Shejkh - IMAM Albani

Shejkh - IMAM Albani

Share

Ai u lind në vitin 1914 në Shkodër të Shqipërisë. Imam Albani është prej Imamëve të Ehli-Sunnetit dhe muhadith i shek.20

12/06/2026
11/06/2026

Protestat nuk lejohen në Islam!

Gjykimi i protestave në Islam:

• Përgjigja:

1. Protestat janë përngjasim me pabesimtarët në mënyrat sesi ata reagojnë kur nuk i pëlqejnë disa prej ligjeve që aprovohen nga prijësit e tyre ndaj tyre, apo i bëjnë ato në shenjë kënaqësie me disa prej atyre ligjeve dhe vendimeve.

2. Protestat janë devijim nga rruga e besimtarëve.

3. Protestat nuk janë rruga legjitime për përmirësimin e gjykimit dhe as për përmirësimin e shoqërisë. Nga këtu e kuptojmë gabimin e gjitha xhematëve dhe gjitha partive islame, të cilët nuk e ndjekin atë që e ka ndjek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në ndryshimin e shoqërisë.

Nuk bëhet ndryshimi i shoqërisë në ligjin e sheriatit me britma, thirrje dhe me protesta, por kjo arrihet me qetësi, duke e përhapur diturinë në mesin e muslimanëve dhe duke i edukuar ata në Islam, kështu që kjo edukatë t’i jep frytet e veta qoftë edhe pas një kohë të gjatë.

Metodat e edukimit në sheriatin islam ndryshojnë plotësisht nga metodat e edukimit në vendet jobesimtarë!

~ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!

| Burimi: Fetawa Xhiddeh, Kaseta 12; minuta 3-22:30 është përgjigja e plotë, kurse kjo është vetëm shkurtimisht nga vajza e shejh Albanit, Sukejna |.

Përktheu: Besim Gjelaj

17/05/2026

Tekbiret - Dhikri i teshrikut (gjatë ditëve të Bajramit) dhe Dhul-Hixh-xhes.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë:

* Pyetja:

Si është gjykimi i tekbirit të përcaktuar pas namazëve, a thuhet para dhikrit legjitim të përditshëm apo fillimisht bëhet dhikri?

* Përgjigja:

Nga dituria që kemi nuk di diçka që e mbështet bërjen e tekbirëve në fund të namazit gjatë ditëve të bajramit. Pra, nuk ka periudhë të caktuar në sunet!

Por, tekbiri është nga shenjat e këtyre ditëve. Gjithashtu e kam bindjen së bërja e tyre në fund të namazëve është çështje e shpikur dhe nuk ka qenë e pranishme në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kështu që përgjigja është e pa kundërshtueshme që bërja e dhikrit të njohur fillimisht në fund të namazit është sunet. Kurse, tekbiret lejohen në çdo kohë.

| elHuda uenNur, Kaseta nr.392 |.

* Pyetja:

A është i përcaktuar tekbiri gjatë ditëve të teshrikut (bajramit) që të bëhet në fund të namazëve?

* Përgjigja:

Jo, nuk është i përcaktuar, ngase përcaktimi është nga bidatet, por tekbiri bëhet në çdo kohë gjatë ditëve të teshrikut.

* Pyetja:

E gjatë dhjetë ditëve?!

* Përgjigja:

Edhe gjatë dhjetë ditëve (të Dhul-Hixh-xhes) njësoj veprohet!

| elHuda uenNur, Kaseta nr.410 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

12/05/2026

Nuk ka bashkim në të kotën!

Pyetësi thotë:

Të bashkohemi duke qenë në gabim është më mirë sesa të përçahemi duke qenë në të vërtetën; jo çdo e vërtetë është e saktë dhe jo çdo e kotë është gabim?

Përgjigjja:

Kjo është fjalë poetike dhe imagjinare.

Çfarë dobie ka bashkimi duke qenë në gabim? Dhe çfarë dëmi ka ndarja, nëse disa janë në të vërtetën e disa janë në gabim?

Zoti ynë, i Plotfuqishëm, thotë: فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا الضَّلَال

“E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes?” (Jnus 32).

Dhe thotë: وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ (١١٨) إِلَّا مَنْ رَحِمَ رَبُّك (١١٩)

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt.” (Hud 118–119).

