SHFMU Daut Bogujevci

SHFMU Daut Bogujevci

Share

Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët
“Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë

Photos from SHFMU Daut Bogujevci's post 26/06/2026

🎓🌸 Me shumë emocion po e përmbyllim këtë vit shkollor së bashku me më të dashurit tanë ,nxënesit e klasës parafillore.

Shijoni programin e përgatitur me shumë përkushtim dhe dashuri nga mësueset Nexha, Egzona dhe Kaltrina, të cilat me punën e tyre kanë krijuar kujtime të paharrueshme për fëmijët tanë.

Urime vogëlushëve për këtë arritje të bukur! U urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë në klasën e parë! ❤️📚✨

Photos from SHFMU Daut Bogujevci's post 24/06/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢

Ditën e premte, më 26.06.2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Testi i Arritshmërisë për 101 semimaturantët e SHFMU “Daut Bogujevci”.

Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë nga ora 08:30 deri në 09:00.

Nxënësit duhet të kenë me vete:
• Librëzën shkollore
• Një laps grafik

Të dashur nxënës,

Para jush është një test i rëndësishëm që do të pasqyrojë njohuritë, aftësitë dhe përgatitjen tuaj shumëvjeçare. Besojmë në përkushtimin, seriozitetin dhe potencialin tuaj dhe jemi të bindur se do të arrini rezultate sa më të mira.

Drejtoria, mësimdhënësit dhe i gjithë kolektivi i SHFMU “Daut Bogujevci” ju urojnë shumë suksese në Testin e Arritshmërisë.

Jemi krenarë për rrugëtimin tuaj shkollor dhe besojmë se me punën dhe angazhimin tuaj do të arrini rezultate të shkëlqyera. Ky test është një mundësi për të dëshmuar njohuritë dhe aftësitë që keni fituar gjatë viteve të shkollimit.

Ju dëshirojmë sukses në këtë sfidë të rëndësishme, si dhe në çdo hap të rrugëtimit tuaj të ardhshëm arsimor.

Paçi fat dhe suksese! Jemi krenarë me ju!✨

Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim për t’u informuar të gjithë nxënësit dhe prindërit.

Photos from Terre des hommes - Kosovo's post 24/06/2026

Faleminderit Terre des Hommes – Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Krenohemi me arritjet e nxënësve tanë.✨

Mirënjohje për arsimtaren Valjeta Zuka Sylejmani për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e saj në realizimin me sukses të aktivitetit. Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e saj në mbështetje të nxënësve dhe zhvillimit të aktiviteteve edukative. ✨

Terre des hommes - Kosovo

Photos from SHFMU Daut Bogujevci's post 21/06/2026

🎓 Ceremonia e Përfundimit të Shkollës Fillore – Gjenerata 2021–2026 🎓

Me një atmosferë festive dhe plot emocione, përcollëm nxënësit e klasave të pesta, të cilët me sukses përfunduan një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.

Gjatë ceremonisë u ndanë certifikata dhe mirënjohje për nxënësit, duke shënuar kështu fundin e pesë viteve të mbushura me dije, përkushtim, miqësi dhe kujtime të paharrueshme.

Urojmë të gjithë nxënësit për suksesin e arritur dhe u dëshirojmë shumë fat, shëndet dhe arritje të reja në rrugëtimin e tyre të mëtejmë shkollor.

Falënderim i veçantë për prindërit, mësueset dhe të gjithë ata që kontribuan në edukimin dhe formimin e kësaj gjenerate.

🎉 Urime dhe rrugë të mbarë, Gjenerata 2021–2026!

21/06/2026

Me datë 20.06.2026 u mbajt Kampionati i Gjimnastikës Artistike, i organizuar nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës.

Hira Elshani nxënëse e klasës IV/2 të shkollës sonë u stolis me medalje të arta në të gjitha disiplinat:

🥇 Parter – vendi i parë
🥇 Kapercime – vendi i parë
🥇 Tra – vendi i parë

Hira garon në kategorinë Parapioniere dhe është shpallur Kampione e Vitit 2026 në këtë kategori.

