19/06/2026
Shkolla Nënë Tereza
Shkolla 9-vjecare "Nene Tereza", Durrës
19/06/2026
“Një brez largohet, një tjetër nis rrugëtimin”
12/06/2026
"Festuam një nga hapat më të bukur të rrugëtimit tonë në dije. Me Abetaren në duar dhe ëndrra në zemër, hodhëm themelet e para drejt së ardhmes. Urime vogëlushëve tanë për këtë arritje të veçantë! Le të jetë kjo vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me suksese, buzëqeshje dhe dashuri për dijen." 📚
Klasa 1A me mësuese Daniela Nila 👏🌟🌟Suksese!
12/06/2026
Abetarja është çelësi që hapi derën e botës së shkronjave për fëmijët tanë. Me krenari shohim se si çdo faqe e lexuar është kthyer në një fitore, çdo shkronjë e mësuar në një arritje dhe çdo buzëqeshje në një premtim për të nesërmen.
Urime Festën e Abetares, kampionët tanë të vegjël! Rruga juaj sapo ka filluar dhe ne besojmë fort se do të shkëlqeni kudo që do t'ju çojë dija. 📚
Klasa 1B me mësuese Edvina Lila 👏🌟🌟Suksese!
09/06/2026
Me shfaqjen teatrale "Lepuri dhe Breshka" klasa e 3. B mori çmimin e tretë të edicionit të parë tẽ Festivalit të Teatrove për Fëmijë te organizuar nga OKF Durrës.
Për mësuese Manjola Vreto dhe nxënësit ky çmim ishte kurorëzim i punës së tyre të palodhur 👏👏👏
Sot u zhvillua “Panairi i Projekteve”, ku u prezantuan punimet dhe arritjet e realizuara gjatë këtij viti shkollor nga nxënësit, nën udhëheqjen dhe përkushtimin e mësuesve të tyre.
Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë, të mbushur me ngjyra, kreativitet, ide frymëzuese dhe tinguj të gëzueshëm, duke pasqyruar punën, talentin dhe bashkëpunimin e gjithë komunitetit shkollor.
Urime dhe përgëzime të gjithë nxënësve dhe mësuesve për përkushtimin, punën e palodhur dhe sukseset e arritura! Ju urojmë edhe më shumë suksese në vijim! 👏👏👏
25/05/2026
Me shumë emocion dhe gëzim ndajmë suksesin e nxënësit tonë të talentuar, i cili u shpall fitues në kompeticionin “Mr Kids Dyrrah 2026”! 👑✨
🏆 Titujt e fituar:
• Mr Kids Dyrrah 2026 – Winner
• Mr Publiku 2026 – Winner
• Mr Social Media
• Imazhi i Niki’s World Brand
Jemi shumë krenarë për arritjen e tij dhe i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen! 🌟
Urime 👏👑💫
23/05/2026
Ernest Prenga, nxënës i klasës
së 4-C fitues i çmimit të parë 🥇 në Olimpiadën e Matematikës në rrethin Durrës🎖️
Urime Ernestit për përkushtimin, talentin dhe rezultatet e shkëlqyera!
Klasa: 3-C
Lënda:Matematikë
Tema:Figurat gjeometrike
Mësuëse: Xhensila Met-Hasani
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Lagja 6, Rruga Shoqëria Bashkimi
Durrës
TIRANA
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |