23/06/2026
Shkolla verore u përmbyll me sukses, ku pjesëmarrësit ndoqën një trajnim mbi soft skills dhe u pajisën me certifikata. Aktiviteti u shoqërua gjithashtu me lojëra dhe aktivitete të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese.
21/06/2026
Në ditën e tretë të shkollës verore, trajnimi vazhdoi me sukses. Nxënësit shijuan çdo moment të qëndrimit në qytetin e bukur të Durrësit, duke përjetuar atmosferën e këndshme dhe aktivitetet e larmishme të programit.
20/06/2026
Përshëndetje nga Sarajeva, Bosnje Herzegovina! Në kuadër të shkollës verore, djemtë po eksplorojnë Bosnje Herzegovinën, duke u njohur më nga afër me kryeqytetin, Sarajevën. Momente të bukura të kaluara së bashku, nxënës e mësues, plot emocione dhe adrenalinë.
19/06/2026
Gjatë qëndrimit në SHBA, nxënësit vizituan qytetin e Bostonit dhe u njohën me historinë dhe kulturën e tij.
18/06/2026
Manhatan, Central Park, New york.
17/06/2026
Dita e dytë e Shkollës Verore vazhdoi me trajnime mbi soft skills dhe aktivitete argëtuese. Nxënëset kaluan momente të këndshme gjatë një shëtitjeje në qytetin e Belsh*t, duke shijuar natyrën, bashkëbisedimin dhe atmosferën e bukur të qytetit.
16/06/2026
Nga Vizita në New York, kryeqyteti botëror.
16/06/2026
Mateo Kasa shpallet fitues i vendit të tretë midis konkurentëve nga 80 shtete të botës. Projekti i tij "The cost of a Drop" sjell një mesazh të fortë për mosndotjen e lumenjve dhe jep zgjidhjet alternative të ndotjes nga industritë. Kjo medalje bronxi është një fryt i punës së tij, mësuesit mentor dhe shkollës.
Urime Mateo!
15/06/2026
"Shkolla verore" me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta u përmbush me plotë pesë ditë mësimi intensivë duke mësuar dhe praktikuar programimin/kodimin dhe çdo ditë e shoqëruar me aktivitete sportive, argëtuese dhe momentesh të bukura me njëri-tjetrin. Urime dhe suksese djema! 💡😇😊