NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË IX-TA
Të dashur nxënës,
Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë 2026 do të mbahet më 26 qershor 2026 (e premte), duke filluar nga ora 10:00.
Sipas planifikimit të DKA-së, nxënësit e klasave të IX-ta të shkollës sonë do ta zhvillojnë testin në Qendrën e Testimit – SHFMU “Rasim Kiçina”
Lusim të gjithë nxënësit që të paraqiten në qendrën e testimit jo më vonë se ora 09:30, në mënyrë që deri në ora 09:45 të jenë të sistemuar në klasat përkatëse dhe të gatshëm për fillimin e testit.
Nxënësit duhet:
Të kenë me vete një dokument identifikimi dhe të paraqiten me kohë në qendrën e testimit.
Ju urojmë suksese dhe rezultate sa më të mira në Testin e Arritshmërisë!
Me respekt
Drejtoria e Shkollës
“Rasim Kiçina”
SHFMU "Rasim Kiçina" Drenas
SHFMU,,Rasim Kiçina" është një institucion edukativo arsimor i cili ofron tri nivele:
Niveli 0:
15/06/2026
✨FESTA E ABETARES✨
Festa e Abetares është një nga momentet më të bukura në rrugëtimin shkollor të nxënësve tanë. Me shumë gëzim, emocion dhe krenari, nxënësit e klasës I-4, së bashku me mësimdhënësen Jehona Gara, shënuan këtë festë të veçantë, duke treguar njohuritë dhe talentin e tyre.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të pandërprera në rrugën e dijes!
https://youtu.be/pZMDnTpCKsQ?si=9F6-_bEHiKNIiGMc
NJOFTIM
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindë
Ju njoftojmë se në oborrin e shkollës është hapur një pus, me iniciativën e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Hoxhë Valon Bequku, dhe me donacionin e z.Eset Nika dhe znj.Halime Nika, për të ndihmuar shkollën në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga mungesa e ujit nga ujësjellësi.
Megjithëse pusi është funksional dhe do të përdoret për nevojat teknike të shkollës, uji i tij NUK DUHET TË PËRDORET PËR PIJE deri në përfundimin e analizave dhe verifikimit të cilësisë së tij nga institucionet përkatëse.
Aktualisht, në pus është vendosur klor për pastrim dhe dezinfektim, por ende nuk kemi konfirmim zyrtar nëse uji është i sigurt për konsum.
Prandaj kërkojmë nga
Mësimdhënësit të njoftojnë dhe të këshillojnë nxënësit që të mos pinë ujë në çezme gjatë qëndrimit në shkollë.
Prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe t’i udhëzojnë që të mos e përdorin ujin për pije.
Nxënësit të respektojnë udhëzimet e shkollës deri në një njoftim tjetër.
Uji nga pusi i shkollës do të përdoret vetëm për pastrim dhe nevoja të tjera teknike derisa të sigurohemi se ai i plotëson standardet për konsum.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës
10/06/2026
✨ FESTA E ABETARES✨
Me emocione dhe buzëqeshje, nxënësit e klasës I-1 shënuan Festën e Abetares, një moment të veçantë që simbolizon përfundimin e hapit të parë drejt botës së dijes.
Përmes këngëve, recitimeve dhe vallëzimeve të ndryshme, nxënësit treguan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij rrugëtimi të bukur.
Falenderim i veçantë për mësimdhënësen Mimoza Sylejmani, për përkushtimin kreativitetin dhe organizimin e festës.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të pafundme në rrugën e tyre drejt diturisë!
Abetarja na hapi derën e dijes, ndërsa libri do të mbetet miku ynë më i mirë.
08/06/2026
✨FESTA E ABETARES✨
Nxënësit e klasës I-3 festuan me gëzim Festën e Abetares, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre shkollor.
Me ndihmën dhe përkushtimin e mësimdhënëses Violeta Qorri Haxhiu, ata treguan njohuritë e fituara dhe emocionet e kësaj dite të veçantë.
Urime nxënësve për suksesin dhe shumë suksese në vazhdim!
Festa e Abetares 2026 - Klasa l/3 mësuesja: Violetë Qorri Haxhiu- SHFMU " Rasim Kiçina" - Drenas Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
04/06/2026
Nxënësit e klasës V-1, me mësimdhënësen Leonora Haradini-Gjoka, vizituan Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës dhe morën pjesë në aktivitete edukative nga fusha e astronomisë. 🔭✨
02/06/2026
Piknik me rastin e 1 Qershorit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit e klasës të tretë me mësuese Albulena Elshanin kaluan një ditë të këndshme. Përmes lojërave, argëtimit dhe shoqërimit, fëmijët festuan këtë ditë të veçantë me buzëqeshje dhe gëzim.
Ky piknik ishte një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë, bashkëpunimin dhe dashurinë për natyrën.
01/06/2026
Dita Olimpike në SHFMU “Rasim Kiçina”
Në kuadër të shënimit të Ditës Olimpike, në SHFMU “Rasim Kiçina” u organizuan aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative. Në këtë ngjarje morën pjesë 50 nxënës, tre mësimdhënës dhe drejtoresha e shkollës.
Gjatë ditës, nxënësit u përfshinë në lojëra të ndryshme tradicionale dhe sportive, si Guri vendosur prapa shpines, Hajni dhe Polici, tërheqja e litarit dhe aktivitete të tjera argëtuese. Këto lojëra nxitën bashkëpunimin, frymën sportive dhe respektin mes nxënësve.
Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi i aktivitetit fizik, miqësisë dhe vlerave olimpike. Të gjithë pjesëmarrësit kaluan një ditë të këndshme, të mbushur me argëtim, energji pozitive dhe gara të shëndetshme sportive. 🏅⚽️🎉
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
"Xhevat Demaku"
Drenas
13000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:30 |
| Tuesday | 08:00 - 17:30 |
| Wednesday | 08:00 - 17:30 |
| Thursday | 08:00 - 17:30 |
| Friday | 08:00 - 17:30 |