SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq

SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq

Share

Faqja informuese e SHFMU "FAZLI GREIÇEVCI" Hade e Re -Lajthishtë -Palaj (Obiliq)

13/06/2026

🎁 Kujtojmë përvjetorin e lindjes së mësuesit Fazli Greiçevci

12/06/2026

U përmbyll me sukses një nga etapat më të bukura të fillimit të dijes, e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime të paharruara që do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Urime të gjithë nxënësve për këtë hap të parë dhe të rëndësishëm në rrugën e tyre të dijes.
Jeni krenaria jonë dhe fillimi i një të ardhmeje të ndritur.
Një falënderim i veçantë dhe i sinqertë për prindërit për mbështetjen, durimin dhe dashurinë e pakusht që kanë dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Pa ju, ky sukses nuk do të kishte të njëjtën vlerë.
Faleminderit mësuese Fatlinda J. Hajzeri Grajçevci për përkushtimin, durimin dhe dashurinë që i keni dhënë fëmijëve në këtë rrugë të bukur të Abetares.

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 10/06/2026

Me emocione të mëdha dhe përkushtim, klasa e parë kremtuan Festën e Abetares, duke shfaqur shumë kurreshtje për të pasuruar edhe më tutje mendjen e tyre në rrugën drejt dijes.
Faleminderit prindërve për bashkpunimin dhe mësueseve iu lumtë për punën dhe angazhimin e tyre.
Ju prift e mbara fëmijë të dashur! 👏

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 03/06/2026

🌟 Urime vajza! 🌟

Me krenari përgëzojmë nxënëset tona, Velsa, Yllka dhe Elza, për pjesëmarrjen dhe suksesin e tyre në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe. Përkushtimi, dija dhe dashuria për gjuhën shqipe janë shembull i shkëlqyer për të gjithë nxënësit.
Ju urojmë suksese të vazhdueshme në rrugëtimet tuaja! 👏📚✨

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 01/06/2026

FESTA E ABETARES

Sot nxënësit tanë festuan me gëzim dhe krenari Festën e Abetares, një moment i veçantë që shënon përfundimin e hapit të parë në botën e dijes dhe të leximit.
Përmes recitimeve, këngëve dhe vallëve të përgatitura me shumë përkushtim, nxënësit treguan njohuritë dhe talentin e tyre, duke na dhuruar emocione dhe momente të paharrueshme.
Falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.
Suksese nxënës të dashur!

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 01/06/2026

☀️ URIME 1 QERSHORI 💛

Një ditë plot emocione, buzëqeshje, gëzime e hare, i përcolli sot më të dashurit tanë, dhe vet protagonistët kryesor të kësaj dite, fëmijët.
Me vizatime, këngë, valle e aktivitete të shumta e shënuam festën e 1 Qershorit- Ditën e fëmijëve.
Falenderojmë pafundësisht prindërit për prezencën dhe pjesëmarrjen në aktivitete, ngase sollën gjallëri dhe e plotësuan edhe më shumë këtë festë.
Po ashtu falenderojmë prindërit që na ndihmuan për një koktej me rastin e festës së fëmijëve. Sinqerisht jeni të pazëvendësueshëm.

Fëmijët tuaj, nxënësit tanë le të buzëqeshin përherë, e ju qofshi prindërit më krenarë në botë me arritjet e tyre!
Festofshin çdoherë!

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 08/05/2026

Vizitë në kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti"
Dhe me pas edhe në Liqenin e Batllavës 🏞

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 08/05/2026

💧Vizitë në Impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 07/05/2026

Vizita tek Gjakova

Një ditë plot frymëzim për nxënësit tanë në BONEVET Gjakova! Përmes mjeteve teknologjike e inovative si dhe demonstrimeve, nxënësit eksploruan mundësi të reja dhe u kënaqën pafund me këtë përvojë praktike.

Falënderime të përzemërta për stafin e BONEVET Gjakova, për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që u dhanë nxënësve tanë të prekin nga afër teknologjinë e së ardhmes. Mirënjohës për kontributin tuaj në edukimin e brezave të rinj!

Photos from SHFMU "Fazli Greiçevci" Hade e Re, Obiliq's post 30/04/2026

Rezultatet nga Olimpiada e Gjuhës Shqipe

Urime të gjithë pjesëmarrësve për rezultatet e arritura dhe ju dëshirojmë edhe më shumë suksese në vazhdim! Një falënderim i veçantë për mësimdhënëset e gjuhës shqipe, për përkushtimin dhe punën me nxënësit. 👏

Want your school to be the top-listed School/college in Obilic?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Lajthishtë
Obilic
15000