12/06/2026
🌟 KAMPI VEROR 2026 – NJË VERË PLOT ZBULIME, MIQËSI DHE ARGËTIM! 🌟
Po kërkoni një vend ku fëmija juaj mund të mësojë, të argëtohet, të krijojë miqësi të reja dhe të zhvillojë aftësi të vlefshme për jetën?
Kampi Veror 2026 është vendi ideal për një verë aktive dhe të paharrueshme!
📅 06 Korrik – 31 Korrik 2026
🕘 09:00 – 15:00
👧👦 Për fëmijë dhe të rinj nga 6 deri në 16 vjeç
Gjatë kampit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë botën e teknologjisë, artit, sportit dhe edukimit përmes aktiviteteve të planifikuara nga një staf i përkushtuar dhe profesionist.
✨ Çfarë i pret fëmijët?
💻 Edukim digjital dhe zhvillim i aftësive teknologjike
🎨 Punëtori kreative dhe aktivitete artistike
⚽ Lojëra dhe aktivitete sportive
📚 Aktivitete edukuese dhe zhvilluese
🤝 Nxitje e bashkëpunimit, vetëbesimit dhe kreativitetit
🚌 Çdo javë do të organizohen vizita dhe aktivitete jashtë Drenasit, duke u ofruar fëmijëve eksperienca të reja, aventura dhe mundësi për të mësuar përmes eksplorimit.
✅ Regjistrim javor ose mujor
📞 Informata dhe regjistrime:
+383 48 222 686
🌞 Le t’ua dhurojmë fëmijëve një verë që do ta kujtojnë gjatë – plot buzëqeshje, aventura, njohuri dhe kujtime të bukura!
Vendet janë të kufizuara. Regjistrohu tani!
26/05/2026
Sot, drejtoresha e Smart Academy së bashku me gjysmëfinalisten Valentina Pirraku dhe finalisten Elsa Xhemajli nga gara ndërkombëtare HIPPO English Language Olympiad morën pjesë në emisionin Bon Bon në RTV 21, në një bisedë të këndshme me gazetaren Edona Demiqi Haxhiu.
Folën për rëndësinë e garave ndërkombëtare, motivimin e nxënësve dhe suksesin e jashtëzakonshëm që po korrin të rinjtë tanë duke përfaqësuar me krenari Drenasin në arenën ndërkombëtare.
Ishte kënaqësi dhe privilegj të ndajmë këtë rrugëtim frymëzues dhe të tregojmë se puna, përkushtimi dhe besimi tek fëmijët sjellin rezultate të mëdha. 🌟
21/05/2026
Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë të ndajmë këtë storie suksesi! 🌟
Nga mbi 107 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota të garës ndërkombëtare HIPPO English Language Olympiad, vetëm rreth 1500 nxënës kanë arritur të sigurojnë vendin në gjysmëfinale.
Në mesin e tyre, Kosovën e kanë përfaqësuar me sukses Klea Thaqi dhe Valentina Pirraku, duke treguar përkushtim, talent dhe punë të palodhshme. 🇽🇰✨
Ky është një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një dëshmi se puna, disipilina dhe besimi në vete sjellin arritje të mëdha. Jemi pafund krenarë me suksesin e tyre dhe u dëshirojmë shumë fat në hapat e radhës! 💙
30/04/2026
Në ambientet e IAAP “Fehmi Lladrovci” u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për vitin e ardhshëm ndërmjet drejtorit Lulzim Nika dhe drejtoreshës së Smart Academy, Fjoralba Demaku Qorri 🤝
Ky bashkëpunim synon avancimin profesional të nxënësve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe sukses 📚✨
Smart Academy shpreh mirënjohje për besimin dhe bashkëpunimin korrekt, si dhe për gatishmërinë për ta forcuar këtë partneritet edhe në të ardhmen 🙏
21/02/2026
🎉 Hippo The Contest 2026 – Regjistrimet vazhdojnë!
Pas takimit me koordinatoret regjional nga komunat e ndryshme të Kosovës, përgatitjet për garen e gjuhës angleze Hippo English Without Borders - the Contest po hyjnë në fazën finale.
Angazhimi është maksimal për të garantuar një proces profesional dhe me standarde ndërkombëtare për çdo nxënës pjesëmarrës.
📌 Regjistrimi është i hapur për nxënësit nga klasa 1–12, nga të gjitha komunat e Kosovës.
🌍 Garoni me nxënës nga mbarë bota
🏆 Synoni finalen botërore 2026 në Itali
📈 Sfidoni veten në një nga olimpiadat më prestigjioze të gjuhës angleze
⏳ Siguroni vendin tuaj në kohë!
📝 Apliko tani:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeAklRoDLDDG7r8wqV3Mh0GOt0nNghllKT1hj8cVg4ikEQBsw/viewform?usp=publish-editor
📞 Info: +383 48 222 686