Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj

Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj

Share

Qendra për karrierë në Qendra e Kompetencës Ferizaj, ka për qëllim të mbështesë studentët

Photos from Qendra E Kompetences Ferizaj's post 13/05/2026
Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 25/04/2025

"Gjatë javës së dyerve të hapura shkolla, jonë përmes Qendrës për Karrierë priti disa shkolla për vizitë. Nxënësit vizitorë i njoftuam rreth programit tonë shkollor, profileve që ofrojmë si dhe u përgjgjigjëm në shumë pyetje konkrete që na u parashtruan. Urojmë që këto takime e vizita t'ua lehtësojnë vendimarrjen për të ardhmën."

Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 16/04/2025

Qendra e Kompetencës në Ferizaj mori pjesë në Panairi i Edukimit, Karrierës dhe Punës. Prezantuam me profilin Teknik i Laboratorit Mjekësor, ku nxënësit tanë patën rastin të shpalosin detaje të këtij profili për të interesuarit e shumtë, si dhe të demonstrojnë shkathtësi të shkëlqyera duke ofruar shërbime profesionale për shumë vizitorë.

Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 13/03/2025

Në kuadër të sesioneve informuese për maturantë, në Qendrën për Orientim në Karrierë të QK Ferizaj, ofruam këshilldhënie dhe informacione nxënësve maturantë të profilit Teknik i Farmacisë.
Informacionet i fokusuam në përgatitjet për hapjen e llogarisë e-Kosova dhe detaje tjera rreth menyrës së paraqitjes së provimit të maturës shteterore.

Photos from Sektori i Rinisë - Ferizaj's post 07/02/2025
Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 14/08/2024

Qendra për Karrierë e shkollës sonë pranoi një donacion tavolinash trapezoide nga projekti EYE të cilat janë shumë praktike dhe e lehtësojnë organizimin e aktiviteteve në kuadër të qendrës sonë. Falënderim i veçantë projektit EYE dhe Valbona Rraci të cilët janë kujdestarë të përhershëm të lehtësimit të punës sonë dhe avancimit të mëtejmë.

Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 10/05/2024

Infermieret, nën organizimin e menaxhmenteve të instittucioneve shëndetësore dhe Odës së Infermiereve të Kosovës, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Infermiereve. Me këtë rast janë prezantuar edhe punime profesionale dhe diskutime për gjendjen aktuale dhe perspektivën e infermiereve. Në këtë event jemi ftuar edhe Qendra e Karrierës së shkollës sonë. I falënderojmë për ftesën dhe përfshirjen tonë në panelet e diskutimeve.
Edhe Qendra e Karrierës e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj ua uron të gjithë Infermiereve Ditën e Infermierisë duke u dëshiruar arritje e suksese në këtë profesion të bekuar.

Photos from Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS's post 29/04/2024
Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 26/04/2024

Në kuadër të Javës së Dyerve të Hapura, shkolla u mobilizua në pritjen e nxënësve që janë të interesuar të dinë më shumë për ne . I njoftuam, u dhamë detaje të rëndësishme e të vlefshme për profilet tona, duke dashur t'ua bëjmë sa më të lehtë vendimmarrjen për të ardhmen e tyre. Përveç mësimdhënësve të mësimit praktik e të gjithë mësimdhënësve tjerë të shkollës, kontribut të çmuar dhanë edhe nxënësit e shkollës sonë, të cilët ishin shumë aktiv në dhënien e informacioneve dhe detajeve të rëndësishme rreth nesh. Urojmë që të rinjtë tanë të kenë sa më shumë opsione rreth të ardhmes dhe të zgjedhin orientimin e duhur dhe ne do të jemi gjithnjë përkrah tyre.

Photos from Qendra e Karrieres ne Qendren e Kompetences Ferizaj's post 17/04/2024

Nxënësit e Qendrës së Kompetncës - Ferizaj në panairin e edukimit në Prishtinë.

Want your school to be the top-listed School/college in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Rexhep Bislimi
Ferizaj