YES Innovation Academy

YES Innovation Academy

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from YES Innovation Academy, Computer training school, Shetitorja “Indrit Cara” Kavajë, Lagjia nr. 04, përballë “Neptun”, Kavajë.

Innovation Academy është një shkollë inovative e programimit dhe teknologjisë, e cila edukon brezin e ri me aftësi digjitale, lidh talentet me industrinë dhe përgatit inovatorët e së ardhmes.

Photos from YES Innovation Academy's post 21/06/2026

KAVAJA CODE FEST 2026 🚀

Historia u shkrua në Kavajë!

Mbi 1200 vizitorë u bënë pjesë e festivalit më të madh të teknologjisë të organizuar ndonjëherë në qytet në temperatura të larta, duke dëshmuar se e ardhmja ndërtohet nga të rinjtë që guxojnë të krijojnë.

Kavaja Code Fest nuk ishte thjesht një festival. Ishte një dëshmi se talenti nuk ka moshë, se inovacioni lind nga pasioni dhe se kur u japim fëmijëve mundësinë e duhur, ata mund të ndërtojnë zgjidhje që frymëzojnë një komunitet të tërë.

Faleminderit çdo nxënësi, prindi, mësuesi, partneri, sponsori dhe vizitori që u bë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.

E ardhmja nuk po pret. E ardhmja po krijohet sot. 💡

19/06/2026

🌟 Me krenari ju njoftojmë se Peliona Seafood Restaurant & Peliona Summer Camp është zyrtarisht sponsor i Kavaja CODE Fest! 🌟

Mbështetja e bizneseve që besojnë te edukimi, inovacioni dhe talentet e reja është një vlerë e çmuar për komunitetin tonë.

Falënderojmë Peliona për kontributin dhe besimin në këtë aktivitet që bashkon teknologjinë, kreativitetin dhe të rinjtë e Kavajës.

Kavaja YouthInTech

19/06/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se Bahiti Security i bashkohet Kavaja Code Fest si sponsor zyrtar.

Ky event është i dedikuar në mbështetje të fëmijëve, nxënësve, të rinjve dhe inovacionit, duke nxitur kreativitetin dhe përkrahjen e të rinjve.

Faleminderit Bahiti Security për besimin dhe përkrahjen!

18/06/2026

Lule natyrale “NOALVI” i bashkohet si sponsor Kavaja CODE Fest!

Kontributi juaj është një vlerë e çmuar për realizimin e këtij eventi dhe një mbështetje e për të rinjtë, kreativitetin dhe inovacionin.

Faleminderit që jeni pjesë e suksesit të Kavaja Code Fest dhe që besoni në fuqinë e ideve të reja! 🤝✨

18/06/2026

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se “Distileria BB” & “Reklama Kavajë” i bashkohen Kavaja Code Fest 2026 si sponsorë!

Kontributi i “Distileria BB” & “Reklama Kavajë” është një vlerë e shtuar për realizimin e këtij aktiviteti dhe një dëshmi e përkushtimit ndaj zhvillimit të komunitetit tonë.

Faleminderit që zgjodhët të jeni pjesë e këtij rrugëtimi dhe të investoni në të ardhmen e të rinjve të Kavajës. 🤝🚀

18/06/2026

✨ Krenarë të njoftojmë një tjetër partner të rëndësishëm të eventit tonë!

💎NÜR Laser & Beauty Clinic është zyrtarisht Sponsor i Kavaja Code Fest

Një falënderim i veçantë për mbështetjen ndaj të rinjve, teknologjisë dhe inovacionit në Kavajë 💻

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më kreative, më të zgjuar dhe më të fortë!

17/06/2026

Hani i Çetës, nën drejtimin e Fabio Skuqi dhe Birjana Lushkja, i bashkohet Kavaja Code Fest si Sponsor! ✨

Hani i Çetës është një nga bizneset e njohura në zonë, i cili përfaqëson traditën, mikpritjen dhe cilësinë e shërbimit në Kavajë dhe më gjerë.

Përkrahja e tyre për Kavaja Code Fest tregon angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e të rinjve, teknologjisë dhe inovacionit në komunitet. 💡🚀

Faleminderit Fabio Skuqi dhe Birjana Lushkja për besimin dhe mbështetjen si Sponsor, duke kontribuar në suksesin e këtij eventi të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve në teknologji. 🙌

Kavaja 🚀

10/06/2026

Për herë të parë në Kavajë, festivali i inovacionit “Kavaja Code Fest”!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e eventit më të madh të teknologjisë dhe inovacionit në Kavajë.

Më 20 Qershor 2026, nxënës, të rinj dhe entuziastë të teknologjisë do të prezantojnë projekte kreative në programim, robotikë, inteligjencë artificiale, zhvillim lojërash, website-e dhe zgjidhje inovative.

📍 Panairi i Inovacionit
🕙 10:00 – 14:00
🏛️ Kinemaja e Qytetit, Kavajë

Nata Gala & Ndarja e Çmimeve
🕖 19:00
🏛️ Kinemaja e Qytetit, Kavajë

Një qytet i vogël, dhjetëra mendje kreative, qindra ide dhe energji pa kufi, ejani të zbuloni projektet më interesante të teknologjisë dhe të festojmë së bashku suksesin e të rinjve në Kavaja Code Fest 2026

Photos from YES Innovation Academy's post 30/05/2026

🚀 Përgatitjet e fundit për festivalin e teknologjisë dhe inovacionit Kavaja Code Fest po vazhdojnë me entuziazëm të madh!

Gjatë ditës së sotme patëm kënaqësinë të mirëpresim themeluesit e Innovation Academy, Ensar Bajrami dhe Fatbardha Dallku, me të cilët pamë nga afër projektet inovative që nxënësit tanë po zhvillojnë për edicionin e parë të Kavaja Code Fest.

Qëndroni me ne për të zbuluar projektet dhe surprizat që do të sjellë edicioni i parë i Kavaja Code Fest! 💡

Photos from YES Innovation Academy's post 12/05/2026

🦁✨ Një ditë plot buzëqeshje, aventura dhe momente të bukura në Kopshtin Zoologjik për nxënësit e YES Innovation Academy Kavajë dhe International Language Centre!

Nxënësit patën mundësinë të zbulojnë botën e kafshëve, të mësojnë gjëra të reja dhe të kalojnë kohë të paharrueshme së bashku.

Faleminderit të gjithë nxënësve për energjinë pozitive dhe atmosferën fantastike! 🤍

FunDay

Want your school to be the top-listed School/college in Kavajë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Shetitorja “Indrit Cara” Kavajë, Lagjia Nr. 04, Përballë “Neptun”
Kavajë
2501