SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re

SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re, School, Çikatovë e Re, Glogovac.

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 15/06/2026

** Shëtitje shpërblyese në Liqenin e Batllavës, me klasën e VI-2, fituese e vendit të parë dhe klasën e VII-2, fituese e vendit të dytë në Garën Tradicionale të Diturisë **

Sot, patëm kënaqësinë të kalojmë një ditë të bukur në Liqenin e Batllavës me nxënësit e klasave fituese të vendit të parë dhe të dytë. Kjo shëtitje ishte një shpërblim i merituar për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e tyre gjatë vitit shkollor.

Momente të tilla jo vetëm që sjellin gëzim dhe relaksim, por edhe forcojnë miqësinë, bashkëpunimin dhe kujtimet e bukura që do të mbeten gjatë në mendjen e nxënësve tanë.

Një falënderim i veçantë shkon për donatorët tanë, të cilët me mbështetjen dhe bujarinë e tyre bënë të mundur realizimin e kësaj dite të veçantë. Kontributi juaj është një motivim i madh për nxënësit dhe një ndihmë e çmuar për komunitetin tonë shkollor.

Donatorët:

Nipërit e mësuesit Ali Gashi, emrin e të cilit e mban shkolla jonë;

Mësimdhënësja, znj. Zela Ramaj Morina

Mësimdhënësi, z. Hetem Seferi

Prindi: z. Safet Fazliu

Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në këtë përvojë të paharrueshme!

Nxënësve tanë ju urojmë suksese çdo herë!👏👏👏👏

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 12/06/2026

***Gëzuar Dita e paqes***

Disa aktivitete me rastin e Ditës së paqes, nga klasa e parë dhe klasa e tretë.

Mësueset: Pranvera Deliu Tahiraj dhe Doruntina Baleci.

" E drejta jonë fillon, aty ku mbaron e drejta e tjetrit"

T'i respektojmë të drejtat e secilit dhe t'i gëzojmë gjithmonë të drejtat tona!

Urime, Kosovë!

11/06/2026

***Nga lufta tek paqja***

Nxënësit e klasave të teta, në kuadër të lëndës së gjuhës angleze, nën udhëheqjen e mësimdhënëses znj. Artë Hamza Janova, kanë përgatitur një dokumentar të shkurtër që na rikthen në kujtesë rrugëtimin e popullit tonë nga periudha e luftës drejt paqes dhe lirisë.

Përmes fakteve, kujtimeve dhe mesazheve të shpresës, ky projekt synon të nderojë sakrificën e atyre që kontribuan për të ardhmen tonë, duke e kujtuar rëndësinë e paqes, tolerancës dhe respektit për historinë.

Urime nxënësve dhe mësimdhënëses për përkushtimin në realizimin e këtij dokumentari të shkurtë, por domethënës!

Nxënësit: Suela Tahiraj, Trim Hasi, Erina Asllanaj, Ornela Krasniqi, Eldi Januzi, Eltina Osmanaj dhe Blinera Tahiri.

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 06/06/2026

***Le të lulëzojë gjithmonë, ambienti që na rrethon***

Në Ditën Botërore të Mjedisit, nxënësit tanë, nën përkujdesjen e mësimdhënëses znj. Arbnora Buqinca, përgatiten prezantime, pastruan ambientin e shkollës dhe mbollën lule në oborr të saj.

Mjedisi i pastër është nevojë jetike. Çdo veprim pozitiv i yni, sado i vogël qoftë ai, kontribuon në një të ardhme më të shëndetshme dhe më të gjelbër.

Si shkollë, vazhdojmë t'i edukojmë nxënësit tanë me vlera që nxisin dashurinë dhe respektin për natyrën, duke i inkurajuar të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe mbrojtës të mjedisit, ngase familja dhe shkolla janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat qëndrojnë fëmijët.

Andaj, le të kujdesemi çdo ditë për botën që na rrethon, sepse e ardhmja fillon nga veprimet tona të sotme.

