17/06/2026
𝐏𝐨 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐨𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐟𝐚𝐧𝐭𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤!
Korporata Dukagjini aprovoi projektin e përpiluar nga drejtoria e shkollës, i cili ka të bëjë me përmirësimin e ambientit shkollor përmes vendosjes së foljeve dekorative në xhamat e shkollës sonë.
Ky investim, përveç se i jep shkollës një pamje më moderne, kreative dhe më tërheqëse, ka edhe një funksion të rëndësishëm pedagogjik. Foljet e vendosura në xhama ndihmojnë në zvogëlimin e dekoncentrimit të nxënësve gjatë zhvillimit të orëve mësimore, duke kufizuar pamjet nga jashtë dhe duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për mësim dhe punë.
Falënderojmë Korporatën Dukagjini për mbështetjen dhe kontributin e dhënë për shkollën tonë.
01/06/2026
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në shkollën tonë u zhvilluan aktivitete festive me nxënësit.
01/06/2026
Sot, në nder të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, nxënësja e shkollës sonë Mirjeta Husaj mori pjesë në seancën konstituive të Asamblesë Komunale të Fëmijëve. Pjesëmarrja e saj përfaqëson angazhimin dhe aktivizimin e nxënësve tanë në jetën shoqërore dhe institucionale.
Gjithashtu, në këtë takim u vlerësua edhe anëtarja e asamblesë nga vitet paraprake, Tuana Bytyqi, së cilës iu nda mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit të saj.
Urime 1 Qershori – Dita e Fëmijëve!
31/05/2026
𝐃𝐎𝐍𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍 𝐈 𝐕𝐋𝐄𝐅𝐒𝐇𝐄̌𝐌 - 𝐊𝐋𝐀𝐒𝐀𝐓 𝐏𝐀𝐉𝐈𝐒𝐄𝐍 𝐌𝐄 𝐑𝐎𝐋𝐄𝐓𝐀
Shkolla jonë shpreh mirënjohjen e saj për kompanin 𝐀𝐥𝐛𝐚 𝐐𝐞𝐫𝐚𝐦𝐢𝐤𝐚, e cila mbështeti kërkesën e Drejtorisë së Shkollës duke dhuruar roleta për klasat e shkollës sonë.
Falënderojmë pronarët, z. Fisnik dhe Valdet Deçani, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Këshillit Drejtues të Shkollës, z. Burim Bytyqi, për angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti.
Ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më komod për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë.
20/05/2026
Sot nxënësit e shkollës sonë kaluan një ditë të bukur dhe rekreative në natyrë dhe në vizita kulturore.
Nxënësit e klasave 1–5 shijuan një shëtitje relaksuese tek “Guri i Zi”, duke kaluar kohë të këndshme në natyrë dhe lojëra të përbashkëta.
Ndërsa nxënësit e klasave 6–9 vizituan Shpellën e Gadimes dhe qytetin historik të Prizrenit, ku u argëtuan, mësuan gjëra të reja dhe përjetuan një eksperiencë të bukur jashtë klasës.
Një ditë e mbushur me gëzim, shoqëri dhe kujtime të bukura për të gjithë nxënësit.
15/05/2026
Sot u bë ndarja e certifikatave për nxënësit fitues në garat shkollore në Shkencat e Natyrës, duke vlerësuar angazhimin dhe rezultatet e tyre.
Gjithashtu, u nda mirënjohje për klasën me më së shumti pikë të akumuluara në këto gara.
Falënderoj mësimdhënset e aktivit profesional: Florie Shala, Ardiana Gashi dhe Nora Panduri për organizimin dhe kontributin e tyre të çmuar.
Urime të gjithë nxënësve dhe suksese të mëtejshme!