FSHNH.UNIKO

FSHNH.UNIKO

Share

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane në Universitetin 'Fan S. Noli' Korçë

Photos from Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO's post 24/06/2026
Photos from Korca Innovation Hub's post 24/06/2026
16/06/2026

💫𝗠𝗜𝗥Ë𝗡𝗝𝗢𝗛𝗝𝗘 𝗗𝗛𝗘 𝗥𝗘𝗦𝗣𝗘𝗞𝗧 𝗣Ë𝗥 𝗣Ë𝗥𝗞𝗨𝗦𝗛𝗧𝗜𝗠𝗜𝗡 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗢𝗡𝗧𝗥𝗜𝗕𝗨𝗧𝗜𝗡 𝗦𝗛𝗨𝗠Ë𝗩𝗝𝗘Ç𝗔𝗥 𝗡Ë 𝗘𝗗𝗨𝗞𝗜𝗠 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗡𝗖Ë 🎓 𝗣𝗘𝗗𝗔𝗚𝗢𝗚𝗨𝗧 𝗦𝗢𝗧𝗜𝗥𝗔𝗤 𝗠𝗔𝗥𝗞𝗢 📚

🏫Me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension, Universiteti “Fan S. Noli” shpreh mirënjohje dhe respekt për pedagogun e departamentit të Matematikës dhe Fizikës, Sotiraq Marko.

📚I diplomuar në Fizikë dhe Didaktikë e Mësimdhënies së Fizikës, rrugëtimi i tij në arsim është historia e një përkushtimi të palëkundur ndaj dijes dhe formimit të brezave. Ai ka kontribuar fillimisht si mësues në shkolla të ndryshme të arsimit parauniversitar dhe, prej shtatorit të vitit 2010, është pedagog pranë Universitetit “Fan S. Noli”, ku është titullar i lëndëve, si: Fizika e Përgjithshme 1; Fizika 3 dhe 4; Didaktika e Fizikës, Nanoteknologji; Aplikime të Fizikës, Fizika në Arsimin e Mesëm; Teknika Laboratori në Fizikë.

🎓Përmes përkushtimit të tij në mësimdhënie, veçanërisht në fushën e fizikës dhe metodikës së saj, ai ka kontribuar në formimin e mësuesve të rinj dhe specialistëve të së ardhmes.

👩‍🎓👨‍🎓Me thjeshtësinë, korrektësinë dhe dashurinë për profesionin, pedagogu Marko ka qenë gjithmonë pranë studentëve të tij, duke i udhëhequr me durim dhe përkushtim.

📚Kontributi i tij në botime shkencore dhe pjesëmarrja në veprimtari akademike tregojnë angazhimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit dhe shkencës.

🤝Sot, në këtë moment të veçantë të jetës e karrierës profesionale, kolegët dhe studentët i shprehin urimet më të sinqerta për shëndet, gëzim dhe jetë të gjatë, pedagogut Sotiraq Marko.

FSHNH.UNIKO

Want your school to be the top-listed School/college in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Ish Divizioni
Korçë
7001