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 03/06/2026

*** Vizitë me karakter mësimor në Muzeun e Kristaleve***

Sot, në kuadër të lëndës së kimisë, nën udhëheqjen e mësimdhënëses znj. Fitore Balaj-Kuliqi, realizuam një vizitë edukative me nxënësit e klasave të teta në Muzeun e Kristaleve në Mitrovicë dhe në kompleksin e Trepçës. Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me pasuritë minerare të vendit tonë, procesin e nxjerrjes së mineraleve dhe rëndësinë historike e ekonomike të Trepçës.

Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme mësimore, e cila ndërthuri njohuritë teorike me vëzhgimin praktik, duke zgjeruar horizontet dhe kuriozitetin e nxënësve tanë.

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 02/06/2026

**Klasa e IX-2, fituese e vendit të tretë në Garën Tradicionale të Diturisë, prill/maj 2026**

Sot, në parkun e Gërmisë, realizuam një piknik me dy klasat e nënta, në kuadër të Garës Tradicionale të Diturisë.

I përgëzojmë të gjithë nxënësit për angazhimin e tyre gjatë garës. Klasës fituese i urojmë suksese të pandalshme edhe në shkollimin e mesëm të lartë.

"Dituria është pasuri!" Andaj, të pasurohemi të gjithë me të.

01/06/2026

** Gëzuar 1 Qershorin! **

Fëmijët janë drita që ndriçon çdo familje, çdo shkollë dhe gjithë shoqërinë tonë.

Urojmë që zemrat e tyre të mbushen gjithmonë me gëzim, mendjet me dije dhe hapat me besim drejt së ardhmes dhe mos të reshtin kurrë së ëndërruari, sepse pikërisht ëndrrat e tyre do ta ndërtojnë botën e nesërme.

Qofshi të lumtur gjithmonë, fëmijë të dashur!

Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 31/05/2026

**Lazdrohu në fermë**

Nxënësit e klasave parafillore, të para, të dyta dhe të pesta, të shoqëruar nga kujdestaret e tyre, në kuadër të Planit të Aktiviteteve Kurrikulare dhe Jashtëkurrikulare, ditë më parë realizuan një vizitë tek Lazdrohu në fermë, ku, përveç që u njohën për së afërmi me kafshë dhe shpezë të ndryshme, ata kaluan çaste të këndshme bashkë me njëri-tjetrin, tek "Lazdrohu në fermë".

(Kolazh fotografish)

30/05/2026

***Dita Botërore Kundër Duhanit***

Me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit, nxënësit e shkollës sonë, cikli lëndor, nën përkujdesjen e mësimdhënëses së biologjisë, znj. Arbnora Buqinca, simuluan një aktivitet me role të ndryshme, duke treguar rëndësinë e secilit akter në luftimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës kundër këtij "vrasësi gjakftohtë"

Kjo video u përzgjodh në mesin e disa më të mirave, për ta përfaqësuar komunën tonë në nivel vendi, me kërkesë të IKSHPK-së.

Përgëzojmë nxënësit dhe mësimdhënësen, për përkushtimin ndaj këtij aktiviteti.

"Shëndetit ia dimë vlerën, vetëm kur e humbim"!



Photos from SHFMU ALI GASHI - Çikatovë e Re's post 21/05/2026

**Lazdrohu në fermë**

Nxënësit e klasave të treta dhe të katërta, të shoqëruar nga kujdestarët e tyre, në kuadër të Planit të Aktiviteteve Kurrikulare dhe Jashtëkurrikulare, sot, përveç që u njohën për së afërmi me kafshë dhe shpezë të ndryshme, ata kaluan çaste të këndshme bashkë me njëri-tjetrin, tek "Lazdrohu në fermë".

(Kolazh fotografish)

Want your school to be the top-listed School/college in Glogovac?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Çikatovë E Re
Glogovac
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00