19/06/2026
REZULTATËT E KONKURSIT TË PRANIMIT 2026 për nxënësit në klasen e 10-të.
Mund të gjeni dy listë:
Lista sipas Numrit të Regjistrimit.
Lista e Fituesve
SUKSESE nxënësve fitues.
Mirësevini në kolegjin tonë!
11/06/2026
NJOFTIM
Administrata Drejtuese e Kolegjit "Preka" njofton të gjithë të interesuarit se janë hapur aplikimet për mësues në të gjitha profilet mësimore.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë përkatës.
- Të zotërojnë aftësi të mira profesionale dhe komunikuese.
- Të zotërojë gjuhën angleze.
- Përvoja në mësimdhënie në gjimnaz përbën avantazh.
Dokumentet e nevojshme:
Letër motivimi
CV;
Kopje e diplomës dhe listës së notave;
Dokument identifikimi;
Çdo certifikatë ose dëshmi kualifikimi shtesë.
Aplikimet pranohen pranë sekretarisë së Kolegjit Preka brenda datës 30.06.2026.
Për më shumë informacion, kontaktoni administratën e kolegjit në adresën e email: [email protected]
11/06/2026
NJOFTIM
LISTA E NXENESE FITUES PER VITIN SHKOLLOR 2026-2027 DO TE PUBLIKOHET NE FAQEN E SHKOLLES DHE WEBSITE PAS DATES 20 QERSHOR 2026.
02/06/2026
NJOFTIM
Vazhdojnē regjistrimet për konkursin e hyrjes në Kolegjin Preka.
Pēr regjistrim duhet një certifikatë lindje dhe 2 fotografi.
Konkursi do te zhvillohet ditën e shtunë, datë 6.06.2026.
25/05/2026
NJOFTIM
FILLUAN REGJISTRIMET PËR KONKURSIN E HYRJES NË KOLEGJIN PREKA.
20/05/2026
🏆 Kolegji Preka, fitues i projektit “Super Schools” – RYCO, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të zhvilluar nga 14 deri më 19 maj 2026, me pjesëmarrjen e rreth 100 shkollave nga 6 shtete të rajonit.
Me shumë krenari ndajmë lajmin se në ceremoninë përmbyllëse, shkolla jonë u vlerësua me çmimin prestigjioz “BEST HOMESTAYS AWARD EXCHANGE”.
Ky vlerësim është një dëshmi e bashkëpunimit të jashtëzakonshëm mes shkollës, nxënësve dhe veçanërisht familjeve pritëse, të cilat me mikpritjen, bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre treguan vlerat më të bukura shqiptare.
Përmes këtij projekti, Kolegji Preka vazhdon të dëshmojë angazhimin e tij në formimin e të rinjve tolerantë, mendjehapur dhe bashkëpunues — qytetarë që respektojnë diversitetin, ndërtojnë ura miqësie dhe besojnë në fuqinë e dialogut dhe shkëmbimit kulturor.
Ky çmim nuk është vetëm një sukses i shkollës sonë, por një krenari për të gjithë komunitetin tonë. ❤️
17/05/2026
https://youtu.be/YTkKqIlewec?si=Aq8EOY-Pz6SaSG9F
Kolegji Preka organizon “Prize Day”/ Vlerësohen nxënësit me rezultatet më të larta
Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
17/05/2026
Momente nga "PRIZE DAY", ku vlerësohen nxënësit që kanë arritur rezultate të larta në çdo lëndë dhe veprimtari brenda dhe jashtë shkollës.
Ky sukses është fryt i përkushtimit, punës së palodhur dhe dëshirës për të arritur më të mirën. Eshtë momenti ku nxënësit ndihen të vlerësuar, ndërsa mësuesit dhe prindërit krenarë për ta.
26/12/2025
Kolegji Preka shpreh krenarinë dhe përgëzimet më të përzemërta për nxënëset Lira Postoli, Aris Kuqali, Doris Kuqali dhe Sabrina Tringofski, të cilat u vlerësuan me Medalje Ari në Maturën Shtetërore 2025.
Ky sukses i shkëlqyer është fryt i punës së palodhur, përkushtimit të vazhdueshëm dhe seriozitetit në mësim, si dhe një dëshmi e nivelit të lartë arsimor që ofron Kolegji Preka.
Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Jeni një shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët tuaj dhe krenari për shkollën tonë!