18/06/2026
Më të mirët shpërblehen në ShFMU “Jeronim de Rada”
Nxënësit e dalluar, ata që sollën tituj e kupa të shumta dhe klasa që u kujdes gjatë tërë vitit shkollor të ketë klasën e pastërt u shpërblyen sot me një shëtitje një ditore me karakter mësimor në gjithë Kosovën.
Kjo shëtitje u realizua sot dhe nxënësit vizituan disa monumente natyrore e historike.
Klasa VII-2 gjatë këtij viti e fitoi garën si klasa më e pastër, ndërkaq sot mori edhe shpërblimin e ekskursionit bashkë me nxënësit e dalluar nga klasët e tjera.
Për Drejtorinë e shkollës dhe mësimdhënësit, kjo mënyrë e motivimit të nxënësve është inkurajim për më shumë rezultate e punë të dobishme edhe në të ardhmen.
17/06/2026
Nxënësja Reina Shatrolli me sukses të shkëlqyer në garat e “Atomit”
Pas një rrugëtimi 10-mujor dhe tri raundeve sfiduese të garës "Atomi" me ç'rast përzgjedhen nxënësit me intelegjencë të jashtëzakonshme në lëndën e matematikës, nxënësja e shkollës sonë Reina Shatrolli kl.VIII-5, shënoi një sukses të shkëlqyer duke arritur shkallë të lartë të intelegjencës 149.
Nxënsja Reina Shatrolli është njëra nga nxënëset e përzgjedhura në mesin e 30 nxënësve më të mirë nga mbarë Republika e Kosovës.
Urime për këtë sukses të merituar Reina!
Të lumte!
Suksese tutje!
11/06/2026
Linku për të shikuar festën e Abetares
www.swisstransfer.com
11/06/2026
Festat me shumë ngjyra janë traditë e bukur e shkollës “Jeronim de Rada”
Festa e Abetares dhe programi i përfundimit të klasëve të V-ta janë dy nga festat e bukura të cilat i përjetuan fëmijët tanë këto ditë.
Kontributi i mësuesve në krijimin e emocioneve të veçanta dhe në nxitjen e kreativitetit ishte i madh në mënyrë që ata të ndihen të lumtur e të përmbushur në përfundim të këtij viti shkollor.
ShFMU “Jeronim de Rada” e ka traditë që në
bazë të punës së mrekullueshme që bëhet gjatë tërë vitit, të kurorëzohet me pamje kaq të bukura që i kanë kënaqur mësimdhënësit, prindërit e më së shumti vet nxënësit.
Këto festa janë organizuar edhe për nder të festës 12 qershorit Ditës së Çlirimit si mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e çlirimtarëve për lirinë e atdheut🇦🇱🇽🇰
03/06/2026
Rregullohet oborri i ShFMU “Jeronim de Rada”
Oborri i ShFMU “Jeronim de Rada” po merr një pamje tjetër duke iu falënderuar mbështetjes nga komuna e Ferizajt.
Nxënësit tanë tani e tutje do të kenë fusha moderne futbolli, basketbolli , volejbolli si dhe hapësira të tjera për lojë e kreativitet.
Ndërkaq po planifikohet të ketë investime edhe në pjesën mbrapa shkollës për të lehtësuar qasjen e prindërve dhe nxënësve në shkollë.
Ky projekt është inicuar nga Këshilli Drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve si dhe komunitetet e tjera shkollore me dëshirën që nxënësit të kenë hapësira sa më të përshtatshme.
Drejtoria e shkollës shpreh falënderim të thellë ndaj Komunës së Ferizajt dhe të bashkëpuntorëve të tjerë të cilët kanë kontribuar që ky projekt kaq i dobishëm të realizohet.
25/05/2026
Filloi regjistrimi i fëmijëve në nivelin parafillor
Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, sot ka nisur regjistrimi i fëmijve për nivelin parafillor në ShFMU “Jeronim de Rada”.
Interesimi i prindërve për t’i regjistruar fëmijët e tyre në këtë nivel, ishte mjaft i madh edhe sivjet.
Ndërkaq janë 4 edukatore të cilat do t’i presin këta fëmijë në muajin shtator.