Njoftim
Ju njoftojmë se mbledhja komemorative për të ndjerin Sinan Shehu do të mbahet sot, më 18.06.2026, në Sallën e Asamblesë Komunale, me fillim në orën 11:00.
Me këtë rast do të kujtojmë jetën, veprën dhe kontributin e tij të çmuar.
I paharruar qoftë kujtimi për Sinan Shehun.
Sh.m.u Tetë Marsi
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sh.m.u Tetë Marsi, School, Pejë.
18/06/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Sinan Shehu mësimdhënës shumëvjeçar i shkollës sonë.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi i tij i çmuar do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Humbja e tij është e madhe për familjen, kolegët, nxënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.
Në këto çaste të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
17/06/2026
Sot, nxënësit e shkollës sonë, kampionë në basketboll, patën kënaqësinë të vizitojnë kabinetin e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili i priti dhe i përgëzoi për sukseset e arritura. Kjo pritje ishte një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e shkëlqyera që nxënësit tanë kanë treguar në basketboll, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe komunitetin tonë.
Falënderojmë Kryetarin për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj të rinjve, ndërsa nxënësve tanë u urojmë edhe shumë suksese në garat e ardhshme.
Klasa 4/1 mësuese Lisa Gruda
“16 Qershori Dita e Çlirimit të Pejës”
16/06/2026
Klasa4/1 Mësuese Lisa Gruda.
Duke ndërtuar kubin me fletë me ngjyra, nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre kreative dhe motorike.
Sukses i madh për grupmoshat U11 dhe U13! 🥇🏀
Me krenari urojmë nxënësit e shkollës sonë për paraqitjen dhe rezultatet e shkëlqyera në Garat Republikane të Basketbollit 3x3. Me përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues, ata arritën të na përfaqësojnë denjësisht dhe të korrin fitore të merituara.
Urime të gjithë lojtarëve dhe lojtareve, mësimdhënësve dhe prindërve për këtë sukses! Vazhdoni të na bëni krenarë me punën dhe talentin tuaj. 🏆
16/06/2026
11/06/2026
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u zhvillua një takim me përfaqësues të Hamilton House Publishers.
Në kuadër të bashkëpunimit me shkollën tonë, kjo shtëpi botuese dhuroi rreth 100 libra për fëmijë, të cilët do të pasurojnë bibliotekën shkollore dhe do të ndihmojnë në nxitjen e kulturës së leximit te nxënësit.
Falënderojmë përfaqësuesit e shtëpisë botuese për donacionin e çmuar dhe mbështetjen e tyre ndaj shkollës dhe nxënësve tanë.
09/06/2026
Në shkollën tonë u mbajt me sukses Testi i Shkallës I, II dhe III. Procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe sipas planifikimit, me angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Urojmë suksese të gjithë nxënësve në rezultatet e tyre.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pejë
30000