Këshilli i mësimdhënësve në mbledjen e mbajtur më 10.06.2026 zgjodhi nxënëse gjenerate Berina Halimi për vitin 2025/26.
"Punët e mira flasin më shumë se fjalët."
Me përkushtimin, sjelljen dhe suksesin tënd, ke dëshmuar se arritjet e mëdha ndërtohen hap pas hapi. Si nxënëse më e mirë e gjeneratës, je shembull se dija është pasuria që askush nuk mund ta marrë.
Të urojmë që çdo sukses i ardhshëm të jetë një shkallë më shumë drejt ëndrrave të tua. Ec përpara me të njëjtin vullnet, sepse e ardhmja u buzëqesh atyre që punojnë për të. :::
Gjithashtu në këtë mbledhje në veçanti , shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për të gjithë ata mësimdhënës që realizuan orët e hapura , të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Puna e tyre është themeli mbi të cilin ndërtohet dija, karakteri dhe e ardhmja e shoqërisë sonë, e cila u dekorua me mirënjohje dhe një dhuatë simbolike. :::
Shkolla Cajla
E vetmja faqe zyrtare e Shkolles Fillore Cajla
email: [email protected]
Tel: 042 287 147 Shkolla Fillore "ÇAJLA" - 20.10.2010
10/06/2026
Sot përcjellim një gjeneratë të mrekullueshme nxënësish, të cilët me punën, energjinë dhe buzëqeshjet e tyre lanë gjurmë në shkollën tonë. Ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin dhe realizimin e çdo ëndrre. Kudo që të shkoni, mbani me vete vlerat dhe kujtimet më të bukura të këtyre viteve.
Në përmbyllje të këtij viti shkollor, shprehim kënaqësinë dhe krenarinë për realizimin e suksesshëm të orës së hapur me klasat e pesta nga mësimdhënëse Mirzana Xhemaili dhe nga përfaqsuesja e korpusit të paqes Jane Doodge në lëndën Gjuhë Angleze me temë:"Folja" Këto aktivitete dëshmuan përkushtimin e mësimdhënësve, kreativitetin dhe angazhimin e nxënësve në procesin mësimor.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për punën, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre. Urojmë që sukseset dhe përvojat e fituara gjatë këtij viti të jenë nxitje për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Në ciklusin e orëve të hapura për këtë vit shkollor ,në shkollën tonë me sukses u realizua orë e hapur nga lënda e Informatikës me mësimdhënësen Ardita Aliji e cila bëri korelacion me Fizikën me mësimdhënëse Xhejlane Abazi dhe Matematikën me mësimdhënëse Luljeta Aliu me temë:" Matja e temperaturës" duke përdorur pajisjen Micro:bit.
Nxënësit programuan Micro:bit-in për të matur dhe shfaqur temperaturën, duke analizuar të dhënat e fituara dhe duke i paraqitur ato në mënyrë grafike. Gjatë aktivitetit, nga lënda e informatikës , ata zbatuan njohuri nga Fizika për temperaturën dhe njësitë matëse, si dhe njohuri matematikore për krahasimin, përpunimin dhe interpretimin e rezultateve.
Ora u karakterizua nga pjesëmarrje aktive, bashkëpunim dhe përdorim kreativ i teknologjisë, duke treguar rëndësinë e ndërlidhjes së lëndëve mësimore në zhvillimin e kompetencave të nxënësve.
Vizite Krujes historike.
Vizita u realizuar nga nxenesit e klasave 9-ta, te cilet vizituan Kalane e Krujes, muzeun e heroit ton kombëtar Skendebeut. Ku u njoftuan me historin dhe zhvillimin Principatave shqiptare te cilat arriten deri te unifikimi i tyre qe rezultoi me Kuvendin e Lezhës. Betejat e Skenderbeut gjate periudhes ne te cilen ai udhehoqi si mbret i Arberise.
🎈🎉 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎉🎈
Në Shkollën Çajla, kjo ditë u shënua me aktivitete të larmishme, lojëra argëtuese, këngë, vizatime dhe momente të bukura që sollën buzëqeshje në fytyrat e nxënësve tanë.
Përmes këtyre aktiviteteve, fëmijët patën mundësinë të shprehin kreativitetin, talentin dhe gëzimin e tyre, duke e bërë këtë ditë të veçantë dhe të paharrueshme.
Falënderojmë të gjithë mësuesit, nxënësit për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti të bukur.
Fëmijët janë pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë. Urojmë që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me dashuri, lumturi dhe suksese!
❤️ Gëzuar Festën e 1 Qershorit! ❤️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Gostivar