24/06/2026
Nga ceremonia e përfundimit të klasës parafillore.
Suksese në rrugëtimin tuaj!
Me shumë dashuri nga edukatoret:
Afërdita Hoxha dhe Shehrie Zymberi
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "GANI ELSHANI" KROIKOVË, Education, Drenas.
24/06/2026
Nga ceremonia e përfundimit të klasës parafillore.
Suksese në rrugëtimin tuaj!
Me shumë dashuri nga edukatoret:
Afërdita Hoxha dhe Shehrie Zymberi
22/06/2026
Nga dreka e organizuar prej mësimdhënësit Blerim I Hoxha i cili me përfundimin e vitit shkollor, përmbyll misionin e tij mbi 40 vjeçar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra.
Faleminderit mësuesi Blerim për mikpritjen, kontributin dhe përkushtimin tuaj mbi 40 vite në arsim.
Kontributi juaj është për tu vlerësuar.
Ju jemi mirënjohës dhe falënderues për gjithçka që keni dhënë nga vetja për të mirën e nxënësve,kolektivit dhe shkollës në përgjithësi.
Shëndet dhe jetë të lumtur familjare!
01/06/2026
Nga aktivitetet e sotme me rastin e 1 Qershorit-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
****Gëzuar!****
25/05/2026
Me ftesë të Bashkisë Fushë Arrëz dhe shkollës 9 vjeçare,, Pjeter Arbnori" me të cilën shkolla jonë është e binjakëzuar, me datë 23 dhe 24 maj, u mirëpritëm në ,,Festivalin mbarëkombëtar të instrumentistëve të vegjël popullor" nga kryetari i Bashkisë z.Hil Curri, drejtoresha e Zyres Vendore Arsimore Pukë, znj Blerinda Pema,drejtoresha znj. Lizë Voci dhe stafi i shkollës 9 vjeçare ,,Pjetër Arbnori".
Kolektivi i shkollës nën udhëheqjen e drejtorit Fadil Hoxha shpreh falënderim dhe mirënjohje të sinqert për ftesën dhe shoqërimin gjatē qendrimit tonë në Fushë Arrëz si dhe DKA për mbështetje dhe sponzorizimin e kësaj vizite.
20/05/2026
Sot,nxënësit e klasës së parë,nën udhëheqjen e mësuesit Blerim I Hoxha, shënuan një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e tyre – Festën e Abetares. Kjo festë simbolizon përfundimin me sukses të hapit të parë drejt dijes, edukimit dhe formimit të tyre.
Falënderim dhe mirënjohje mësuesit i cili po përmbyll një periudhë të artë të punës së tij si mësimdhënës dhe prindërve për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre.
Urime e paçi gjithmonë suksese!
15/05/2026
INFORMIM
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe parafillor bëhet në periudhën nga 15.05.2026 deri më 15.06.2026.
Me rastin e regjistrimit duhet të keni me vete ekstratin e lindjes së fëmiut.
Suksese për të gjithë!
14/05/2026
Me iniciativën e mësimdhënësit Arben Haziri, në shkollën tonë mirëpritëm Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë,,Agim Deva" të udhëhequr nga shkrimtari Xhevat Syla.
Në këtë ngjarje të pranishëm kishim edhe drejtorin e DKA-së z.Muhamet Gjoka, drejtorin në pension z.Salih Elshani, koordinatorin e cilësisë tani në pension z.Ruzhdi Orana, ish drejtorin z.Murtez Shala, mësimdhënës, nxënës dhe staf shkollor. Me këtë rast u mbajt orë letrare si dhe bibliotekës së shkollës i dhuruan disa libra për fëmijë.
12/05/2026
Rion Hoxha, nxënës i klasës së VIII, vazhdon me sukseset e tij në garën e Olimpiadës së Matematikës duke u renditur në vendin e dytë në nivel komunal.
Urime e sukseset qofshin shoqërues i përhershëm i juaji!
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 08:00 - 17:00 |
| Wednesday | 08:00 - 17:00 |
| Thursday | 08:00 - 17:00 |
| Friday | 08:00 - 17:00 |