📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT
Njoftohen të gjithë maturantët e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore në sesionin e qershorit 2026 nga lënda e Gjuhës Angleze, se më 06.06.2026 (e shtunë) duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në ora 08:00, duke respektuar të gjitha rregullat dhe protokollet e parapara për zhvillimin e Maturës Shtetërore.
Listat e nxënësve për provimin ekstern, së bashku me numrat e vendeve të caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.
Me vete obligativisht duhet të keni:
✔ Letërnjoftimin ose pasaportën;
✔ Dy stilolapsa.
Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshirojnë shumë suksese në provim!
Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shmqsh "Zef Lush Marku" - Shkup, High School, Rr. “Llazo Trpovski” pa nr. Shkup-Veri, Skopje.
Klasa DSD
05/06/2026
Takim informues për klasën DSD në SHMQSH “Zef Lush Marku” – Shkup
Në SHMQSH “Zef Lush Marku” u mbajt një takim informues kushtuar klasës DSD (Deutsches Sprachdiplom), me pjesëmarrjen e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve nga shkollat fillore të Shkupit dhe rrethinës.
Takimi u udhëhoq nga Richard Purschwitz, koordinator vendor i programit DSD në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe Hanife Mehmeti, profesoreshë e Gjuhës Gjermane në shkollën tonë. Gjatë prezantimit, të pranishmit u njohën me rëndësinë e programit DSD, përfitimet që sjell certifikimi ndërkombëtar i gjuhës gjermane, si dhe mundësitë e shumta akademike dhe profesionale që ai u ofron nxënësve në të ardhmen.
Pjesëmarrësit shprehën interesim të madh për këtë program, i cili prej vitesh realizohet me sukses në shkollën tonë dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për avancimin e njohurive gjuhësore dhe ndërkulturore.
Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe mirëpresim gjeneratën e re të nxënësve që do t’i bashkohet klasës DSD në SHMQSH “Zef Lush Marku” – Shkup.
LAJMËRIM
Lajmërohen të gjithë nxënësit maturantë të regullt dhe me korrespondencë, se Provimet eksterne të MATURËS SHTETËRORE në afatin e qershorit do të mbahen më:
06.06.2026 - Gjuhë Angleze (Gjuhë Frenge, Gjuhë Gjermane, Matematikë) (e SHTUNË) në ora: 9:00
11.06.2026 - Gjuhë Shqipe dhe Letërsi (e ENJTE ) në ora 9.00
duhet të jeni para shkollës në ORA: 8.00
Listat e nxënësve për provimet eksterne me numrat për vendet e caktuara, janë të publikuara në hyrje të shkollës.
Të gjithë nxënësit me vete duhet të kenë letërnjoftim, ose dokument valid për identifikim dhe dy lapsa kimik.
Drejtoria dhe stafi ju dëshirojnë suksese!
03/06/2026
Njoftim për takim informues lidhur me klasën DSD
Të nderuar mësimdhënës, nxënës, prindër dhe kujdestarë,
Ju njoftojmë se të enjten 04.06.2026, në ora 12:00, në sallën solemne të ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, do të mbahet një takim informues lidhur me klasën DSD (Diploma e Gjuhës Gjermane).
DSD është një certifikatë zyrtare e njohjes së gjuhës gjermane, e lëshuar nga Konferenca e Përhershme e Ministrave të Arsimit dhe Çështjeve Kulturore të Republikës Federale të Gjermanisë (KMK), e cila ofrohet në shkolla të përzgjedhura jashtë Gjermanisë.
Në klasat DSD, nxënësit: • Mësojnë gjuhën gjermane në mënyrë intensive dhe në nivel të avancuar; • Përgatiten për provimin DSD; • Zhvillojnë aftësitë e leximit, dëgjimit, të shkruarit dhe të folurit; • Synojnë arritjen e nivelit DSD II (B2/C1), i cili u mundëson qasje më të lehtë në studimet universitare në Gjermani.
Programi DSD u ofron nxënësve: • Mundësi studimi në Gjermani; • Perspektiva më të mira për arsimim të mëtejshëm; • Pjesëmarrje në programe shkëmbimi dhe bursa ndërkombëtare.
Informacione më të detajuara rreth programit dhe procedurave të regjistrimit do të prezantohen gjatë takimit.
Mirë se vini!
Drejtori: Arben Mehmedi
02/06/2026
Kampion Shtetëror në Boks – Krenari për ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup! 🥊
Me krenari të veçantë ndajmë suksesin e radhës të nxënësve tanë! Nxënësi Abdulkadir Daci, i klasës III-9, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Kampionatin Shtetëror të Boksit, duke fituar vendin e parë në kategorinë e moshës U19.
Ky sukses është fryt i punës së palodhshme, disiplinës, përkushtimit dhe talentit që Abdulkadiri ka dëshmuar vazhdimisht në sportin e boksit. Me paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe shpirtin garues, ai arriti të ngjitet në majën e podiumit dhe të shpallet kampion në konkurrencën shtetërore.
