19/06/2026
🌞 Kampi Veror 2026 🌞
Ftojmë vajzat (deri në klasën e 9-të) dhe djemtë (deri në klasën e 5-të) të bëhen pjesë e Kampit Veror!
📅 1 - 5 Korrik📍 Myftinia Fier
Mësime fetare, lojëra, aktivitete argëtuese dhe drekë e përfshirë.
📌Regjistrohuni sa më parë!
25/05/2026
MYFTINIA FIER
Njoftohen të gjithë besimtarët se falja e namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet ditën e mërkurë, 27 maj 2026, në Sheshin Qendror të Fierit.
Programi: 🕕 06:00 – Lexim Kurani dhe ligjëratë
🕌 06:15 – Falja e namazit të Kurban Bajramit
🤝 Pritja tradicionale me rastin e Kurban Bajramit do të zhvillohet në ambientet e Myftinisë Fier, nga ora 10:00 – 11:00.
Lusim Allahun që kjo festë të sjellë paqe, begati dhe mirësi në familjet tona.
Gëzuar Kurban Bajramin! 🤲🏻
24/05/2026
Festa e Kurban Bajramit për Fëmijë
Myftinia Fier ju fton të merrni pjesë në një pasdite festive me rastin e Kurban Bajramit.
📅 Të martën, 26 Maj
🕕 Ora 18:00
📍 Holli i Myftinisë Fier
🎤 Interpretime nga fëmijët
🎁 Dhurata për fëmijët pjesëmarrës
🎈 Atmosferë festive dhe aktivitete argëtuese
Ejani të festojmë së bashku dhe t’u dhurojmë fëmijëve kujtime të bukura.
Mirë se vini!
Eid Mubarak!