NJOFTIM
Ju njoftojmë se nesër, më 20.06.2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore.
Ju lutemi që të paraqiteni në Qendrën e Testimit sipas orarit dhe udhëzimeve të mëposhtme:
08:30 – 09:00 Arritja e kandidatëve në oborrin e Qendrës së Testimit (shkollës)
09:00 – 09:30 Hyrja e kandidatëve në Qendrën e Testimit dhe sistemimi në klasën e testimit
09:30 – 10:00 Ofrimi i udhëzimeve dhe sqarimeve për kandidatët për testin dhe fletëpërgjigjen nga administratori i testimit
10:00 Fillon testimi.
-Para hyrjes në provim, secili kandidat mund ta gjejë klasën dhe qendrën e testimit në listat në hyrje të shkollës.
Kandidatët obligohen që me vete të kenë:
• Dokument identifikimi të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë);
• Vërtetimin me numër unik, i cili dëshmon paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Ju urojmë suksese dhe rezultate sa më të mira!
Ismail Dumoshi High School
Faqja Zyrtare e SHMLP "Ismail Dumoshi High School Obiliq.
14/06/2026
NJOFTIM
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit të familjes Hamiti,
Imer Hamiti
(02.01.1963 – 14.06.2026)
I ndjeri Imer Hamiti ishte mësimdhënës dhe drejtor i respektuar, i cili me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij la gjurmë të pashlyeshme në arsim dhe në komunitet.
Në këto çaste të vështira, kolektivi ynë i punës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hamiti, duke ndarë dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Lusim Zotin që të ndjerin ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me parajsë, ndërsa familjarëve t'u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 15.06.2026 me namazin e drekës në ora 13:00 tek varrezat në Dragodan (Arbëri)
Ngushëllime të sinqerta!
Njoftim
Ju njoftojmë se afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore është shtyrë dhe do të vazhdojë deri më 15.06.2026, në ora 09:00.
Të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar aplikimin, ftohen ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.
09/06/2026
05/06/2026
Me përfundimin e vitit shkollor 2025-2026, për klasat 10, 11 shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë këtij viti shkollor.
Ky ishte një vit i mbushur me suksese, arritje dhe përvoja të vlefshme, të cilat dëshmojnë përkushtimin e përbashkët ndaj cilësisë në arsim dhe zhvillimit të vazhdueshëm të nxënësve tanë.
Falënderim i veçantë shkon për kujdestarët e klasave, të cilët me përkushtim, durim dhe përgjegjësi kanë qenë mbështetje e vazhdueshme për nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor.
Sukseset e këtij viti le të jenë motivim për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
05/06/2026
Me iniciativën e U.D. Drejtorit, sot u organizua një aktivitet për pastrimin dhe rregullimin e oborrit të shkollës sonë. Në këtë aksion morën pjesë nxënësit e klasave të 11-ta, të cilët me vullnet dhe përkushtim kontribuuan në mirëmbajtjen e mjedisit shkollor.
Falënderojmë nxënësit për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke dhënë një shembull të mirë për kujdesin ndaj ambientit dhe komunitetit tonë shkollor.
04/06/2026
DIPLOMIMI I MATURANTËVE TË ShMLP “ISMAIL DUMOSHI” 🎉
Sot, në ambientet e SHMLP “Ismail Dumoshi” mbizotëruan gëzimi, emocionet dhe krenaria, teksa u zhvillua ceremonia e diplomimit për gjeneratën 2026. Ishte një ditë e veçantë, që shënoi përmbylljen e një udhëtimi të rëndësishëm arsimor dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën e maturantëve tanë, të cilët u përcollën me duartrokitje, urime dhe përqafime të përzemërta.
Gjatë ceremonisë, u ndanë mirënjohje për mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e shkollës sonë. z.Halil Thaçi, kryetar i Komunës së Obiliqit dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit znj.Sevdije Krasniqi, u nderuan me mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme ndaj arsimit.
Gjithashtu u ndanë mirnjohje edhe për nxënësit e dalluar.
🌟 Nxënësit tanë u diplomuan jo vetëm me dije, por edhe me vlera të larta morale dhe njerëzore, të gatshëm për të përballuar sfidat që i presin në të ardhmen.
Urime të përzemërta për të gjithë maturantët e gjeneratës 2026!
E ardhmja është në duart tuaja – dhe ajo duket premtuese! 💫
Shiko më pak
01/06/2026
NJOFTIM
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershor deri më 12 qershor 2026.
Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.
Për informata shtesë: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/
__________________________________
OBAVEŠTENJE
Ministarstvo obrazovanja, nauke, tehnologije i inovacije obaveštava sve maturante da je počelo prijavljivanje za Državni maturski ispit.
Prijavljivanje se vrši putem platforme eKosova i biće otvoreno od 1. juna do 12. juna 2026. godine.
Pozivaju se svi maturanti da se prijave u predviđenom roku i da tokom procesa prijavljivanja pažljivo provere tačnost svojih ličnih i školskih podataka.
Za dodatne informacije: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/
_________________________________
ANNOUNCEMENT
The Ministry of Education and Science informs all high school graduates that the application process for the State Matura Exam has begun.
Applications must be submitted through the eKosova platform and will remain open from June 1 to June 12, 2026.
All graduates are invited to apply within the specified deadline and are advised to carefully verify the accuracy of their personal and school data during the application process.
For additional information: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/
29/05/2026
25/05/2026
Në kuadër të aktivitetit me moton “Ta Pastrojmë Kosovën”, UD i drejtorit të shkollës, Tahir Morina, së bashku me një grup nxënësish, morën pjesë në aksionin për mbledhjen dhe mbjelljen e luleve në qytetin tonë.
Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijesimin për ruajtjen e ambientit dhe zbukurimin e hapësirave publike, duke dhënë një shembull pozitiv për komunitetin.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm. 🌸
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Obiliq
15000
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 17:00 |
| Tuesday | 07:00 - 14:00 |
| 15:00 - 14:00 | |
| Wednesday | 07:00 - 17:00 |
| Thursday | 07:00 - 14:00 |
| Friday | 07:00 - 14:00 |