24/05/2026
Divjaka çel sezonin turistik veror me bukurinë unike të natyrës, plazhet e pafundme, lagunat magjepsëse dhe qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë. Një atmosferë që premton një sezon edhe më të suksesshëm dhe plot gjallëri. Vit pas viti, Divjaka po forcon pozicionin e saj si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, duke mirëpritur gjithnjë e më shumë turistë që zgjedhin të përjetojnë qetësinë, natyrën dhe bukuritë e saj të veçanta. 🌊☀️🌿
20/05/2026
⚽ U zhvillua me sukses kampionati i futbollit ndërmjet shkollave 9-vjeçare të ZVA Divjakë, organizuar nga Qendra Kulturore e Femijeve dhe Bashkia Divjakë.
Finalja e madhe u luajt sot ndërmjet shkollës 9-vjeçare Divjakë dhe Fierseman, ku ekipi i Divjakës u shpall fitues me rezultatin 6:0. 🏆⚽
Falënderojmë të gjitha shkollat pjesëmarrëse për garën sportive, përkushtimin dhe fair-play-in gjatë gjithë kampionatit. 👏
19/05/2026
Finalja e Kampionatit të Futbollit
DIVJAKË 🆚 FIER-SEMAN
📅 20 Maj 2026
🕘 Ora 09:00
📍 Divjakë
Organizuar nga
Qendra Kulturore e Fëmijëve Divjakë
në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë
Falenderim i veçantë për të gjitha shkollat pjesëmarrëse për angazhimin, pasionin dhe shpirtin sportiv! ⚽👏
19/05/2026
Gjysmëfinalja e kampionatit të futbollit ndërmjet
REMAS 🆚 FIER-SEMAN ⚽
dhe
DIVJAKË 🆚 CERM SEKTOR ⚽
Ndeshje të mbushura me rivalitet, emocion, përkushtim dhe shpirt të vërtetë sportiv nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. 👏
Urime ekipeve fituese për kualifikimin në finale, veçanërisht ekipit të DIVJAKËS për fitoren dhe paraqitjen fantastike! 🏆🔥
Respekt edhe për ekipin CERM SEKTOR për garën e denjë dhe luftën sportive deri në fund. 🤝
Faleminderit të gjithë lojtarëve, organizatorëve dhe tifozëve për atmosferën e bukur dhe emocionet që dhuruan në këtë kampionat! ⚽❤️
07/05/2026
Sot Qendra Kulturore e Femijeve organizoi Konkursin e Fjales Artistike ku u vleresuan me keto cmime:
Çmimi i pare:Joana Bakijasi
Çmimi i dyte :Albiona Hoxha
Çmimi i dyte :Himena Dervishi
Çmimet e treta:Uriela Zela,Edijola Saliasi,Klaurent Kume
Performanca me e mire:Grupi " Komiket" Gërmenj.
Çmimi inkurajues: Klasa VIII-IX Spolat "Kenga e Dhoqines" .
I urojme suksese te gjithe nxenesve ne vazhdimesi!
04/05/2026
Vazhdon kampionati i futbollit midis nxenesve te shkollave 9-vjecare te ZVA Divjake.
U zvilluan keto ndeshje me keto rezultate:
* Shkolla 9-vjecare Divjake- Shkolla Mize 6:0
* Shkolla Remas-Grabian 3:0
* Shkolla Kemishtaj- Germenj 3:0
27/04/2026
Sot startoi kampionati i futbollit me nxenesit e shkollave 9-vjecare te ZVA Divjake. Sipas shortit te hedhur u zhvilluan dy ndeshje: -Shkolla Cerme Sektor - Shkolla Cerme e Siperme 5:1. -Shkolla Fierseman- Shkolla Kryekuq 3:0. I urojme shume suksese!