Islami Fj

Islami Fj

Share

Dituri Autentike nga Kur'ani dhe Sunneti, sipas të kuptuarit te Selef ue Salih

12/06/2026
12/06/2026

Protestat nuk janë nga veprat e muslimanëve

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“Feja jonë nuk është fe e kaosit; feja jonë është fe e disiplinës, fe e rregullit dhe fe e qetësisë. Protestat nuk janë nga veprat e muslimanëve dhe as nuk i kanë njohur muslimanët ndonjëherë. Feja Islame është fe e qetësisë dhe e mëshirës; në të nuk ka as kaos, as pështjellim, as nxitje trazirash. Ky është Islami.

Të drejtat arrihen jo me këtë mënyrë, por me kërkesë legjitime dhe nëpërmjet rrugëve të ligjshme. Këto protesta sjellin shumë trazira (fitne), shkaktojnë gjakderdhje dhe shkatërrim pasurie, prandaj këto gjëra nuk lejohen.”

(Exhuibetul-Mufide, Pyetja nr. 98)
Përktheu: Besim Gjelaj

11/06/2026

Protestat nuk lejohen në Islam!

Gjykimi i protestave në Islam:

• Përgjigja:

1. Protestat janë përngjasim me pabesimtarët në mënyrat sesi ata reagojnë kur nuk i pëlqejnë disa prej ligjeve që aprovohen nga prijësit e tyre ndaj tyre, apo i bëjnë ato në shenjë kënaqësie me disa prej atyre ligjeve dhe vendimeve.

2. Protestat janë devijim nga rruga e besimtarëve.

3. Protestat nuk janë rruga legjitime për përmirësimin e gjykimit dhe as për përmirësimin e shoqërisë. Nga këtu e kuptojmë gabimin e gjitha xhematëve dhe gjitha partive islame, të cilët nuk e ndjekin atë që e ka ndjek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në ndryshimin e shoqërisë.

Nuk bëhet ndryshimi i shoqërisë në ligjin e sheriatit me britma, thirrje dhe me protesta, por kjo arrihet me qetësi, duke e përhapur diturinë në mesin e muslimanëve dhe duke i edukuar ata në Islam, kështu që kjo edukatë t’i jep frytet e veta qoftë edhe pas një kohë të gjatë.

Metodat e edukimit në sheriatin islam ndryshojnë plotësisht nga metodat e edukimit në vendet jobesimtarë!

~ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!

| Burimi: Fetawa Xhiddeh, Kaseta 12; minuta 3-22:30 është përgjigja e plotë, kurse kjo është vetëm shkurtimisht nga vajza e shejh Albanit, Sukejna |.

Përktheu: Besim Gjelaj

Want your school to be the top-listed School/college in Deçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Deçan
51000