“31 Maji – Dita Botërore Kundër Duhanit 🚭
Sot bashkohemi për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e dëmshme të duhanit dhe për të promovuar një jetë të shëndetshme.
Të rinjtë janë forca e ndryshimit për një të ardhme pa duhan!”
SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë
Faqja zyrtare e SHFMU "Salih Bytyçi“ në Shkozë administrohet nga drejtori Arben Bytyçi
31/05/2026
“31 Maji – Dita Botërore Kundër Duhanit 🚭
Sot bashkohemi për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e dëmshme të duhanit dhe për të promovuar një jetë të shëndetshme.
Të rinjtë janë forca e ndryshimit për një të ardhme pa duhan!”
30/05/2026
Sot, më 30.05.2026 shkolla jonë organizoj shëtitje një ditore me nxënësit e klasëve të IX-ta ( IX/1 & IX/2 ) dhe kolektivin e shkollës.
Vendet të cilat u vizituan dhe nxënësit u njoftuan për rëndësin e tyre ishin:
- Prekazin historik dhe historin e familjes së komandatit Adem Jashari,
- Qytetin e Istogut dhe bukurit natyrore të tij,
- Burimin e Drinit të Bardhë, dhe
- Qytetin historik të Prizrenit dhe bukurit e tij.
Falenderojm të gjithë nxënësit për kulturën e mirë të treguar gjatë shëtitjes një ditore, kujdestarët e klasëve Visar Bytyçi ( IX/1 ) dhe Alban Begaj ( IX/2 ), dhe kolegët e tjerë pjesëmarrës për punën dhe angazhimin e tyre! 👏👏
Urime, shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të gjithëve!
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi
FESTA E ABETARËS 2026
22/05/2026
✨ Festa e Abetares në shkollën tonë ✨
Sot shkolla jonë u mbush me buzëqeshje, emocione dhe gëzim në festën e Abetares, një ditë e veçantë për nxënësit tanë që hodhën hapat e parë drejt botës së dijes dhe leximit.
Me krenari dhe dashuri, fëmijët prezantuan programin e përgatitur, duke treguar gjithçka që kanë mësuar gjatë këtij rrugëtimi të bukur me Abetaren.
Falënderojmë mësuesen e klasës për punën, përkushtimin dhe dashurinë e treguar ndaj nxënësve, si dhe prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. 👏👏
Urime të gjithë nxënësve për suksesin e tyre të parë!
Ju dëshirojmë shumë suksese në rrugën e dijes!
Shkozë, më 22.05.2026
Me respekt drejtori Arben Bytyçi
15/05/2026
KONKURS PËR REGJISTRIM TË FËMIJËVE NË KLASËN E PARË DHE PARAFILLORE PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
04/05/2026
Nxënësit tanë me shumë përkushtim dhe entuziazëm morën pjesë në aktivitetin dhe në garat kombëtare të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike me temën “Të rinjtë për një Kosovë pa duhan” 🚭
Përmes këtij organizimi, ata patën mundësinë të shprehin idetë, kreativitetin dhe qëndrimet e tyre kundër përdorimit të duhanit, duke promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të vetëdijshme.
Kjo pjesëmarrje dëshmon se të rinjtë tanë janë zëri i ndryshimit dhe ambasadorë të një të ardhmeje më të mirë për shoqërinë tonë.
Falënderojmë nxënësit e klasave VIII dhe IX-ta për angazhimin e tyre, si dhe mësimdhënësen Besartë Sopaj për mbështetjen dhe udhëheqjen në këtë aktivitet të rëndësishëm, gjithashtu ju urojmë shumë suksese në garë! 👏👏👏
Shkozë, më 04.05.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi
23/04/2026
OLIMPIADA E PËRBASHKËT E GJUHËS SHQIPE KOSOVË-SHQIPËRI, KLASA 9 2025/2026
Më 20.04.2026 është mbajtur gara në lëndën e gjuhës shqipe “Gjuhëtari i ri” në kuader të olimpiadës së përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Tre fituesit e parë në nivel shkolle janë çertifikuar nga Drejtoria e shkollës:
1. Erinë Bekim Bytyçi ( IX/2 ), vendi parë
2. Qendresë Elmi Sopaj ( IX/1), vendi i dytë
3. Dafinë Jahir Bytyçi ( IX/2 ), vendi i tretë
Nxënësit fitues në nivel shkolle do të marrin pjesë në garat komunale të cilat do të mbahen të shtunën, më 25.04.2026 nga ora 10:00-12:00 në ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Drejtoria e shkollës falenderon për punën dhe angazhimin e tyre komisionet në përbërje nga mësimdhënësit e shkollës:
Komisioni Mbikqyrës:
1. Visar Bytyçi
2. Muhamet Bytyçi
3. Arinetë Sopaj
Komisioni Vlerësues:
1. Rifat Bytyçi
2. Meritë Kastrati
3. Liridonë Morina-Bytyçi
Urime, shëndet dhe suksese në garat komunale!
Shkozë, më 23.04.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi
20/04/2026
Sot, nxënësit tanë realizuan një vizitë shumë të vlefshme në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë për Orientim në Karrierë.
Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të informohen më nga afër për profesionet e ndryshme, mundësitë e arsimimit dhe rëndësinë e zgjedhjes së drejtë të karrierës në të ardhmen. Nxënësit u njohën me fusha të ndryshme profesionale dhe u inkurajuan të ndjekin interesat dhe talentet e tyre.
Kjo përvojë ishte mjaft motivuese dhe ndihmoi në zgjerimin e njohurive të tyre për botën e punës dhe zhvillimin personal.
Falënderojmë stafin e Qendrës për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe kujdestarin e klasës IX/1 Visar Bytyqi për punën dhe angazhimin!
Shkozë, më 20.04.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Malisevo
24000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |