Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë, Education Website, Rruga Dhimitër Denasi, Korçë.

23/06/2026
Photos from Mirela Kumbaro Furxhi's post 23/06/2026
22/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit të nderuar z. Kujtim Karaj.
Kujtimi ishte jo vetëm një mësues i përkushtuar, por edhe si drejtues shkolle ai udhëhoqi me karakter, dinjitet e mençuri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë brezave nxënësish dhe kolegësh.
Me pasionin ndaj arsimit, me dashurinë për nxënësit dhe me shembullin e tij njerëzor, ai ndikoi në formimin e shumë brezave.
Teksa ka shërbyer me përkushtim në shumë shkolla, në zona të ndryshme të Elbasanit, sot dhimbja është e të gjithë komunitetit.
Kontributi i tij në shkollë dhe në komunitet do të mbetet një trashëgimi e çmuar për të gjithë ne.
DRAP Korçë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve te ZVA Elbasan dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
U prehtë në paqe!

22/06/2026

Edhe pak orë na ndajnë nga provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ku maturantët tanë do të testojnë njohuritë dhe kompetencat e fituara në lëndët me zgjedhje.
Ky provim përmbyll një rrugëtim të gjatë përkushtimi, pune dhe sakrificash. Nesër, le të respektojmë me korrektësi rregullat dhe procedurat, duke garantuar një proces të drejtë dhe me integritet.
Së bashku përmbyllim një etapë të rëndësishme, që ju bën krenarë ju, familjet dhe mësuesit tuaj.
Suksese! 🌟🎓📚

21/06/2026
19/06/2026

🔴NJOFTIM I RËNDËSISHËM - 👩‍🎓📝

📌 Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore 📚🏫

🔗 Klikoni në link për të parë vlerësimet:https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf

19/06/2026

Shkolla 9-vjeçare “Abdyl Paralloi” ,Elbasan zgjodhi një mënyrë të veçantë për të mirëpritur nxënësit e klasave të IX-ta në ditën e provimit të parë zyrtar, atë të Gjuhës Shqipe.
Përmes një panairi simbolik me mesazhe motivuese dhe inkurajuese, stafi i shkollës krijoi një atmosferë pozitive dhe mbështetëse, duke synuar të ulë emocionet dhe stresin e nxënësve, si edhe t’i motivojë ata të japin më të mirën e tyre.
Kjo nismë dëshmon përkushtimin e shkollës në mbështetjen e nxënësve jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në atë emocional, në momente të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.
👏 Urime për këtë iniciativë të bukur dhe frymëzuese!
🌟 Suksese dhe rezultate të shkëlqyera për të gjithë nxënësit në provimet kombëtare!

Want your school to be the top-listed School/college in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Dhimitër Denasi
Korçë
7001