Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum

Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum

Share

Forumi Rinor Islam është organizatë rinore joqeveritare, e themeluar më 05.07.2000!

Photos from Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum's post 21/06/2026

U PËRMBYLL ME SUKSES SHKOLLA VERORE 2026 E FRI SHKUP

Me një ceremoni përmbyllëse të mbajtur sot në ambientet e Qendrës Rinore të Forumit Rinor Islam - Dega Shkup, u përmbyll me sukses Shkolla Verore 2026, e dedikuar për nxënës dhe studentë.

Programi përmbyllës filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani Famëlartë nga hafizi Afan Nuhiju, ndërsa më pas të pranishmit i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam - Dega Shkup, Afrim Demiri, i cili vlerësoi lart interesimin dhe angazhimin e të rinjve gjatë gjithë aktivitetit.

Në vijim, me fjalët e tyre përshëndetëse pjesëmarrësve iu drejtuan edhe kryetari i Forumit Rinor Islam në nivel republikan, Abdulhamid Mustafa, si dhe kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, hoxhë Rufat Sherifi. Në mesazhet e tyre, ata theksuan rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, formimit të personalitetit të riut mbi vlera islame dhe nevojën për investim në dije, vetëdijesim dhe zhvillim personal.

Gjatë katër ditëve të shkollës, të rinjtë ndoqën ligjërata dhe punëtori me tema aktuale që trajtuan kulturën e krahasimit, suksesin në këndvështrimin islam, vetëzhvillimin, luftën me nefsin, përballjen me dështimin dhe planifikimin e së ardhmes. Programi synoi të nxisë reflektimin, zhvillimin personal dhe forcimin e vlerave islame tek të rinjtë.

Një moment i veçantë i ceremonisë ishte shfaqja e videos përmbledhëse, e cila rikujtoi çastet më të bukura dhe përvojat e përjetuara gjatë këtij rrugëtimi edukativ.

Në fund u bë shpërndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa secili prej tyre u pajis edhe me një kopje të librit “I riu nën hijen e Arsh*t”.

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup falënderon të gjithë ligjëruesit, bashkëpunëtorët, vullnetarët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në realizimin me sukses të Shkollës Verore 2026.

Shkup, 21 qershor 2026

Photos from Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum's post 21/06/2026

SHKOLLA VERORE 2026 VIJON ME WORKSHOPE PRAKTIKE PËR ZHVILLIMIN E TË RINJVE

Në kuadër të Shkollës Verore 2026, të organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, u realizua me sukses edhe dita e tretë e programit, e cila u karakterizua nga aktivitete interaktive dhe diskutime frymëzuese për rininë.

Takimi filloi me leximin e ajeteve nga Kurani Famëlartë nga hafizi Tarik Alija, duke sjellë një atmosferë të mbushur me qetësi dhe reflektim.

Ndryshe nga ditët paraprake, programi i sotëm u zhvillua në formën e workshopeve, ku pjesëmarrësit patën mundësi të përfshihen aktivisht në diskutime dhe ushtrime praktike. Workshopi i parë, me temën “Mos u dorëzo pas dështimit!”, u udhëhoq nga Ariton Rama, i cili foli për sfidat që hasen gjatë rrugës drejt suksesit dhe rëndësinë e këmbënguljes përballë pengesave.

Më pas, të rinjtë morën pjesë në workshopin “Projekto të ardhmen tënde – Ku e sheh veten pas 10 viteve?”, të udhëhequr nga Leonard Kaja. Përmes këtij sesioni, pjesëmarrësit u nxitën të mendojnë për objektivat e tyre afatgjata dhe të ndërtojnë plane konkrete për realizimin e tyre.

Atmosfera dinamike dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve e bënë këtë ditë një mundësi të vlefshme për shkëmbim idesh, vetëreflektim dhe motivim. Mesazhet kryesore të ditës u përqendruan te mosdorëzimi përballë vështirësive dhe rëndësia e planifikimit të jetës me vizion dhe përgjegjësi.

Me këtë aktivitet u përmbyll edhe dita e tretë e Shkollës Verore 2026, ndërsa pjesëmarrësit do të mblidhen nesër në ceremoninë përmbyllëse, ku do të kurorëzohet ky rrugëtim edukativ me ndarjen e certifikatave dhe rikujtimin e momenteve më të bukura të programit.

Shkup, 20 qershor 2026

Photos from Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum's post 19/06/2026

TË RINJTË VAZHDOJNË RRUGËTIMIN E DIJES NË SHKOLLËN VERORE 2026

Shkolla Verore 2026, e organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, vijoi sot aktivitetet e saj me një program të pasur edukativ dhe motivues, duke mbledhur sërish dhjetëra të rinj në Qendrën Rinore të FRI Shkup.

Takimi i ditës së dytë nisi me leximin e ajeteve nga Kurani Famëlartë nga hafizi Hamza Neziri, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ligjëratën e parë, hoxhë Fevzi Musliu trajtoi temën “Suksesi në këndvështrimin islam: Balancimi mes dynjasë dhe ahiretit”. Gjatë ligjëratës u diskutua mbi konceptin e suksesit sipas mësimeve islame, rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit në jetë dhe ndërtimin e një vizioni që përfshin si përgjegjësitë tokësore ashtu edhe synimet shpirtërore.