Urime Hira për këtë sukses të jashtëzakonshëm! 🌟👏🏆🥇

20/06/2026

Shkolla Jonë Fiton Vendin e Parë në Projektin “Green Generation 3.0”
Me krenari ju njoftojmë se nxënësja jonë Melisa Rush*ti, së bashku me nxënësen Lediana Zeqiri, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në kuadër të projektit “Green Generation 3.0”, duke fituar Vendin e Parë në garën e mbajtur në nivel komunal më 18 qershor 2026.
Angazhimi i tyre filloi me pjesëmarrjen në trajnimin për Climate Ambassadors, ku u pajisën me njohuri dhe aftësi praktike në fushën e mbrojtjes së mjedisit, mbledhjes dhe analizimit të të dhënave mjedisore, si dhe në hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.
Pas përfundimit të trajnimit, ato realizuan auditime mjedisore në shkollën tonë, duke analizuar gjendjen në fushat e energjisë, ujit, gjelbërimit, menaxhimit të mbeturinave dhe cilësisë së ajrit. Bazuar në rezultatet e auditimeve, përgatitën projektin “Nga e Verdha në të Gjelbër”, i cili synon përmirësimin e mjedisit shkollor përmes zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme.
Në garën komunale, ku morën pjesë shkolla nga Komuna e Fushë Kosovës, ato prezantuan para jurisë gjetjet e auditimit, problemet e identifikuara dhe zgjidhjet e propozuara. Falë punës, përkushtimit dhe prezantimit të suksesshëm, projekti përmbushi të gjitha kriteret e vlerësimit dhe u shpall fitues i Vendit të Parë.
Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për shkollën tonë dhe dëshmon angazhimin, kreativitetin dhe përgjegjësinë e nxënësve tanë në promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Urime nxënëseve Melisa Rush*ti dhe Lediana Zeqiri për këtë sukses të merituar! Jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz që i bënë shkollës sonë.💫💫💫

Photos from SHFMU Daut Bogujevci's post 18/06/2026

🏆📚 DY PROJEKTE- NJË RRUGËTIM I JASHTËZAKONSHËM SUKSESEI-
STRATEGJITË E LEXIM-KUPTIMIT! 📚

Në ambientet e Bibliotekës së Fëmijëve në Prishtinë, klasa III/3, me mësuesen Sebahate Sopjani, përmbylli me sukses projektin “Strategjitë e Lexim-Kuptimit” për këtë vit shkollor.
Ky projekt ishte pjesë e një rrugëtimi tash e pesë vite me radhë, në kuadër të The Library Project, përmes programit të librave qarkullues.

Gjatë këtij rrugëtimi, nxënësit zhvilluan shprehi të leximit, të kuptuarit, analizës dhe mendimit kritik, duke e kthyer librin në një mik të përditshëm dhe burim frymëzimi.

Suksese nxënësve!👏👏📖📕

Photos from SHFMU Daut Bogujevci's post 18/06/2026

🇪🇺 “Zërat e Vegjël për Evropën” 🇪🇺
Klasa III/3 me mësusen Sebahate Sopjani

Ceromomia e çertifikatave e-Twinning 📃📜

Pas 10 muajsh bashkëpunim, kreativitet dhe mësim në kuadër të projektit eTwinning, nxënësit u certifikuan nga themelueset e projektit për angazhimin dhe suksesin e tyre.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çertifikatave, nga drejtoresha e shkollës, znj. Shkurta Bogujevci, së bashku me mësuesen Sebahate Sopjani, në praninë e Këshillit të Prindërve, u vlerësua puna e palodhshme e nxënësve.

Gjatë projektit, nxënësit përdorën platforma edukative si Padlet, Canva, Kahoot, StoryJumper dhe krijuan tre libra digjitalë për:
📘 Vlerat e Bashkimit Evropian
📘 Vlerat e qytetarit aktiv
📘 Projektligjet tona

Punimet e tyre tashmë janë pjesë e European School Education Platform.

Faleminderit prindërve për mbështetjen e vazhdueshme!

Ne ia dolëm së bashku! ❤️

Kënga në sfond: “Shkolla ime”, interpretuar nga nxënësja jonë Ana Sopjani. 🎶📚🇪🇺

11/06/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës (Ditës së Paqes), ju njoftojmë se nesër, e premte, është ditë pushimi.

Kjo ditë e shënuar na kujton sakrificën, guximin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë. Me respekt dhe mirënjohje të thellë, nderojmë veprën e tyre dhe vlerat e lirisë që gëzojmë sot.
Le ta shënojmë këtë ditë me krenari, duke ruajtur dhe kultivuar frymën e paqes, respektit dhe solidaritetit për brezat që po rriten.

Procesi mësimor do të vazhdojë të hënën sipas orarit të rregullt.

Urime Dita e Çlirimit të Kosovës! Qoftë kjo ditë gjithmonë kujtesë e sakrificës për liri dhe frymëzim për një të ardhme me paqe, mirëkuptim dhe prosperitet.

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Daut Bogujevci”

Want your school to be the top-listed School/college in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rr. Tahir Zemaj
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00