03/06/2026
Rruga drejt suksesit profesional fillon këtu!
Pas një pune të shkëlqyer, nxënësit e klasave të XI-ta që kanë ndjekur mësimin dual, në profilet Instalues Elektrik, Automekanik dhe Instalues i Ngrohjes/Ujësjellësit/Klimatizimit përfunduan me sukses testin e integruar në teori profesionale.
Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë të çmuar, ITED dhe OEK, të cilët së bashku me drejtorinë e shkollës na mbështetën pa rezervë në këtë ceremoni kaq të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve tanë. Bashkëpunimi i tillë është shtylla e suksesit të arsimit profesional!
PËR TË GJITHË SEMIMATURANTËT
Koha për të zgjedhur të ardhmen tuaj është TANI!
Për vitin e ri shkollor 2026/2027, ju ofrojmë drejtimet më të kërkuara dhe më fitimprurëse të tregut të punës:
Operator i makinave (CNC)
Automekanik (Dual)
Instalues i ngrohjes, klimatizimit & ujësjellësit (Dual)
Metalpunues
Mekatronikë
Instalues elektrik
Teknik i sistemeve të TI
Zhvillues i aplikacioneve softuerike
Teknik i informatikës së biznesit
Arkitekturë
Zgjidh me mençuri, zgjidh një profesion që garanton punësim!
02/06/2026
Krenarë me nxënësit tanë!
Nxënësit tanë po marrin pjesë në programin e organizuar nga Kosova Makers League, i fokusuar në fushat më inovative të kohës: robotikë, programim dhe inteligjencë artificiale.
Me kreativitet, përkushtim dhe një punë të jashtëzakonshme ekipore, ata po zhvillojnë aftësi praktike dhe po realizojnë projekte konkrete. Çdo ide, kod i shkruar dhe projekt i jetësuar është një frymëzim i vërtetë për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre!
Dëshira e tyre e madhe për të nxënë dhe vullneti për të ndihmuar njëri-tjetrin po i udhëheq sigurt drejt suksesit.
Gjithmonë krenarë me punën, talentin dhe përkushtimin e nxënësve tanë! Applaus për koduesit dhe inovatorët tanë të rinj!
06/05/2026
Sot testuam njohuritë e gjeneratës së parë të Mësimit Dual!
Nxënësit e profileve Instalues Elektrik, Automekanik dhe Instalues i Ngrohjes/Ujësjellësit dhe Klimatizimit iu nënshtruan testit të integruar në teori profesionale. Një falënderim i veçantë për partnerët tanë ITED dhe OEK që na mbështetën në këtë ceremoni të rëndësishme së bashku me drejtorinë e shkollës.
Drejt suksesit dhe profesionit të sigurt!
28/04/2026
TRAJNIMI MBI INTELIGJENCËN ARTIFICIALE
Nxënësit e shkollës sonë këto ditë ishin të përfshirë në një trajnim të veçantë për Inteligjencën Artificiale, një projekt bashkëpunimi i Shkollës Digjitale me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj.
Gjatë këtij trajnimi, nxënësit tanë eksploruan botën e teknologjisë moderne dhe mësuan:
• Funksionimin e AI: Si funksionon kjo teknologji dhe përdorimi i saj në jetën tonë të përditshme.
• Aftësitë e reja: Përmes bazave të AI, nxënësit rritën aftësinë për zgjidhjen e problemeve, mendimin kritik dhe kreativitetin.
• Logjikën dhe Etikën: Qëllimi nuk ishte vetëm mësimi i mjeteve të AI, por kuptimi i logjikës prapa tyre, etika dhe përdorimi në mënyrën e duhur.
Jemi krenarë për angazhimin e nxënësve tanë në përvetësimin e njohurive që formësojnë të ardhmen!
