SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas

SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas

Share

Shfmu"Rilindja" në Dritan, e themeluar më 1926, është më e vjetra në Drenas.Në fillim kishte 40 nx. Nga këtu dolën shumë intelektualë e heronj.

nga shumë fshatra te Drenasit.Me rritjen e nr.të nxënësve iu shtuan dy anekse, një më 1961 dhe tjetra më 1981.

Photos from SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas's post 25/06/2026

📊 Mbledhja përmbyllëse e Këshillit të Mësimdhënësve

Në ambientet e shkollës sonë u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Mësimdhënësve në nivel shkolle, ku u prezantuan dhe analizuan të dhënat e suksesit për çdo klasë. Secili mësimdhënës raportoi mbi arritjet e nxënësve dhe rezultatet u paraqitën në mënyrë vizuele përmes një tabele digjitale.

Përmes kësaj analize, stafi pati mundësi të krahasojë rezultatet ndër vite dhe gjysmëvjetore, duke reflektuar mbi punën dhe progresin e bërë.

Nota mesatare e shkollës këtë vit doli të jetë 4.19, një tregues i qartë i përkushtimit dhe punës së palodhshme të mësimdhënësve tanë.

Drejtoria e shkollës shprehu falënderim të veçantë për të gjithë stafin për angazhimin profesional dhe kontributin në arritjen e këtij suksesi të përbashkët!

24/06/2026

NJOFTIM

Për nxënësit e klasave të nënta (IX)

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26 qershor 2026 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në qendrën e testimit numer 1 në SHMU Gjimnazi "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Drenas të shperndar në 9 salla testimi.

Për mbarëvajtjen e procesit të testimit, kërkohet që të gjithë nxënësit të paraqiten në qendrën e testimit jo më vonë se ora 09:15, në mënyrë që të bëhet sistemimi i tyre në sallat e përcaktuara për zhvillimin e testit.

Nxënësit duhet të kenë me vete librezën shkollore dhe një laps të thjesht HB.

Ju urojmë suksese dhe rezultate sa më të larta në Testin e Arritshmërisë.

23/06/2026
23/06/2026

Njoftim për prindërit
Ju njoftojmë se procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe klasën përgatitore për vitin shkollor 2026/2027 ka përfunduar me sukses. Lista e nxënësve të pranuar mund të shikohet në ambientet e shkollës pranë tabelës së njoftimeve gjatë orarit zyrtar.
Ju faleminderit për bashkëpunimin

Photos from SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas's post 22/06/2026

Kujtime nga viti shkollor 2025/2026 nga nxënësit e SHFMU “Rilindja” në Dritan (Dobroshec).
Fotografitë janë realizuar në parkun e shkollës nga Foto-Enigma-Drenas

Falë nxënësve tanë të mrekullueshëm dhe stafit të përkushtuar, çdo ditë në shkollë është një histori suksesi dhe kujtimesh të paharruara!

Photos from SHFMU "Rilindja" Dritan/Dobroshec/-Drenas's post 20/06/2026

Aktiviteti përmbyllës i nxënësve të klasës së pestë

Sot, nxënësit e klasës së pestë zhvilluan aktivitetin e tyre përmbyllës në Parkun e Pishave në Sllatinë, duke shënuar kështu fundin e një rrugëtimi pesëvjeçar të mbushur me mësime, suksese, sfida dhe kujtime të paharrueshme.

P ërmes lojërave, argëtimit, buzëqeshjeve dhe momenteve të veçanta, u festua së bashku përfundimi i një etape shumë të rëndësishme në jetën e tyre shkollore.

Këto pesë vite kanë qenë një periudhë e rritjes, përkushtimit dhe formimit të tyre si nxënës dhe si individë. Urojmë që kujtimet e krijuara gjatë kësaj kohe të mbeten gjithmonë të veçanta në zemrat e tyre.

Nxënësve tanë ju dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e ri që i pret, me besim se do të vazhdojnë të shkëlqejnë edhe në të ardhmen.

Falënderim i veçantë për përkushtimin dhe punën e palodhshme të mësimdhënësit të tyre, z. Driton Hajdari, i cili i ka udhëhequr me përkushtim gjatë këtyre viteve.

Me respekt dhe krenari,
Drejtoria e Shkollës

19/06/2026

Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2025/2026

Lendrit Prenku është shpallur nxënësi më i dalluar i gjeneratës në klasën e VIII -të për vitin shkollor 2025/2026, falë suksesit të shkëlqyer në mësime dhe sjelljes së tij shembullore.

Lendriti, me përkushtimin, disiplinën dhe vlerat e larta njerëzore që ka dëshmuar gjatë gjithëvitit shkollot , është bërë model frymëzimi për bashkëmoshatarët e tij dhe krenari për mësi dhënësit dhe për shkollën tonë në përgjithësi.

I urojmë Lendritit sukses
e edhe më të mëdha në të ardhmen.

Urime Lendrit!

19/06/2026

Nxënëse më e dalluar e gjeneratës 2025/2026

Suela Lladrovci është shpallur nxënëse më e dalluar e gjeneratës në klasën e VII -të për vitin shkollor 2025/2026, falë suksesit të shkëlqyer në mësime dhe sjelljes së saj shembullore.

Suela, me përkushtimin, disiplinën dhe vlerat e larta njerëzore që ka dëshmuar gjatë gjithë vitit shkollor , është bërë model frymëzimi për bashkëmoshatarët e saj dhe krenari për shkollën tonë.

I urojmë Suelës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Urime Suela!

19/06/2026

Nxënëse më e dalluar e gjeneratës 2025/2026

Anuela Shehu është shpallur nxënëse më e dalluar e gjeneratës në klasën e VI -të për vitin shkollor 2025/2026, falë suksesit të shkëlqyer në mësime dhe sjelljes së saj shembullore.

Anuela, me përkushtimin, disiplinën dhe vlerat e larta njerëzore që ka dëshmuar gjatë gjithë vitit shkollor , është bërë model frymëzimi për bashkëmoshatarët e saj dhe krenari për ë shkollën tonë.

I urojmë Anuelës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Urime Anuela!

19/06/2026

Nxënëse më e dalluar e gjeneratës 2025/2026

Amara Prenku është shpallur nxënëse më e dalluar e gjeneratës në klasën e V -të për vitin shkollor 2025/2026, falë suksesit të shkëlqyer në mësime dhe sjelljes së saj shembullore.

Amara, me përkushtimin, disiplinën dhe vlerat e larta njerëzore që ka dëshmuar gjatë gjithë vitit shkollor , është bërë model frymëzimi për bashkëmoshatarët e saj dhe krenari për kujdesatarin dhe shkollën tonë.
I urojmë Amarës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Urime Amara!

Want your school to be the top-listed School/college in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga "Mehmet Haziri Nr. 64"
Drenas