjedis të pastër,më të gjelbërt dhe një komunitet më të mirë.
Ju lumtë të gjithëve!👏👏👏

Drejtoria e shkollës!

Photos from Shkolla Poshnje's post 15/05/2026

🏃‍♀️🤾‍♀️ në shkollën tonë.

Me shumë energji, buzëqeshje dhe emocion, nxënësit e shkollës sonë u bënë pjesë e aktiviteteve sportive të organizuara në kuadër të Javës Olimpike.

Për disa ditë me radhë, oborri i shkollës u mbush me gëzim, garë të ndershme dhe frymë bashkëpunimi përmes lojërave popullore e lëvizore, volejbollit, garave të shpejtësisë në atletikë, futbollit dhe lojërave tradicionale.

Çdo aktivitet solli momente të bukura, ku nxënësit treguan talent, dëshirë për të marrë pjesë dhe mbi të gjitha respekt për njëri-tjetrin. Sporti i bashkoi, i argëtoi dhe i bëri edhe më të fortë si grup.

Këto ditë sportive do të mbeten kujtime të bukura për të gjithë nxënësit, duke përcjellë mesazhin se sporti është shëndet, edukim dhe gëzim.

Falenderojmë të gjithë nxënësit,mësues për organizimin e veprimtarive sportive dhe stafin e shkollës për përkushtimin dhe atmosferën pozitive që krijuan gjatë këtyre aktiviteteve.👏👏

Drejtoria e shkollës!

31/12/2025

Shkolla jonë ju uron ! 🎉
Ju urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme.
Qoftë 2026 një vit plot arritje dhe ëndrra të realizuara për të gjithë! ✨

Photos from Shkolla Poshnje's post 29/11/2025

🇦🇱Koridori i shkollës sonë është transformuar në një kënd magjik arti dhe tradite. 🕰️
Me objekte të vjetra antike, piktura të realizuara me pasion nga nxënësit tanë dhe një cep të ngrohtë si shtëpitë e dikurshme, kemi krijuar një hapësirë që sjell histori, kulturë dhe frymëzim në çdo hap.
Një mjedis që flet me kujtime, frymëzim dhe dashurinë për traditën.
Gëzuar festat Shqipëri!🇦🇱🇦🇱

Drejtoria e shkollës!

Want your school to be the top-listed School/college in Berat?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Berat
5008