Sot me shumë emocione përcollëm fëmijët tanë parashkollorë drejt një kapitulli të ri të jetës së tyre. ❤️🎓
Duket sikur vetëm dje erdhën me hapa të vegjël, ndërsa sot janë gati për klasën e parë. Ju urojmë suksese të pafundme dhe shumë buzëqeshje në rrugëtimin tuaj të ri. 📚✏️
Faleminderit prindërve për bashkëpunimin dhe besimin gjatë gjithë këtij viti shkollor. Një falënderim i veçantë shkon edhe për edukatoret Arjeta Sadiku, Bukurije Beqiri, Mirjeta Sahiti dhe Teuta Sherifi Ademi për përkushtimin, dashurinë dhe punën e palodhur në edukimin dhe rritjen e këtyre vogëlushëve.
Lamtumirë, parashkollorë të dashur! Klasa e parë ju pret! 🌷
SHFMU "Ismail Luma"
shfmu "Ismail Luma" Lipjan
19/06/2026
Program mbresëlënës nga klasa 5/1
Klasa 5/1 prezantoi një program të veçantë dhe plot emocione, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe kreativitetin e nxënësve tanë. Përmes recitimeve, këngëve, vallëzimeve dhe interpretimeve të ndryshme artistike, ata përcollën mesazhe të bukura dhe krijuan një atmosferë të ngrohtë e festive.
Ky program ishte një dëshmi e bashkëpunimit dhe e punës së përkushtuar, duke lënë mbresa të veçanta te të gjithë të pranishmit.
Urime klasës 5/1 për këtë paraqitje të shkëlqyer dhe suksese në aktivitetet e ardhshme! 🌟🌟🌟👏🏻👏🏻👏🏻
19/06/2026
Me krenari ndajmë një arritje të veçantë të nxënëses Rea Gashi nga klasa 5/1, e cila ka botuar librin e saj dhe ia ka dedikuar mësueses Ganimete Ramadani, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin dhe mbështetjen e saj. Një kopje e librit iu dhurua edhe drejtorit të shkollës, si simbol i kësaj arritjeje të bukur dhe për ta ndarë këtë sukses me të gjithë komunitetin shkollor.
Ky gjest dëshmon se puna, përkushtimi dhe frymëzimi në shkollë lënë gjurmë të paharrueshme. Reas i urojmë suksese të vazhdueshme dhe shumë arritje të tjera në rrugëtimin e saj letrar! 📚🌟
16/06/2026
Ligjëratë vetëdijesuese për sigurinë në rrugë nga grupi "Yjet e Miqësisë"
Sot, grupi "Yjet e Miqësisë" realizoi me sukses një cikël ligjëratash me nxënësit e klasave 1-5 në shkollën tonë SHFMU "Ismail Luma". Tema qendrore e këtij aktiviteti ishte "Siguria në rrugë", një projekt ky i rëndësishëm që vjen si bashkëpunim dhe mbështetje nga organizata YAHR (Youth Association for Human Rights).
Përmes prezantimeve interaktive dhe materialeve informuese, nxënësit e ciklit fillor patën mundësinë të mësojnë rregullat bazë të sjelljes në komunikacion, rëndësinë e vendkalimeve për këmbësorë dhe kujdesin që duhet ta kenë gjatë rrugës për në shkollë dhe anasjelltas.
Ky aktivitet synon rritjen e vetëdijesimit tek më të vegjlit tanë për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë. Falënderojmë shkollën për mikpritjen dhe YAHR-in për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e të rinjve dhe edukimin e komunitetit.
Siguria e fëmijëve tanë është prioriteti ynë i përbashkët! 🚶♂️🚶♀️🛑
12/06/2026
🚌 Vizitë Edukative me Klasat e Pesta 📚
Nxënësit e klasave të pesta zhvilluan një vizitë edukative në disa vende me rëndësi historike dhe kulturore në Kosovë. 🇽🇰
Fillimisht vizituam Gurin e Zi në Klinë ,ku shijuam natyrën dhe kaluam momente të këndshme së bashku.
🌳Më pas shkuam në Gjakovë , ku zhvilluam një vizitë në natyrë dhe u argëtuam me shokët dhe shoqet e klasës.
Në fund vizituam Prizrenin ,ku pamë ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit dhe mësuam për rëndësinë e saj në historinë e popullit shqiptar. 📖 Gjatë vizitës u njohëm me ngjarje dhe figura të rëndësishme historike.
Kjo vizitë ishte shumë e dobishme dhe i ndihmoi të mësojnë më shumë për historinë dhe kulturën e vendit tonë, si dhe të kalojnë kohë të bukur së bashku. 🤝❤️
Kuizi i Diturisë 2026 – Aty Ku Dija Bëhet Garë
11/06/2026
11/06/2026
Edukimi mbi sigurinë rrugore: Aktivitet ndërgjegjësues në shkollën tonë!
Siguria e nxënësve tanë është dhe do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Sot, në shkollën tonë SHFMU "Ismail Luma", u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm ndërgjegjësues me grupin “Yjet e Miqësisë”, nën mentorimin e palodhshëm të mësimdhënëses Fitore Rash*ti Tmava. Ky aktivitet u realizua në kuadër të Garës Shkollore “Ide Kreative”, e cila financohet nga organizata YAHR.
🚓 Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës
Për t'u ofruar nxënësve tanë informacionet më të sakta dhe këshillat më të vlefshme, patëm nderin të kishim të pranishëm zyrtarët policorë, Xhevahire Salihu dhe Feim Ismajli. Përmes një ligjërate mjaft interaktive, ata ndanë me fëmijët rregullat e arta të qarkullimit rrugor.
Dizajnuar posaçërisht për moshën e tyre, gjatë këtij takimi u trajtuan tema jetike si:
• Sjellja e sigurt e fëmijëve në trafik dhe rrugës për në shkollë.
• Respektimi i shenjave të komunikacionit dhe sinjalizimit rrugor.
• Kalimi i sigurt i rrugës (përdorimi i vijave të bardha dhe vendkalimeve).
• Kujdesi dhe vigjilenca që duhet treguar gjatë lëvizjes në mjedise publike.
Njohuri praktike për jetën
Ky aktivitet jo vetëm që rriti vetëdijen e nxënësve tanë, por i pajisi ata me njohuri praktike që do t’i ndihmojnë të mbrojnë veten dhe të tjerët çdo ditë.
alënderojmë përzemërsisht mësimdhënësen Fitore, zyrtarët policorë për kohën e ndarë, si dhe YAHR e Komunën e Lipjanit për mbështetjen e vazhdueshme në edukimin e brezave të rinj!
10/06/2026
Në P-6 klasa V/1 u prezentua me tri projekte të shkëlqyeshme me të cilat siguroi tre vende të treta.
Urime nxënësve dhe mësueses për suksesin e treguar!
10/06/2026
Nxënësit tonë shkëlqejnë në P-6 në lëndën e fizikës duke u renditur të parët.
Urime nxënësve dhe mësimdhënëses për suksesin e arritur!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Rruga: Sami Frasheri Nr. 24
Lipjan
14000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:30 |
| Tuesday | 08:00 - 17:45 |
| Wednesday | 08:00 - 17:30 |
| Thursday | 08:00 - 17:30 |
| Friday | 08:00 - 17:30 |