19/06/2026
Ditët e kampit në Top School janë fantastike✨
Dita e dytë ishte e mbushur me energji, aktivitete sportive dhe shumë argëtim. Nxënësit shijuan lojëra dinamike, sfida në grup dhe momente plot buzëqeshje, duke krijuar kujtime të bukura së bashku. 🏃♂️⚽🎉
15/06/2026
Me shumë emocione, buzëqeshje dhe kujtime të bukura, nxënësit e klasës së 5-të në Top School mbyllën me sukses ciklin fillor, duke shënuar fundin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor. 🎓✨
Kjo arritje u festua me një aktivitet të organizuar me shumë përkushtim, ku nxënësit treguan përkushtim, talent dhe kreativitet të jashtëzakonshëm në kërcim, këndim dhe recitim, duke dhuruar emocione dhe momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuese Sonilën, për punën e palodhur, përkushtimin dhe dashurinë që ka treguar ndaj nxënësve gjatë gjithë këtyre viteve. Falënderojmë gjithashtu nxënësit për energjinë dhe arritjet e tyre, si edhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Suksese në rrugëtimin e ri që i pret! 🌟
08/06/2026
Vogëlushët e klasës së parë festuan me shumë gëzim dhe emocione Festën e Abetares, një moment të veçantë që shënon hapat e tyre të parë në rrugëtimin drejt dijes. 📚✨
Me buzëqeshje, përkushtim dhe plot krenari, ata treguan gjithçka kanë mësuar gjatë këtij viti të paharrueshëm, duke dhuruar emocione të bukura për të gjithë të pranishmit. 🌟❤️
Një falënderim i veçantë për mësuesen për punën dhe përkushtimin e palodhur, për prindërit që e kanë mbështetur në çdo hap, si edhe për nxënësit tanë të mrekullueshëm që e bënë këtë festë kaq të bukur dhe plot emocione. 💙
05/06/2026
Panair ushqimor nga nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9 🍽️✨
Një aktivitet plot shije, kreativitet dhe punë në grup, ku nxënësit prezantuan gatime të ndryshme me shumë përkushtim dhe entuziazëm. Një ditë e bukur me energji pozitive dhe momente të veçanta për të gjithë! 👏