Myftinia Malesi e Madhe

Myftinia Malesi e Madhe

Share

Koplik, Malesi e Madhe

26/05/2026

Myftinia Malësi e Madhe, 26 maj 2026
NJOFTIM
KURBAN BAJRAMI |E MËRKURE | 27 MAJ | 2026
— Myftinia Malësi e Madhe njofton se Dita e parë e Kurban Bajramit eshtë të mërkurën, më 27 maj 2026.
- Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit zhvillohet në sheshin kryesor “KOPLIK”
- Falja e sabahut me xhemat bëhet në orën: 04.45.
- Mesazhe dhe keshilla fetare.
DO - Falja e Namazit të Kurban Bajramit eshtë n orën: 06.15.
- Hytbeja e Kurban Bajramit.
- Me zemër të mirë dhe për shumë jet Kurban Bajramin!

Photos from Myftinia Malesi e Madhe's post 07/05/2026

Paraditen e ditës së merkurë dt.06.05.2026, Myftinia Malësi e Madhe në kuadër të aktiviteteve vjetore organizoi një vizitë me disa imamë po të kësaj myftinie në qytetet e Kosovës si; Prizen, Mitrovicë dhe Prishtinë.
Ndalesa e parë u bë në Mitrovicë ky mikëpritës ishte hoxha i nderuar Enis RAMA, në Xhaminë e Madhe *ISA BEGU*, një bisedë e ngrohtë, falja e namazit të drekës e shoqëruar me dhuratën e librit *Ta njohim Allahun* me 7 vëllime.
Autori i këtij libri është vetë hoxha i nderuar Enis RAMA.
Myftiu Edmir SMAJLAJ e falenderoi përzemërsisht në emrin e tij si dhe në emrin e të gjithë imamëve prezent imamin e nderuar për mikëpritjen.
Më pas vizita e radhës ishte në xhaminë e Veternikut në Prishtinë ku u pritën nga Imami i xhamisë Dr. Sedat RUSTEMI dhe kryesia e xhamisë.
Një bashkëbisedim i këndshëm me imamin e nderuar, këshilla nga një përvojë e suksesshme e hoxhës së nderuar Dr. Sedad RUSTEMI, falja e namazit të Iqindisë po në xhaminë e Veternikut.
Myftiu Edmir SMAJLAJ falenderoi mikpritësit për rezervimin e kohës së tyre, për mikpritjen dhe angazhimin e tyre në këtë vizitë.
Më pas vizita u përqëndru edhe në xhaminë e Matit 1 po në Prishtinë.
Në kthim ndalesa e radhës në Prizrenin e minareve ku mikpritës hoxha i nderuar Mazllam Mazllami, minutat e ndejës në shoqërimin e kafesë me të ikun pa u kuptuar fare.
Hoxhën e nderuar e spikat përvoja e madhe në davet, e komunikimi me njerëzit.
Në fund të këtij takimi myftiu falendroi imamët që morën pjesë në këtë aktivitet.

09/04/2026

Të nderuar besimtarë!
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë që të merrni pjesë në ligjërimin e ditës së xhuma, dt; 10 Prill 2026 ora; 12.40.
Xhamia Boriç i Madh. Mysafir është hoxha i nderuar: Ulvi FEJZULLAHI.

Want your school to be the top-listed School/college in Koplik?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Koplik, Malësi E Madhe
Koplik