Sektori i Rinisë - Ferizaj

Sektori i Rinisë - Ferizaj

Share

Sektori i Rinisë në Ferizaj funksionon në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Qëllimi i Qendrës Rinore është ofrimi i shërbimeve rinore ku përfshihen aktivitete në fushën e edukimit joformal, orientimit në karrierë, në punësimin e të rinjëve dhe ngritjen profesionale.

Photos from Komuna e Ferizajt's post 17/06/2026
Photos from Sektori i Rinisë - Ferizaj's post 17/06/2026

TRYEZË DISKUTIMI MBI SFIDAT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË RAJONIN E FERIZAJT

Sot, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile morën pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Sfidat e Organizatave Jo-Qeveritare në Rajonin e Ferizajt”, e organizuar nga SWOK Kosova.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, mundësitë për fuqizimin e rolit të tyre në komunitet, si dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit civil.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe krijimi i mekanizmave koordinues ndërmjet komunës dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe rritjen e përfshirjes së tyre në proceset lokale vendimmarrëse.

15/06/2026

Të dashur të rinj,

Sot është 15 qershor dhe kanë mbetur edhe vetëm 5 ditë deri në përfundimin e afatit për dhënien e komenteve dhe sugjerimeve rreth ridraftimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Zëri juaj ka rëndësi! Kjo është mundësia juaj për të kontribuar me ide, propozime dhe vërejtje që ndikojnë drejtpërdrejt në politikat dhe aktivitetet që prekin rininë.

Ju ftojmë të referoheni njoftimit zyrtar dhe të bëheni pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm.

Mos e humbni mundësinë që mendimi juaj të dëgjohet – e ardhmja e rinisë ndërtohet edhe me kontributin tuaj.💙🙏

Njoftim për konsultim publik për plotësim-ndryshimin e Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029

Photos from Sektori i Rinisë - Ferizaj's post 08/06/2026

Aktivitetet sportive për të rinjtë, organizuar nga Sektori i Rinisë – DKRS, gjegjësisht kursi fillestar i karatesë, këtë herë u mbajt në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi” të qytetit të Ferizajt. Edhe kësaj radhe aktiviteti u realizua me përkushtimin e instruktorëve dhe bashkëpunëtorëve nga Klubi i Karatesë “Lybeteni”, të cilët prezantuan para nxënësve bazat dhe vlerat e sportit të karatesë.
Përmes këtyre aktiviteteve, Sektori i Rinisë po vazhdon edhe më tej të mbështesë promovimin e jetës aktive, disiplinës sportive dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete edukative e rekreative.

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 05/06/2026
Photos from Sektori i Rinisë - Ferizaj's post 04/06/2026

Java e KFOR-it”, e nisur 16 vite më parë, mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme që promovon miqësinë, mirënjohjen për kontributin e ushtarëve të KFOR-it, si dhe vlerat rinore e sportive. Kjo javë mbledh rreth vetes shkolla, klube dhe struktura rinore, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët.

Sot, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Rinisë ndau mirënjohje për bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në rrugëtimin dhe organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti tradicional njëjavor.

#

02/06/2026

🏓 Bashkohu me ne në Orën e Pingpongut!
Sektori i Sportit, në koordinim me Sektorin e Rinisë, organizon "Orën e Pingpongut" – një aktivitet plotësisht rekreativ dhe pa pagesë për të gjithë të rinjtë!
Nëse dëshiron të kalosh kohë të bukur apo thjesht të sfidosh miqtë e tu, kjo është mundësia ideale.

📅 Orari dhe Vendi:
Ditët: Çdo të martë dhe të enjte
Ora: 13:00 – 15:00

Vendi: Në hapësirat e Qendrës Rinore
Ftohen të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t'na bashkohen në këtë aktivitet energjik!

ℹ️ Për më shumë detaje: Na kontaktoni direkt këtu në rrjetet tona sociale. Ju mirëpresim!

26/05/2026

Njoftim për konsultim publik për plotësim-ndryshimin e Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029

Want your school to be the top-listed School/college in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00
Friday 08:00 - 12:00
13:00 - 16:00