Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan

Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan

Share

Education

18/06/2026
Photos from Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive's post 16/06/2026
Photos from Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan's post 12/06/2026

Qendra e Formimit Profesional Elbasan organizoi me sukses edicionin e parë të konkursit kombëtar të kuzhinës dhe pastiçerisë “Gastro Skills 2026”, një aktivitet që mblodhi së bashku 10 Qendra të Formimit Profesional nga e gjithë Shqipëria, duke promovuar talentin, kreativitetin dhe aftësitë profesionale të kursantëve në fushën e gastronomisë.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Qendrës sonë dhe u nderua nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve partnere, ndër të cilët përfaqësues nga Bashkia Elbasan, Drejtoria e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan, si dhe Drejtoria e AKPA Elbasan.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i QFPP Elbasan, z. Krenar Xhemali, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin që luan formimi profesional në përgatitjen e profesionistëve të aftë dhe konkurrues për tregun e punës. Vlerësimi i konkurrentëve u realizua nga një juri profesionale, ku morën pjesë edhe ekspertët e njohur të gastronomisë, Gëzim Musliaka dhe Miklovan Zeqo, të cilët garantuan një proces vlerësimi cilësor, profesional dhe transparent.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u nderua nga prania e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), z. Klevis Hysa, i cili përgëzoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi formimin profesional si një faktor kyç në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në sektorin e gastronomisë.

Ky edicion i parë i “Gastro Skills 2026” dëshmoi edhe një herë se formimi profesional është një urë e rëndësishme drejt punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Aktiviteti shërbeu jo vetëm si një garë profesionale mes përfaqësuesve të 10 qendrave nga e gjithë vendi, por edhe si një mundësi e vyer për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe promovimin e standardeve më të mira në artin e kuzhinës dhe pastiçerisë.

Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për partnerët tanë Dev Aid dhe INITALY për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të çmuar në realizimin me sukses të këtij eventi kombëtar. Falënderojmë gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit, partnerët e tjerë dhe profesionistët që kontribuan në suksesin e "Gastro Skills 2026".

Photos from Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan's post 12/06/2026

📚✨ Kënaqësi të mirëprisnim në Qendrën e Formimit Profesional Elbasan nxënësit dhe mësuesit e shkollave “Qamil Guranjaku” & “Jeronim de Rada”

Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë të prezantojmë ambientet, programet e formimit dhe mundësitë që ofron qendra jonë për të rinjtë. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe i mbushur me kuriozitet, ku nxënësit treguan interes të veçantë, duke bërë pyetje të shumta rreth kurseve, profesioneve dhe perspektivave që ofron formimi profesional.

Na gëzon fakti që të rinjtë janë gjithnjë e më të interesuar për të ndërtuar të ardhmen e tyre përmes aftësive profesionale dhe zgjedhjeve të mirëinformuara.

🤝 Dyert tona janë gjithmonë të hapura për të gjithë të rinjtë që duan të njohin më nga afër botën e profesioneve dhe mundësitë që ofron QFPP Elbasan

12/06/2026

📢 Punë në grup nga kursi “Marketing Digjital”

Kursantët e kursit Marketing Digjital zhvilluan një temë praktike me titull:

💻 “Strategjia e Marketingut Digjital për promovimin e kurseve të Qendrës së Formimit Profesional”

Gjatë punës në grup, kursantët analizuan dhe propozuan mënyra konkrete për promovimin e kurseve përmes:
✅ Rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, TikTok);
✅ Google Business Profile;
✅ WhatsApp dhe Email Marketing;
✅ Krijimit të përmbajtjeve promovuese;
✅ Analizimit të rezultateve dhe ndikimit të fushatave digjitale.

📚 Përmes kësaj teme, kursantët patën mundësinë të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e marketingut digjital.

Want your school to be the top-listed School/college in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Elbasan
3000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00