Më pas, psikologia Haxhere Aliu mbajti ligjëratën me temën “Si të bëhesh versioni më i mirë i vetes?”, ku trajtoi konceptin e “vetes” nga këndvështrimi etimologjik, filozofik, psikologjik dhe sociologjik. Në pjesën përmbyllëse, ajo u ndal te rëndësia e rikthimit te natyra primordiale e njeriut dhe kodi shpirtëror i dhuruar nga Krijuesi, duke ndarë gjithashtu metoda praktike për zhvillim personal dhe vetëpërmirësim.

Përmes temave të trajtuara, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi sfidat e përditshme, të shkëmbejnë mendime dhe të përfitojnë njohuri që ndihmojnë në formimin e tyre si individë të dobishëm për veten dhe shoqërinë.

Me energji pozitive dhe interes të vazhdueshëm nga të rinjtë, dita e dytë e Shkollës Verore 2026 u mbyll me sukses, ndërsa programi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të reja, punëtori praktike dhe tema të rëndësishme për rininë.

Shkolla Verore 2026 – një hapësirë ku dija, edukimi dhe zhvillimi ecin së bashku.

Shkup, 19 qershor 2026

Photos from Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum's post 18/06/2026

FILLOI SHKOLLA VERORE E FRI SHKUP

Sot, në ambientet e Qendrës Rinore të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, filloi me sukses Shkolla Verore 2026, duke mbledhur një numër të madh të rinjsh të etur për dije, zhvillim personal dhe angazhim shoqëror.

Programi u hap me leximin e ajeteve kuranore nga hafizi Hamza Neziri, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore.

Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i FRI Shkup, z. Afrim Demiri, i cili theksoi rëndësinë e investimit në rininë dhe edukimin e saj, duke nënvizuar se FRI Shkup do të vazhdojë të krijojë hapësira ku të rinjtë mund të mësojnë, të zhvillohen dhe të kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.

Ligjërata e parë u mbajt nga Prof. Dr. Qufli Osmani, me temën “Kultura e krahasimit - A po e jetojmë jetën tonë apo jetën e të tjerëve?”, ku përmes analizave, shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive u trajtua një nga sfidat më të mëdha të të rinjve në kohën moderne.

Më pas, hoxhë Mevlan Abazi ligjëroi mbi temën “Lufta më e madhe - Lufta me nefsin”, duke sjellë mësime nga Kurani Fisnik dhe jeta e Pejgamberit Muhamed ﷺ, e duke theksuar rëndësinë e edukimit të shpirtit dhe përmirësimit të vetvetes.

Shkolla Verore do të vazhdojë edhe në tri ditët në vijim me ligjërues të njohur, tema aktuale dhe aktivitete të ndryshme edukative.

Dita e parë përfundoi me sukses. Rrugëtimi vazhdon!

Shkup, 18 qershor 2026

Photos from Forumi Rinor Islam - Islamic Youth Forum's post 18/06/2026

SI TA GJEJ DREJTIMIN TIM NË JETË?

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe zhvillimore me bursistët, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë realizoi takimin e fundit të këtij cikli me temën “Si ta gjej drejtimin tim në jetë?”.

Ligjërata u realizua nga znj. Sabrie Tefiki, e cila trajtoi rëndësinë e njohjes së vetvetes, vendosjes së objektivave dhe orientimit të jetës mbi vlera të shëndosha. Përmes këshillave praktike dhe diskutimit interaktiv, bursistët u inkurajuan të reflektojnë mbi potencialin e tyre dhe të ndërtojnë një vizion të qartë për të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, duke shërbyer si një mundësi e mirë për shkëmbim mendimesh dhe përfitim njohurish të dobishme për jetën personale dhe profesionale të të rinjve.

Tetovë, 17 qershor 2026.

17/06/2026

APLIKIMET JANË MBYLLUR!

Me kënaqësi ju njoftojmë se për Shkollën Verore 2026 kemi pranuar mbi 130 aplikime nga të rinj e të reja që dëshirojnë të investojnë në zhvillimin e tyre personal, shpirtëror dhe shoqëror.

Falënderojmë secilin për besimin, interesimin dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij programi edukativ dhe motivues.

Numri i madh i aplikimeve është dëshmi e nevojës dhe dëshirës së të rinjve për të mësuar, reflektuar dhe për t’u zhvilluar vazhdimisht.

Shihemi më 18–21 Qershor 2026 në Shkup!

16/06/2026

1448 – Viti i Ri Hixhri

Një vit u mbyll.
Një tjetër po fillon.

Mes këtyre dy çasteve qëndron një pyetje:

Çfarë po marrim me vete në këtë udhëtim të ri?

1447 ishte dëshmitar i lutjeve tona, përpjekjeve tona, gabimeve tona dhe pendimeve tona. Çdo moment është regjistruar tek Allahu.

Sot nuk është vetëm ndërrim i një numri në kalendar.
Është një ftesë për reflektim.
Një mundësi për t’u kthyer më afër Allahut.
Një fillim i ri për zemrën.

“O Allah, bëje këtë vit më të mirë se ai që lamë pas, na fal mangësitë tona dhe na udhëzo në atë që të kënaq Ty.”

Qoftë 1448H një vit i mbushur me iman, sinqeritet, bereqet, dije të dobishme dhe afërsi me Krijuesin.

Amin!

15/06/2026

Një shkëputje e shkurtër nga ligjërata e hoxhë Hasan Baftijarit në kuadër të ciklit “Në gjurmët e Muhammedit ﷺ”.

Want your school to be the top-listed School/college in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Çairska, 1
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:30 - 16:00
Tuesday 09:30 - 16:00
Wednesday 09:30 - 16:00
Thursday 09:30 - 16:00
Friday 09:30 - 16:00