19/06/2026
🎓✨ Pesë vite përkushtim, mësim dhe rritje së bashku! ✨
Sot me krenari festojmë përfundimin e një kapitulli të veçantë për nxënësit tanë të klasës së pestë, të cilët kanë qenë pjesë e Mova Academy për plot 5 vite. ❤️
Nga hapat e parë në klasë deri te arritjet e sotme, ata kanë treguar përkushtim, kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar. Çdo sfidë e tejkaluar dhe çdo sukses i arritur është dëshmi e rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm.
Jemi krenarë për secilin prej jush dhe mirënjohës që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi. Ju urojmë suksese të pafundme në hapat e ardhshëm dhe mos harroni se Mova Academy do të mbetet gjithmonë një pjesë e historisë suaj. 🌟📚
Urime për këtë arritje të rëndësishme! 👏🎉
Sukses Edukimi Krenari FutureLeaders MovaFamily 💚📖✨
19/06/2026
🎓✨ Sot në Mova Academy, nxënësit e Qëndrimit Ditor përfunduan me sukses këtë vit shkollor! Me shumë krenari dhe gëzim, secilit prej tyre iu nda një mirënjohje për përkushtimin, angazhimin dhe arritjet gjatë këtij viti. 🏆📚
Jemi shumë të lumtur për progresin e secilit fëmijë dhe i falënderojmë për punën e palodhur. Urojmë që pushimet verore t’i kalojnë me plot argëtim, ndërsa vitin e ardhshëm t’i presin me edhe më shumë energji dhe suksese! 🌟
Urime të gjithëve për këtë arritje! ❤️
Femijet Edukimi Krenari Arritje MovaKids 🎉📖🏅
17/06/2026
🚀 KËTË VERË PUNO MË ZGJUAR!
Nuk ke ku të punosh gjatë verës? Apo kërkon një ambient të qetë dhe profesional për fokus maksimal?
📍 Në MOVA Academy – Gjilan të pret një hapësirë moderne pune e krijuar për freelancerë, programerë, dizajnerë, kontabilistë, studentë, sipërmarrës dhe profesionistë që duan të jenë më produktivë çdo ditë.
☀️ OFERTË VERORE – VLEN VETËM PËR KORRIK DHE GUSHT!
✨ Çfarë përfiton?
✅ Hapësirë moderne dhe profesionale pune
✅ Internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm
✅ PC/Laptop në dispozicion sipas nevojës
✅ Sallë konferencash me Smart Board, TV, kamerë dhe mikrofon profesional
✅ Kafe & ujë falas
✅ Hapësirë relaksi dhe networking
✅ Ambient i qetë për fokus maksimal
💰 Vetëm 100€ / muaj për 1 person
🔥 OFERTË SPECIALE!
👥 Sill një shok apo shoqe dhe paguani vetëm 150€ / muaj për të dy!
⏳ Vendet janë të limituara. Rezervo vendin tënd për Korrik dhe Gusht sa nuk është vonë!
📞 044 871 181
📍 MOVA Academy – Gjilan
Mos e kalo verën duke kërkuar ku të punosh. Puno në një ambient që të ndihmon të rritesh, të krijosh dhe të jesh produktiv çdo ditë.
StartupKosovo WorkSmart OfficeSpace Gjilan KosovoBusiness Productivity DigitalNomad Networking EntrepreneurLife WorkFromAnywhere ModernWorkspace MOVA CoworkingSpace BusinessGrowth RemoteWorkers
29/04/2026
Ngjyra, kreativitet dhe buzëqeshje në çdo cep 🌸✨
Nxënësit e Mova Academy sot kanë zhvilluar një aktivitet të bukur kreativ, ku me duart e tyre kanë krijuar lule shumëngjyrëshe nga letra 🌼🌈
Përmes këtij aktiviteti, ata jo vetëm që u argëtuan, por edhe zhvilluan imagjinatën, përqendrimin dhe punën në grup 🤝💡 Çdo lule është unike – ashtu si secili prej tyre!
Jemi shumë krenarë për përkushtimin dhe kreativitetin që tregojnë në çdo orë ❤️
23/04/2026
📚✨ Sot, më 23 Prill, festuam Ditën Botërore të Librit në Mova Academy!
Një ditë e mbushur me frymëzim, imagjinatë dhe dashuri për leximin. Nxënësit tanë ndanë librat e tyre të preferuar, prezantuan histori interesante dhe treguan sa e rëndësishme është fuqia e fjalës së shkruar. 📖💡
Leximi na ndihmon të ëndërrojmë më shumë, të mësojmë më shumë dhe të rritemi çdo ditë. 🌱
Edukimi
22/04/2026
🌍✨ Dita e Tokës në Mova Academy ✨🌍
Disa nga nxënësit tanë festuan Ditën e Tokës përmes aktiviteteve kreative dhe edukative! 💚Në aktivitetin e parë, ata punuan në grup për të krijuar modele dhe për të mësuar mbi riciklimin dhe kujdesin ndaj mjedisit. Me shumë imagjinatë dhe përkushtim, ata sollën ide të bukura për një planet më të pastër. ♻️🌱
Ndërsa në aktivitetin e dytë, nxënësit ndoqën një prezantim interaktiv ku mësuan më shumë rreth rëndësisë së ruajtjes së Tokës dhe mënyrave se si secili prej nesh mund të kontribuojë çdo ditë. 🌎📚
Së bashku po rrisim ndërgjegjësimin dhe dashurinë për planetin tonë! 💙 EArdhmja
03/04/2026
Sot në Mova Academy zemrat tona u mbushën me gëzim dhe buzëqeshje 🎉✨
Festuam ditëlindjen e dy binjakëve të mrekullueshëm, Trisës dhe Erikut 🎂🎈
Nxënësit me shumë dashuri përgatitën kartolina plot ngjyra dhe fjalë të ëmbla 💌, ndërsa atmosfera u bë edhe më e bukur kur të gjithë së bashku shijuam kekun dhe lëngun që na kishin sjellë Trisa dhe Eriku 🍰🥤
Ishte një moment i veçantë, plot miqësi, hare dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat tona 💖
Gëzuar ditëlindjen Trisa & Eriku! U rritshi me shëndet, lumturi dhe ëndrra të bukura 🌟
02/04/2026
Sot, me grupin e hershëm të mëngjesit, mësuesja Edona solli një moment të veçantë reflektimi dhe mësimi 💙✨
Përmes një prezantimi të bukur, nxënësit u njohën me rëndësinë e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Me buzëqeshje, kureshtje dhe zemra të hapura, ata mësuan sa e rëndësishme është të pranojmë, kuptojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin 🤝
Së bashku po mësojmë të jemi më të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm, duke ditur të përkrahim çdo individ për atë që është ❤️
Sepse një botë më e mirë fillon me mirëkuptim dhe dashuri 💫
Inclusion TogetherWeGrow
31/03/2026
🌈✨ Kreativiteti nuk ndalet asnjëherë në Mova Academy! ✨🌈
Edhe kur koha nuk është në favorin tonë, ne vazhdojmë me energji dhe buzëqeshje të krijojmë gjëra të bukura 🎨💫
Nxënësit tanë kanë realizuar këtë aktivitet të mrekullueshëm me ngjyra, duke sjellë në jetë ide kreative dhe imagjinatë pa kufi. Çdo vizatim tregon përkushtimin, talentin dhe dashurinë për artin që ata kanë 🌟
💡 Sepse për ne, mësimi nuk ndalet kurrë — ai vazhdon me kreativitet, motivim dhe punë të vazhdueshme!
👏 Bravo për të gjithë nxënësit tanë të mrekullueshëm!