18/06/2026
Projekti MetaTech 4.0 Vazhdon me Vizita Ekspertësh në Podgoricë, Mal i Zi
Në kuadër të projektit MetaTech 4.0, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Erasmus Plus, aktivitetet e projektit vazhduan me një vizitë ekspertësh të organizuar në Podgoricë, duke bashkuar përfaqësues të universitetit, arsimit profesional dhe industrisë.
MetaTech 4.0 Project Continues with Expert Visits in Podgorica, Montenegro
Në kuadër të projektit MetaTech 4.0, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Erasmus Plus, aktivitetet e projektit vazhduan me një vizitë ekspertësh të organizuar në Podgoricë, duke ba…
16/06/2026
Zgjidh të ardhmen tënde në Fakultetin e Biznesit!
Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, përgatit studentët për sfidat e ekonomisë moderne përmes programeve të akredituara, mësimdhënies bashkëkohore dhe mundësive të shumta për zhvillim profesional e ndërkombëtar.
🟢 Bachelor – 180 ECTS
🟢 Master – 120 ECTS
🟢 Doktoratë (PhD) – 180 ECTS
Bëhu pjesë e një fakulteti që ndërton njohuri, zhvillon aftësi dhe krijon liderët e së ardhmes.
Cilësi. Inovacion. Sukses.
11/06/2026
📢 THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË HULUMTIM
Të nderuar studentë, të diplomuar, punëdhënës, staf akademik dhe përfaqësues të komunitetit,
Fakulteti i Biznesit pran Universitetin “Haxhi Zeka” është duke realizuar hulumtimin me temë:
“Përmirësimi i programeve studimore në funksion të kompetencave të kërkuara nga tregu i punës”.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të vlerësohet niveli i përputhshmërisë së programeve studimore me kërkesat aktuale të tregut të punës dhe të identifikohen fushat ku nevojiten përmirësime, veçanërisht në aspektin e kompetencave profesionale, digjitale dhe praktike.
Ju ftojmë të kontribuoni me mendimin dhe përvojën tuaj duke plotësuar pyetësorin.
Kontributi juaj është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së programeve studimore dhe përgatitjen më të mirë të studentëve për tregun e punës.
Linku për plotësimin e pyetësorit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdOg9d-4oGviPwYTMtjn_esXdorXbdh8_LLUvOuVUEguKCrGQ/viewform?usp=header
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!
Menaxhmenti i Fakultetit të Biznesit
Universiteti “Haxhi Zeka”
09/06/2026
Inteligjenca Artificiale kundër Krimit Financiar: Përvojë Ndërkombëtare për Studentët e UHZ-së
Stafi Akademik dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” po vazhdojnë mobilitetin e tyre akademik në partneritet me Saxion University of Applied Sciences, në kuadër të programit Erasmus+.
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët kanë mundësinë të punojnë në tema aktuale me rëndësi globale, si parandalimi i pastrimit të parave (Anti-Money Laundering – AML) dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) për identifikimin e transaksioneve të dyshimta, analizën e rrezikut dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë financiare.
Ky mobilitet është dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar arsim modern, ndërkombëtarizim dhe kompetenca që i përgjigjen sfidave të ekonomisë digjitale.
https://unhz.eu/blog/inteligjenca-artificiale-kunder-krimit-financiar-pervoje-nderkombetare-per-studentet-e-uhz-se/
07/06/2026
Në Universitetin “Haxhi Zeka”, idetë shndërrohen në mundësi, ndërsa dija në sukses.
Universiteti “Haxhi Zeka” — Vendi ku dija takon te ardhmen
Nga zemra e Dukagjinit drejt skenës ndërkombëtare: historia e një universiteti qe ka zgjedhur rrugën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe sherbimit ndaj shoqërisë. Ekziston një moment i veçantë ne jet…
03/06/2026
Këtë javë Universiteti “Haxhi Zeka” ka kënaqësinë të mirëpresë studentët e Universitetit Saxion (Holandë) në kuadër të projektit Erasmus+ Blended Mobility, ndërsa javën e ardhshme aktivitetet do të vazhdojnë në Holandë.
Tema qendrore e projektit është përdorimi i Inteligjencës Artificiale në parandalimin e shpëlarjes së parasë, një fushë me rëndësi të veçantë për sektorin financiar, juridik dhe institucionet moderne.
Në këtë iniciativë marrin pjesë stafi akademik i Fakultetit të Biznesit, ndërsa përfitues të drejtpërdrejtë janë studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit Juridik, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri ndërdisiplinore, kompetenca ndërkombëtare dhe përvoja praktike në një mjedis evropian të të nxënit.
Duke lidhur teknologjinë, biznesin dhe të drejtën, po përgatisim profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë digjitale.
02/06/2026
PROVIMET DIFERENCIALE - Njoftim për Studentët – Niveli Master
Të nderuar studentë të nivelit Master,
Ju njoftojmë se është publikuar orari i provimeve diferenciale për Afatin e Qershorit 2026 për programet Master në Fakultetin e Biznesit.
👉 Orarin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë: https://drive.google.com/file/d/1IFqEk7hxcTVBIRTF9IFN6m5GQNE54Wu-/view?usp=sharing
Ju lutemi që të verifikoni me kujdes datat dhe oraret përkatëse dhe të paraqiteni në kohë sipas planifikimit.
Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni dekanatin e Fakultetit.
Ju urojmë suksese në provime!