23/04/2026
Shkolla jonë pati kënaqësinë të marrë pjesë me nxënëset tona të IT-së, në konferencën Girls in ICT, të organizuar nga Women in Tech dhe Kolegji AAB. Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë në fushën e teknologjisë dhe për të inkurajuar vajzat dhe të rinjtë që të ndjekin karrierë në ICT.
Gjatë konferencës, patëm rastin të dëgjojmë ligjërata inspiruese nga profesionistë të fushës, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe sfidat që kanë kaluar drejt suksesit. Në fund të aktivitetit, një pjesë shumë e veçantë ishte prezantimi i storieve të nxënësve dhe studentëve, ku ato ndanë punën e tyre reale, projektet konkrete, si dhe arritjet e tyre në teknologji dhe inovacion. Këto prezantime na motivuan dhe na dhanë një pasqyrë të qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund të shndërrohen në rezultate të prekshme.
Pjesëmarrja jonë në këtë konferencë ishte një përvojë shumë e vlefshme, që frymëzoi nxënëset tona të vazhdojnë zhvillimin e tyre në fushën e teknologjisë dhe të synojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
23/04/2026
Vizitë e rëndësishme nga KFOR-i Amerikan në IAAP "Pjetër Bogdani"
Sot patëm nderin të mirëpresim në shkollën tonë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, në një vizitë që rikonfirmon bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për institucionin tonë.
Mysafirët u pritën nga zv.drejtori i shkollës, Gafurr Halili, së bashku me mësimdhënësit Blerta Vranovci dhe Xhemil Halili. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KFOR-it nga zv.drejtori i shkollës sonë u njoftuan me:
• Historikun e shkollës sonë
• Profilet arsimore dhe përgatitjen profesionale të nxënësve
• Të arriturat tona dhe sfidat që hasim si institucion edukativ
Përfaqësuesit e KFOR-it treguan interes të veçantë për kushtet e punës dhe ambientet ku zhvillohet mësimi. Ata vizituan nga afër punëtoritë dhe kabinetet, ku panë procesin e zhvillimit të praktikës profesionale që realizohet brenda shkollës.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm njohëse, por edhe shpresëdhënëse për të ardhmen! Përfaqësuesit e KFOR-it amerikan u zotuan për:
• Donacione të rëndësishme që do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve,
• Pajisje teknologjike, përfshirë Smart Board dhe kompjuterë, për të çuar digjitalizimin e shkollës sonë në një nivel tjetër.
Jemi mirënjohës për interesimin dhe gatishmërinë e KFOR-it amerikan për të investuar në edukimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë!
23/04/2026
Drejt një të ardhmeje të sigurt profesionale!
Gjatë ditëve të fundit, ekipi i mësimdhënësve të shkollës sonë ka realizuar një cikël vizitash informuese në shkollat e mesme të ulta, me qëllim shpalosjen e profileve arsimore për vitin e ri shkollor 2026/2027.
Në një epokë ku teknologjia dhe inovacioni po transformojnë botën, ne jemi kujdesur t'u tregojmë nxënësve se shkollat profesionale janë sot çelësi i suksesit në tregun e punës. Kërkesa për profesionistë të kualifikuar, veçanërisht në profilet teknike, është në kulmin e saj, duke ofruar mundësi të shkëlqyera punësimi dhe karrierë të qëndrueshme menjëherë pas shkollimit.
Shkollat që vizituam:
Kemi pasur kënaqësinë të takojmë nxënësit entuziastë të këtyre shkollave:
1. ShFMU "Ilaz Thaçi" – Hani i Elezit
2. ShFMU "Tefik Çanga" – Ferizaj
3. ShFMU "Gjon Serreçi" – Ferizaj
4. ShFMU "Ahmet Hoxha" – Ferizaj
5. ShFMU "Jeronim De Rada" – Ferizaj
6. ShFMU "Vezir Jashari" – Ferizaj
7. ShFMU "Astrit Bytyçi" – Ferizaj
8. ShFMU "Ganimete Tërbeshi" – Ferizaj
Pse të zgjidhni shkollën tonë?
