SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik

SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik

Share

Kjo faqe është hapur me qëllim që t'i njoftoj të gjithë nxenësit, mësimdhënësit dhe prindërit?

Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 05/06/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, nxënësit e klasave të treta realizuan aktivitete edukative duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj natyrës.🌍🌿

”Të kujdesemi për natyrën, të mbajmë pastër ambientin dhe të kontribuojmë për një planet të gjelbër dhe të shëndetshëm”

Mbrojtja e natyrës është e drejtë e secilit prej nesh!

Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 01/06/2026

🎈🌈 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🌈🎈

Sot në shkollën tonë festuam me shumë gëzim, buzëqeshje dhe aktivitete kreative Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nxënësit morën pjesë në lojëra argëtuese, aktivitete edukative dhe momente të veçanta në këndet e lojërave, ku shfaqën kreativitetin, bashkëpunimin dhe energjinë e tyre pozitive. Për ta bërë këtë ditë edhe më të bukur, fëmijët u surprizuan me dhurata simbolike dhe shumë dashuri.

Fëmijët janë drita e së ardhmes sonë. Le të vazhdojmë t’i mbështesim, t’i edukojmë dhe t’u krijojmë kujtime të lumtura çdo ditë.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! ❤️🎉

Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 29/05/2026

Pas suksesit të arritur në nivel Komunal me punimet e nxënësve tanë , sot shkolla jonë me krenari përfaqsoi Komunën e Drenasit në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në aktivitetin për shënimin e Ditës Botërore pa Duhan.

Nxënësit tanë prezantuan punimet e tyre me përkushtim dhe kreativitet, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për vetëdijesimin kundër rreziqev të duhanit . Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe për të fuqizuar rolin e të rinjve në luftën kundër varësive .

Falenderojmë Komunën e Drenasit për vlerësimin e tyre .

Një falenderim i veçantë shkon për nxënësit tanë :
Aela Thaçi
Erjola Obrija
Laura Thaqi
si dhe për Mësimdhënësin e Artit Arton Spahiu për punën dhe përkushtimin e tij .

Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 28/05/2026

Një urim të ngrohtë sot, me plot zemër, shpërndaj për nxënësit e mi në festën e tyre të parë të Abetares.
Uroj që shkronjat që mësuam bashkë të jenë gurthemeli i çdo suksesi në jetë!
Secilit vogëlush e vogëlushe, mësuesi i uron shëndet para së gjithash, pastaj një rrugëtim të mbarë në jetë dhe në karrierë. Do të jem përherë duartrokitësi i parë i sukseseve që do të arrini.

14/05/2026
Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 14/05/2026

Një ditë e veçantë mësimore për nxënësit tanë!

Sot nxënësit e KL.IV-V patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë edukative dhe frymëzuese, ku vizituan ekspozitën speciale të inspiruar nga teknologjia e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Përmes kësaj eksperience, ata eksploruan botën e planetëve, gjithësisë dhe teknologjisë hapësinore, duke zgjeruar njohuritë e tyre në mënyrë praktike dhe argëtuese. 🚀🪐

Më pas, vizita vazhdoi në Galerinë e Arteve “Flori”, ku nxënësit u njohën me vepra artistike të ndryshme dhe patën mundësinë të zhvillojnë më tej kreativitetin dhe ndjeshmërinë e tyre artistike. 🎨

Këto aktivitete janë një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur njohuritë teorike me përvojat konkrete, duke e bërë mësimin më tërheqës dhe më kuptimplotë për nxënësit tanë.

09/05/2026

Përmbledhje nga loja e djeshme e volejbollit, që na solli titullin Kampion për shkolla fillore në Republikën e Kosovës.

Gëzuar!🏐🥇

Photos from SHFMU "Hasan Prishtina" Llapushnik's post 05/05/2026

Gëzuar Dita e Shkollës!

Në ambientet e shkollës sonë u shënua 35 vjetori i Pavarësimit të Shkollës.

E filluar me himin kombëtar e duke vazhduar me fjalimin e drejtorit të shkollës.
Me fjalë rasti na nderoi edhe drejtori i DKA-së z. Muhamet Gjoka.
U nderuan me mirënjohje ish drejtorët e shkollës, veteranët e ata që kontribuan për ndërtimin e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për të arriturat e tyre.

E vazhduam me program kulturor-artistik të përgatitur nga mësimdhënësja e muzikës.
Bashkë po ndajmë disa foto nga kremtimi i Ditës së Shkollës.
Në fund patëm një koktej për të ftuarit.
E falënderojmë foto "Egzoni" për foto.

Urime të gjithëve Dita e Shkollës!
Suksese gjithmonë!

Want your school to be the top-listed School/college in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Drenas
13000