Dhe hadithi i njohur – e ky, në realitet, sipas mendimit tim, është goditje shkatërruese për shpinën e grupeve islame që nuk kapen pas metodologjisë sunite selefije – është:

“Hebrenjtë u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe; të krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe; ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha janë në Zjarr përveç njërës.”

Thanë:

Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?

Ai tha:

Ajo është xhemati.

Në një transmetim tjetër tha:

“Ajo që i përmbahet asaj në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”

Pra, kjo fjalë bie ndesh me Kur’an-in, bie ndesh me Sunetin dhe bie ndesh me logjikën.

Si mund të jetë bashkimi duke qenë në gabim më i mirë sesa ndarja duke qenë në të vërtetën?! Disa janë në të vërtetën dhe disa janë në gabim!

Së pari, kjo është diçka që Allahu e ka lejuar të ndodhë me caktimin e Tij.:

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme.” (Hud 118).

Së dyti, ky është lajmi i të Dërguarit të pagabueshëm salAllahu alejhi ue selem, se umeti do të ndahet më shumë sesa u ndanë hebrenjtë dhe të krishterët. Dhe vetëm një grup prej këtyre shtatëdhjetë e tri grupeve është në të vërtetën, ndërsa të tjerët janë në të kotën.

Prandaj, atij që e thotë këtë fjalë, duke qenë e qartë pavlefshmëria e saj, i thuhet: هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

“Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” (Bekare 111).

Dhe nuk ka nevojë të thuhet më shumë se kaq.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Huda uen-Nur, Nr. 310)
Përktheu: Besim Gjelaj

11/05/2026

Dalja e gruas e parfumosur nga shtëpia

Ebu Hurejra radijAllahu anhu takoi një grua të parfumosur dhe i tha:

Ku po shkon, o robëreshë e të Fuqishmit?

Ajo tha:

Në xhami.

Ai tha:

Për të je parfumosur?

Ajo tha:

Po.

Ebu Hurejra tha:

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Çdo grua që del nga shtëpia e saj e parfumosur, duke dashur të shkojë në xhami, Allahu i Madhëruar nuk ia pranon namazin derisa të kthehet dhe të lahet prej atij parfumi, ashtu siç lahet nga xhunubllëku.” (Musnedi i imam Ahmedit).

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nëse kjo është e ndaluar për atë që dëshiron të shkojë në xhami, atëherë si është gjykimi për atë që dëshiron të shkojë në tregje, rrugica dhe rrugë? Pa dyshim, kjo është edhe më e ndaluar dhe mëkat më i madh.”

Ibën Haxher el-Hejtemi ka përmendur në librin Ez-Zeuexhir se dalja e gruas nga shtëpia e saj e parfumosur dhe e zbukuruar është prej mëkateve të mëdha, edhe nëse burri i saj ia lejon këtë. Këto hadithe janë të përgjithshme dhe përfshijnë të gjitha kohët.

(Muhtesar Xhilbab el-Mer’eti el-Muslimeh, f. 44)
Përktheu: Besim Gjelaj

03/05/2026

Varfëria e Shejh Albanit dhe përkushtimi i tij ndaj dijes
“Nga mundimi i madh dhe varfëria e rëndë që përjetonte shejhu ishte edhe fakti se ai nuk posedonte as një fletë që ta blinte për ta mbushur me atë dije që Allahu i Lartësuar ia kishte dhuruar. Prandaj, ai shëtiste nëpër rrugë dhe rrugica duke kërkuar letra të rëna andej-këtej, që të shkruante në anën e pasme të tyre. Kjo sepse ana e përparme e letrës zakonisht ishte e shkruar: ose ndonjë ftesë për hapjen e një ekspozite, ose për një dasmë, ose ndonjë reklamë për ndonjë prodhim.

Shejhu më ka treguar disa nga librat e tij dorëshkrim, të cilët ishin shkruar në këto letra; dhe shumicës prej tyre u ishin grisur skajet dhe u ishin shkëputur pjesë.

Njëherë më tha: ‘Unë i blija letrat “mbeturina malli” me peshë, për shkak se ishin të lira.’”

(Hajatul-Alabani ue atharuhu 1/43)

Përktheu: Besim Gjelaj

Abdur-Rahman Mema 24/04/2026

Abdur-Rahman Mema 16 likes. "Sekreti i fitores dhe shkaku i poshtërimit! Shejkh el-Albani - shejkh el-Uthejmin - shejkh Ibnu Baz"

Want your school to be the top-listed School/college in Deçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Deçan
51000