Sepse ne nuk ofrojmë vetëm diplomë, por profesion dhe kompetencë! Profilet tona teknike janë të harmonizuara me kërkesat e fundit të industrisë, duke i përgatitur nxënësit për të qenë liderë në fushat e tyre.
Falënderojmë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen e ngrohtë dhe interesimin e treguar. Mezi presim t'ju shohim në bankat e shkollës sonë!
Zgjidh me mendje, ndërto të ardhmen! 🛠️💻⚡
/2027
22/04/2026
Trajnim me partnerët tanë të sektorit privat!
Sot në ambientet e shkollës sonë u organizua trajnimi për përfaqësuesit nga kompanitë private, të udhëhequr nga trajneri prof. Shkelzen Azizi, i cili është i përfshirë në mësimin dual nga fillimi i këtij procesi. Ky trajnim vjen pas formimit të komisioneve për vlerësimin e nxënësve tanë.
Shkolla jonë tash e 3 vite po zbaton me sukses mësimin dual në tre profile:
⚡ Instalues elektrik
🚗 Automekanik
🌡️ Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
Këtë vit kemi një festë të veçantë: diplomon gjenerata e parë! 🎓
Falënderojmë përzemërsisht të gjithë partnerët tanë nga sektori privat që për tre vite rresht na mbështetën pa rezervë në përgatitjen profesionale të nxënësve.
Vazhdojmë bashkë drejt sukseseve të reja! 🛠️📈
04/04/2026
Shkolla jonë pati nderin të përzgjidhej për të marrë pjesë në një takim falënderues të organizuar nga Zyra e Presidentes, 𝗩𝗷𝗼𝘀𝗮 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻𝗶.
Në këtë aktivitet, shkolla u përfaqësua nga nxënësja 𝗬𝗹𝗹𝗸𝗮 𝗚𝗿𝗮𝗶𝗻𝗰𝗮, fituese në garën “𝗬𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗗𝗿𝗮𝘄 𝘁𝗵𝗲 𝗟𝗶𝗻𝗲”, të organizuar nga 𝗨𝗻𝗶𝘁𝗲𝗱 𝗡𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝘀 𝗗𝗲𝘃𝗲𝗹𝗼𝗽𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗣𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗺𝗲 (𝗨𝗡𝗗𝗣). Çmimi i saj u nda nga 𝗔𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗮 𝗙𝗿𝗮𝗻𝗰𝗲𝘇𝗲. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe kujdestarja e klasës, 𝗦𝗮𝗿𝗮𝗻𝗱𝗲̈ 𝗠𝘂𝘀𝘁𝗮𝗳𝗮.
Takimi u mbajt më 𝟮 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟲, në orën 18:00, në 𝗛𝗼𝘁𝗲𝗹 𝗦𝗶𝗿𝗶𝘂𝘀, ku morën pjesë shumë figura të njohura nga fusha të ndryshme të vendit tonë.
Ky ishte një moment i veçantë krenarie për shkollën tonë, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin e nxënësve tanë në aktivitete me rëndësi vendore dhe ndërkombëtare. I urojmë suksese të mëtejshme nxënëses sonë dhe inkurajojmë të gjithë të rinjtë të vazhdojnë të angazhohen në iniciativa që promovojnë kreativitetin dhe qytetarinë aktive.
02/04/2026
E argjenda për kampionët tanë!
Ekipet tona të volejbollit (vajzat dhe djemtë) shkëlqyen në garat komunale të Ferizajt! Pas një serie ndeshjesh emocionuese dhe një loje plot pasion, të dyja ekipet arritën në finale dhe u renditën në vendin e dytë.
Ky nuk është vetëm një rezultat sportiv, por dëshmi e disiplinës, talentit dhe punës së përbashkët me profesorët tanë të edukatës fizike. Jemi krenarë me ju!
Bravo ekipi! Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!