Ky rezultat është një nder jo vetëm për Abdulkadirin dhe familjen e tij, por edhe për shkollën tonë, e cila vazhdon të mbështesë dhe të promovojë zhvillimin e talenteve në fusha të ndryshme, përfshirë sportin.
I urojmë Abdulkadirit suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme dhe jemi të bindur se ai do të vazhdojë të na bëjë krenarë me arritjet e tij.
👏 Urime kampion! 🏆🥊✨
01/06/2026
LAJM I MIRË PËR SHKOLLËN TONË!
ShMQSh "Zef Lush Marku" – Shkup, vjen me një sukses të jashtëzakonshëm nga skena ndërkombëtare!
Nxënësja e klasës 1-2, Albina Momçilla, ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar "Art in Kavadarci" (Maqedoni e V.), i cili u mbajt nga 29 deri më 31 maj 2026. Ajo u paraqit në kategorinë pop vokal – niveli IVB, duke marrë 92 pikë dhe duke fituar një DIPLOMË dhe medalje për vendin e parë.
Albina tregoi një zë të pastër, interpretim të pjekur dhe guxim skenik, duke na bërë krenarë jo vetëm shkollën tonë, por edhe prindërit dhe mësuesit e saj. Ky sukses vërteton punën e palodhur të nxënësve tanë dhe angazhimin e mësimdhënësve të degës muzikore.
Urime, Albina! Vazhdo kështu të shkëlqesh! 🎵👏
L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë nxënësit me KORRESPONDENCË, se Afati i muajit QERSHOR do të realizohet si vijon: QERSHOR / 2026
Paraqitja e provimeve më datë: 01 deri më:08. 06. 2026
Provimet me shkrim prej datës: 12. 06. 2026 (e premte)
Provimet me gojë: 12. 06. 2026 (e premte)
Regjistrimi i nxënësve në ShMQSh “ZEF LUSH MARKU” - Shkup,
Për vitin shkollor 2026/27
Në vitin e parë do të regjistrohen 544 nxënës në 16 paralele me mësim në gjuhën shqipe, sipas planeve dhe programeve mësimore për:
-Arsim gjimnazor – 544 nxënës, 16 paralele, minimumi 60 pikë.
AFATI I REGJISTRIMIT NË QERSHOR:
* Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të realizohet më:
12 qershor, nga ora 00:00 deri në ora: 23:59 më 15 qershor 2026, përmes adresës personale elektronike, schools.mk
-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollë do të bëhet më 16 qershor 2026 nga ora 08:00 deri në ora 19:00 dhe më 17 qershor 2026 nga ora 08:00 deri në ora 15:00.
-Lista përfundimtare e rangimit me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, do ta publikohet më 18 qershor 2026, më së voni deri në ora 12:00, në shkollë.
*Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të realizohet më 23 qershor 2026 nga ora 00:00 deri në ora 23:59.
-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të bëhet më 24 qershor 2026 nga ora 08:00 deri në ora 15:00.
-Lista përfundimtare e rangimit me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, do ta publikojmë më 25 qershor 2026, më së voni deri në ora 12:00, në shkollë.
III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM
Pas paraqitjes së suksesshme elektronike, nxënësit në shkollë dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
-fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen nxënësit e gjenerojnë duke shtypur paraqitjen elektronike përmes sistemit të e-shërbimeve);
-dëftesa origjinale nga klasa VI deri në klasën IX;
-diploma për vendin e fituar I, II ose III në gara ndërkombëtare dhe/ose vendin e fituar I në gara shtetërore;
-certifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasysh datën e lëshimit);
-vlerësim për aftësi të kufizuara nga sistemi për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara.
21/05/2026
🏆 SUKSES I JASHTËZAKONSHËM NË GARAT SHTETËRORE TË GJUHËS ANGLEZE! 🇬🇧✨
Me krenari dhe emocion të veçantë ndajmë me ju një tjetër arritje të madhe të nxënësve tanë!
Pas kalimit me sukses të etapave paraprake, nxënëset e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup shkëlqyen edhe në Garat Shtetërore të Gjuhës Angleze, të organizuara nga Shoqata e Mësimdhënësve të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në RMV.
Shkolla jonë arriti të rrëmbejë dy vende të rëndësishme në nivel shtetëror:
🥈 Stina Nuhiji (III-2) – Vendi i dytë
🥉 Genta Beqiri (III-2) – Vendi i tretë
Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, talentit dhe përkushtimit të nxënëseve tona, të cilat me dinjitet përfaqësuan shkollën në një konkurrencë të lartë shtetërore.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për mentoren e tyre, prof. Aroma Sulejmani, për profesionalizmin, përkushtimin maksimal dhe mbështetjen e vazhdueshme që u ka ofruar nxënëseve gjatë gjithë përgatitjeve.
Urime Stinës, Gentës dhe prof. Aromës për këtë sukses të merituar!
ShMQSh “Zef Lush Marku” vazhdon të dëshmojë se është vatër e dijes, suksesit dhe talentit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rr. “Llazo Trpovski” Pa Nr. Shkup-Veri
Skopje
1000