Shkolla Dertliu

Shkolla Dertliu

Share

Arsim ekskluziv i garantuar - 26 vite eksperiencë në arsim parauniversitar në Fier dhe Tiranë

16/06/2026

Një ditë plot diell, lojëra dhe buzëqeshje! ☀️🐎 Aventurat nuk mbarojnë kurrë kur jemi pranë natyrës. 🍃✨

Photos from Shkolla Dertliu's post 15/06/2026

Në Dertliu, çdo ambient është krijuar për të frymëzuar imagjinatën dhe për të ushqyer ëndrrat e çdo nxënësi."

Nga korridoret që flasin përmes letërsisë dhe shkencës, tek hapësirat e ndriçuara të studimit dhe biblioteka jonë e pasur, çdo detaj është kuruar për t'i dhënë jetë dijes. Një mjedis ku e ardhmja ndërtohet çdo ditë!

12/06/2026

Pranimi i Noemi Celës në Università Cattolica del Sacro Cuore në Itali është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së saj të vazhdueshme. I urojmë suksese në këtë kapitull të ri akademik dhe shumë arritje në rrugëtimin e saj drejt ekselencës.

10/06/2026

Nxënësja jonë, Ioana Hilaj, është pranuar në Saginaw Valley State University dhe Oakland University në Michigan, SHBA.

Ioana ka zgjedhur të vazhdoj studimet në Saginaw Valley Sate University.

Ky sukses pasqyron përkushtimin, seriozitetin dhe aspiratat e saj për ekselencë akademike. I urojmë suksese në rrugëtimin e ri universitar. ✨

Photos from Shkolla Dertliu's post 09/06/2026

Nxënësit e shkollës “Dertliu”, Tiranë, sollën me talent, pasion dhe përkushtim një interpretim të veçantë të dramës muzikale botërore “Phantom of the Opera”.

05/06/2026

Drama muzikal “Phantom of the Opera", erdhi nga nxenesit e gjimnazit tone, ne nje dimension artistik te kuruar në çdo detaj, me skenografi, regji dhe kostumografi profesionale, duke sjellë një produksion tepër të veçantë nën përkujdesjen e Ema Dertli, skenari Erta Prifti, regjia Michele Beati, ne sallen e teatrit “Astrit Sula”!
Një falënderim i veçantë për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, si dhe për familjet e tyre, për mbështetjen dhe kontributin e vyer.

Photos from Shkolla Dertliu's post 03/06/2026

1 Qershori nuk ishte vetëm një ditë feste për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë. Bashkë kontribuuam sa mundëm për fëmijët e familjeve me mundësi më të pakta ekonomike, në mënyrë që ta festonim dhe ta kujtonim së bashku këtë ditë të veçantë kushtuar fëmijëve.

Shkolla “Dertliu”, në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq”, të cilin e falënderojmë për mbështetjen, organizoi shpërndarjen e ndihmave të grumbulluara, duke na e mbushur zemrën dhe shpirtin plot.

Photos from Shkolla Dertliu's post 02/06/2026

1 Qershori, dita dedikuar fëmijëve të cilën e celebruam me një festë në shkollën Dertliu Fier na kujton se sa të veçantë e kemi mardhënien me fëmijët në përkushtimin social që duam të integrojmë që në moshat e vogla krahas asaj didaktike.

01/06/2026

🎭 Një maskë, një trëndafil, një sekret. 'Phantom of the Opera' vjen me një performancë të veçantë nga nxënësit e gjimnazit "Dertliu", Tiranë!

📅 04 Qershror, Ora 19:00
📍Teatri "Astrit Sula", Kodra e Diellit 2, Tiranë

Photos from Shkolla Dertliu's post 28/05/2026

Festa e Abetares ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe krenari për nxënësit tanë të vegjël! 📚🎓✨

Me këngë, recitime dhe shumë dashuri për dijen, ata festuan hapin e parë të rëndësishëm në botën e leximit dhe shkrimit.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të bukur! Rrugëtimi drejt dijes sapo ka filluar! 🌟

Want your school to be the top-listed School/college in Fjeri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga Medar Shtylla, Komuna E Parisit, Vila Nr. 2, Tirane
Fjeri
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00