Fshati i Kutës, Mallakastër Fshati i Kutës, Mallakastër
PREJARDHJA E EMRIT TE FSHATIT
Kuta ka qene e banuar ne lashtesi. Fshati e kishte emrin Nik .
Kete e vertetojne zbulimet e rastesishme arkeologjike me vlera te rralla te kultures se lashte Ilire. Gjurme te vendbanimeve te lashtesise ka ne shume pika ne Kute : ne Shkoza , ne Brinja , ne Grendo , ne Lemin e Qishave etj. Fshati eshte shperngulur me vone nga trojet qe permendem me lart dhe eshte i vendosur aty ku eshte sot. Besimi fetar ka qene i krishtere(ortodoks). Pas pushtimit osman gjithc
ka mori nje rrjedhe tjeter : edhe feja , edhe emrat e njerezve edhe emrat e lagjeve deri tek emri i fshatit u nderruan me kalimin e kohes. Sipas dokumentave qe gjenden ne Arkivin Qendror , rregjistrimin e pare ne fshatin tone turku e ka bere ne vitin 1570. Ne kete vit fshati yne kishte 484 kryefamiljar me 5025 banore,
me 8 lagje me permasat e nje qyteti per kohen . Pse athere e mori emrin Kute ? Pas pushtimit te vendit turqit vendosen kudo administraten osmane , njerez te besuar
qe I sherbenin me devotshmeri Perandorise Turke. I till ishte dhe jeniceri e me pas spahiu(grada e asaj kohe ) Hasan nga fshati Progonat I Tepelenes nga lagja Kucaj d.m.th ky spahi quhej Hasan Kucaj, I cili erdhi si zoterues I ketij vendi bashke me tre djemet e tij : Hasko , Mehmet, Sinan dhe nipin Hysen. Djemte I vendosi si zoterues te lagjeve te cilave u ndryshoi dhe emrat dhe u vendosi emrat e djemeve duke I quajtur: Hasko Kucaj , Mehmet Kucaj, Sinan Kucaj dhe “Hysenaj”Drizar ngaqe nipin e vendosi ne Drizar. Kete fat pesoi dhe emri I fshatit . Fillimisht u quajt Kucaj e me vone Kutaj dhe sot gezon emrin Kute . Mar nga muzeu i shkolles " Ismail Shehu" hapur me rastin e 100 vjetorit te shkolles se pare shqipe ne Kute.