18/06/2026
Akropoli i Ri - Durrës
Shkollë Filozofie që promovon kulturën dhe praktikon vullnetarizmin
18/06/2026
Pyetjet esenciale nuk janë luks i pleqërisë.
Kush jam?
Për çfarë jetoj?
Çfarë kuptimi ka jeta ime?
Shumë njerëz i shtyjnë këto pyetje deri sa koha t'u tregojë se duhej t'i kishin bërë më herët.
Filozofia fillon pikërisht aty: te guximi për të bërë pyetjet e duhura
Ajo që pyet sot, përcakton atë që do të bëhesh nesër.
Një jetë e vetëdijshme fillon me një pyetje të sinqertë.
90% e njerëzve presin "momentin e duhur." Nuk vjen kurrë.
Sepse momenti nuk është diçka që pret, është diçka që e krijon.
Disiplina nuk është motivim. Është vendim. Dhe vendimi merret sot, jo nesër.
Dhe e ardhmja jote është rezultat i kësaj dite. 🔥
-
Çdo gjë ka kohën e vet.
Edhe Dielli lë vend për natën, duke ditur që e nesërmja sjell një agim të ri...
-
13/06/2026
Vala nuk pyet nëse je gati.
Ndonjëherë jeta na vendos përpara forcave që duken më të mëdha se ne. Dhe e vetmja zgjedhje që na mbetet është si t'i përgjigjemi.
Filozofia stoike e quante "amor fati" - Te duash Fatin Tend.
Ti si reagon zakonisht kur jeta të çon drejt së panjohurës? lufton, bllokohesh apo lundron?
Pasqyra nuk të tregon vetëm atë që je. Të kujton edhe atë që mund të bëhesh.
Çdo njeri mbart brenda vetes më shumë forcë, urtësi dhe fisnikëri sesa mendon. Edukimi i karakterit është rruga për t'i sjellë këto cilësi në jetë.
Në Shkollën Akropoli i Ri, ne besojmë se edukimi i vërtetë është arti për t'u bërë ai që je i destinuar të jesh.
-
Shumë njerëz dorëzohen pak para se të arrijnë atë që kërkojnë. Jo sepse nuk janë të aftë, por sepse rruga kërkon durim, këmbëngulje dhe besim.
Mos e mat përparimin vetëm me rezultatet që sheh sot. Shpesh transformimi më i madh ndodh brenda teje, shumë përpara se të shfaqet jashtë.
🌟 Vazhdo. Mëso. Përmirësohu. Beso.
Një ditë do të shohësh se çdo sakrificë, çdo pengesë dhe çdo hap i vogël ka qenë pjesë e diçkaje më të madhe.
Ia ka vlejtur.
Shpesh mendojmë se pengesa më e madhe në jetën tonë janë rrethanat, njerëzit apo fati.
Por ndryshimi fillon në momentin kur ndalojmë së kërkuari fajtorë dhe fillojmë të marrim përgjegjësi për zgjedhjet, veprimet dhe qëndrimin tonë.
Nuk është gjithmonë e lehtë.
Por është rruga që ndërton karakter, pjekuri dhe liri të vërtetë.
Pyetja e duhur nuk është: kush e ka fajin?
Por: çfarë mund të bëj? çfarë mund të mësoj? çfarë mund të ofroj?
-
09/06/2026
"Qeni Moasi" është një udhëtim drejt qetësisë së brendshme, vetëdijes dhe kuptimit më të thellë të jetës. Në një botë plot zhurmë, kjo histori na kujton vlerën e thjeshtësisë, mirësisë dhe lidhjes së pastër me veten dhe të tjerët.
Ndoshta libri që të duhet pikërisht tani është ai që të ndihmon të ndalesh për një çast dhe të dëgjosh zërin tënd të brendshëm.
Porosit librin online🛒
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Https://g. Co/kgs/uxy8GpY
Durrës
2000