26/06/2026
🤝 Mirënjohje nga Qendra Multifunksionale "Horizont" dhe Bashkia Fier
Me mirënjohje të thellë falënderojmë Dr. Skerdi Farian për gjestin e tij fisnik dhe kontributin e vyer, duke i dhuruar Dorit një fizarmonikë 🪗 dhe duke ndihmuar në realizimin e ëndrrës së tij.
Kjo dhuratë është shumë më tepër se një instrument muzikor; ajo është një simbol shprese, gëzimi dhe frymëzimi për një djalë të talentuar që e do muzikën me gjithë zemër ❤️.
🙏 Një falënderim i veçantë shkon edhe për znj. Anila Kurti, e cila me përkushtimin, kujdesin dhe iniciativën e saj u bë ura që kjo ëndërr të kthehej në realitet.
Në emër të Qendrës Multifunksionale "Horizont" dhe Bashkisë Fier, ju shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë më të sinqertë 🤍.
😍 Gjeste të tilla dëshmojnë se humanizmi, solidariteti dhe dashamirësia kanë fuqinë të ndryshojnë jetë dhe të ndezin shpresë në zemrat e njerëzve.
22/06/2026
🌊☀️ Të premten e kaluar kaluam një ditë të mrekullueshme në bregdetin e Darëzezës së bashku me fëmijët tanë.
🏃♂️ Shëtitëm buzë detit, zhvilluam ushtrime gjimnastikore dhe më pas u argëtuam në këndin e lojërave të Agroturizëm Eldit. 🎈🏃♀️
Një ditë e mbushur me buzëqeshje, dhe energji pozitive 😊.
18/06/2026
🤝 Në vijmësi të bashkëpunimit që Qendra 'Horizont' ka me Qendra Sociale Murialdo dhe ENGIM Albania, dhe në kuadër të projektit SkillAlb, 11 të rinj me aftësi ndryshe zhvilluan për një periudhë disa mujore modulet:
🔹 Trajnimi i alfabetizimit gjuhësor dhe numerik bazë
🔹 Kursi i informatikës dhe aftësive digjitale
✍️ Përmes këtyre trajnimeve, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuri dhe aftësi praktike, duke i mbështetur ata drejt përfshirjes sociale, zhvillimit personal dhe mundësive më të mira për punësim..
🎓 Me shumë emocion zhvilluam ceremoninë e certifikimit të këtyre të rinjve 😍.
15/06/2026
🏊♂️ Këtë fundjavë garuam për herë të parë në Turneun e Notit, i cili mblodhi atletë të talentuar të Olimpikut Special Shqiptar nga qytete të ndryshme të vendit në një ditë plot energji, përkushtim dhe arritje sportive.
💪 Kleo atleti ynë tregoi guxim, disiplinë dhe vendosmëri në pishinë.
🤝 Ky aktivitet u organizua nga Special Olympics Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Tirana AquaPark dhe Bashkinë Tiranë, për të promovuar përfshirjen, barazinë dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes sportit, duke krijuar mundësi për zhvillim, miqësi dhe sukses.
12/06/2026
🕺 Nën ritmet e muzikës popullore dhe ritmike festuam me fëmijët e Qendrës mbylljen e vitit shkollor 2025-2026.
✍️ Qendra 'Horizont' do të vazhdoj të ofroj shërbimet e saj terapeutike si normalisht.
09/06/2026
😍 Një tjetër aktivitet, një tjetër sukses! 😍
📍 U zhvillua këtë të shtunë në Tirana Olympic Park🏋♀️Turneu i Peshëngritjes, i organizuar nga Special Olympics Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, duke mbledhur atletë të talentuar të Olimpikut Special Shqiptar nga Tirana, Durrësi dhe Fieri.
🏅 Kampionët tanë e përfaqësuan më së miri Qendrën 'Horizont' dhe qarkun e Fierit, duke zënë një vend të parë 🥇 në kategorinë e vajzave, dhe dy vende të 4️⃣ ne kategorinë e djemve.
💪 Ky turne shërbeu gjithashtu si një hap i ëndësishëm në procesin e përzgjedhjes së atletëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale “Santiago 2027”.
05/06/2026
📍 Sot ishim me fëmijët e mëdhenj në lodrat e shumëllojshme të Kompleksit 'Apollon'.
🌞 Diell, shoqëri, lojra, aktivitet fizik dhe buzëqeshje 🏃♂️.
03/06/2026
🎂 Festuam të gjithë së bashku ditëlindjet e fëmijëve që kanë lindur në muajin Prill dhe Maj 🥳.
🎉 Një ditë e mbushur me buzëqeshje, muzik dhe momente të bukura që na kujtojnë sa e rëndësishme është të ndajmë gëzimin me njëri-tjetrin ❤️.