Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"

Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"

Share

Shkolla e elitave. Atje ku superteknologjia garanton suksesin.

Arsimimi dhe edukimi i nxënësve që frekuentojnë institucionet “Flatrat e dijes”, janë të orientuara drejt standarteve bashkëkohore. Cilësia e shërbimeve arsimore që ju ofrohet nxënësve, konceptohet njëherazi si cilësi e nivelit të organizimit dhe menaxhimit të shkollës, cilësi e nivelit të mësimdhënies dhe nxënies së nxënësve, cilësi e kujdesit që bëjmë për të gjithë nxënësit tanë dhe së fundi si cilësi e rezultateve të arritura prej tyre në ç’do vit shkollor.

17/06/2026

🏆 Gjimnazi “Flatrat e dijes” u vlerësua me çmimin e madh “Shfaqja më e mirë teatrore” në konkursin “Rin Festë Teatër 2026”.
​Krenaria jonë u shtua edhe më shumë pasi në shfaqjen “Zi e më zi”, dy aktoret tona të talentuara u vlerësuan me çmimet: 🏅 “Aktori më i mirë protagonist” dhe 🏅 “Aktori më i mirë joprotagonist”.
Një falënderim i veçantë për regjisorin Klajdi Marku dhe për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të cilët me talentin dhe përkushtimin e tyre sollën këtë sukses.
Krenarë për sukseset dhe talentin e të rinjve tanë!

17/06/2026

KONKURSI I PRANIMIT

📅 29 qershor 2026
🕘 Ora 09:00

📍Në gjimnazin "Flatrat e dijes" për
klasat X - XII.

👇Regjistrohu në linkun më poshtë:

https://forms.gle/4Ffi7hLPzRbDWimL8

☎️ Për më shumë informacion, kontaktoni sekretarinë e shkollës.

Photos from Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"'s post 13/06/2026

🇦🇱 "Vallet e Kombit tim" nuk ishte thjesht një konkurs. Ishte një takim me rrënjët tona, një festë krenarie dhe dashurie për traditën shqiptare.

Në çdo hap valleje dhe duartrokitje, nxënësit tanë treguan se trashëgimia jonë jeton dhe vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.

Kur të rinjtë mbajnë gjallë traditën, e ardhmja bëhet më e ndritur.

Krenarë për ju!

Photos from Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"'s post 08/06/2026

⏳ Throwback Party – Vitet ’60–’70

Pa diskutim: mbrëmja më e bukur e vitit 😄🎶
Stil retro, muzikë klasike dhe shumë energji 🕺💃

👉 Votoni: ishte apo jo mbrëmja më e bukur?

08/06/2026

Gjimnazi "Flatrat e dijes" u vlerësua me Çmimin e madh “Shfaqja më e mirë teatrore” në konkursin “Rin Festë Teatër 2026”, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe nivelin artistik të nxënësve tanë. 👏

Një falënderim i veçantë shkon për regjisorin Klajdi Marku, për punën profesionale, vizionin artistik dhe energjinë që solli në realizimin e kësaj shfaqjeje fituese. 🎬🌟

Falënderojmë gjithashtu të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë konkurs. Ky çmim është fryt i talentit, disiplinës dhe punës së bërë me zemër.

Krenarë për artin që krijojnë të rinjtë tanë! ❤️

Photos from Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"'s post 08/06/2026

Klasa X dhe XI në një eksperiencë dyditore në Valbonë 🌿⛰️
Mësim në natyrë, bashkëpunim dhe kujtime që mbeten gjatë.

06/06/2026

🏆🇦🇱 KONKURSI "VALLET E KOMBIT TIM” 🇦🇱🏆

Me interpretimin e tyre plot energji, elegancë dhe dashuri për traditën shqiptare, nxënësit e klasës XI-3 u vlerësuan me çmimin:

🥇 “Shpirti i Valles Kombëtare”

Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit, talentit dhe mënyrës së shkëlqyer me të cilën ata sollën në skenë pasurinë e kulturës sonë kombëtare.

👏 Urime nxënësve të klasës XI-3 për këtë sukses të merituar! Vazhdoni të na bëni krenarë duke ruajtur dhe promovuar vlerat më të bukura të identitetit shqiptar.
Tradita jeton kur të rinjtë e mbajnë gjallë! 🇦🇱

02/06/2026

🌊☀️ VERA FILLON KËTU! ☀️🌊

Një verë fantastike plot argëtim, aventura dhe miqësi i pret fëmijët tek Summer Camp 2026 i “Flatrat e Dijes”!

💦 Pishina verore
🛝 Rrëshqitëse ujore & Aquapark
🌊 Lojëra në ujë
⚽ Sport & lojëra
🎨 Art & kreativitet
🇬🇧 Aktivitete në anglisht
🏖️ Ditë të caktuara në plazh

📅 𝐅𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐭: 𝟏𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫
📌 Regjistrimet janë të hapura
🗓️ Regjistrime javore ose mujore
🚌 Transport i organizuar
🛟 Siguri dhe mbikëqyrje e pandërprerë

📞 𝐏𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞: 𝟎𝟔𝟗 𝟒𝟒𝟑 𝟗𝟔𝟕𝟖

📍 Fier

Këtë verë, le t’u dhurojmë fëmijëve kujtime të bukura, aventura të reja dhe ditë të mbushura me buzëqeshje! 😍

Photos from Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"'s post 31/05/2026

🔔 ZILJA E FUNDIT 🔔🎓
Sot, nuk përfundon thjesht një vit shkollor.
Sot, mbyllet një kapitull emocionesh, kujtimesh, sfidash, rritjeje dhe ëndrrash të jetuara bashkë. ✨
Maturantët tanë hodhën sot hapin e fundit si nxënës të gjimnazit, por njëkohësisht hapin e parë drejt së ardhmes së tyre. 🤍
Në këto korridore janë zërat, të qeshurat, lodhja, sukseset dhe energjia e një brezi që do të mbahet mend gjatë.
Ju urojmë të ecni përpara me guxim, karakter dhe besim tek vetja! Mos harroni kurrë se këtu keni lënë një pjesë të zemrës suaj… dhe keni marrë me vete dashurinë, përkushtimin dhe kujtimet më të bukura të rinisë. 🌟
Suksese, maturantë!
Fluturoni lart! 🕊️🎓

Want your school to be the top-listed School/college in Fier?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


L. 1 Maj
Fier
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 00:30